ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK-ja mbledh 1500 delegatët e Tiranës. Spahiu: Pas majit do jemi alternativa e vetme për të drejtuar vendin

kreshnik spahiu

Aleanca KuqeZi starton rrugën drejt kthimit në një forcë politike. Një takim entuziast në Tiranë dhe premtimi i Spahiut: Deri në maj do kemi 100 mijë aktivistë vetëm në kryeqytet. Spahiu komenton edhe sulmet e Topallit: Ajo është më keq se Nexhmija

Në prani të 1500 delegatëve të Aleancës KuqeZi, banorë të gjitha njësive të qeverisjes vendore të Tiranës, është themeluar Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Intelektuale, historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë zgjodhën këshillin nismëtarë për degën e Tiranës KuqeZi. Kjo hap tiparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtarë, i cili do të mbahet në muajin maj të këtij viti. Në praninë të 1500 mbështetësve të Aleancës KuqeZi dega Tiranë, lideri i Aleancës KuqeZi premtoi se deri në muajin Maj në Kuvendin Mbarëkombëtarë, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e nismës “1 milionë kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”.

Kreshnik Spahiu deklaroi se “Aleanca KuqeZi do t’i japë fund urrejtjes politike në vend, nën premtimin e realizimit të një kompromisi historik i cili do të jetë çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon”. Kreshnik Spahiu deklaroi se pas muajit maj “Aleanca KuqeZi do të shihet si alternative e vetme nga qytetaret shqiptarë për të drejtuar vendin”.

“Aleanca KuqeZi ka prioritet për t’i dhënë shqiptarëve një Tiranë metropol si hapësira e mendimin intelektual dhe trurit të njerëzve të shkolluar dhe për këtë arsye rreth AK po mblidhen vlerat në Tiranën e metropolit të intelektualëve të kërcënuar dhe shantazhuar.

Aleanca KuqeZi ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës,” u shpreh Kreshnik Spahiu. “Largimi i sulltanëve të politikës, të majtë dhe të djathtë, do t’i sjellin shqiptarëve gjakun e ri në politikë”, tha Spahiu.

Ndër të tjera Kreshnik Spahiu reagoi ndaj akuzave të Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli e cila e konsideroi Aleancën KuqeZi një kërcënim për vendin. “Disa e quajnë Nexhmija e fundit, por ajo nuk e meriton këtë kompliment, pasi Nexhmija dilte njëherë në 5 muaj në ekranin e TVSH, ndërsa ajo ka hipotekuar TVSH i cili mbahet me taksat e shqiptarëve duke kërcënuar dhe shantazhuar publikun e gjerë”, tha Spahiu.

Për Aleancën KuqeZi Tirana nuk ka njohur as në luftën e dytë botërore këtë nivel të lartë kriminaliteti dhe vrasjesh publike që bëhen rrugëve të këtij qytetit. Për këto arsye duhet të punojmë nën një strategji për të përgatitur një alternativë të re për Tiranën, Tirana KuqeZi dhe gjithë Shqipërinë e cila ka tre armiq, krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Aleanca KuqeZi premton se duke nisur nga aktiviteti i radhës ajo do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë duke organizuar takime me aktivistët,  mbështetësit dhe këto që kërkon dhe dëshiron të bëhet pjese e saj me qëllimin e vetëm për një të ardhme me prosperitet për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Tema Online

______________________________

Aleanca Kuqezi formon strukturat

Nuk mund të ketë një Tiranë evropiane me një qeverisje otomane. Për herë të parë në historinë e BE-së, shqiptarët u lanë jashtë Evropës dy herë.

Kreshnik Spahiu
Kryetar i Aleancës Kuqezi

Aleanca Kuqezi formon strukturat

Një ditë pas dorëheqjes nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Kreshnik Spahiu drejtoi aktivitetin për krijimin e bordit të Aleancës Kuqezi për kryeqytetin.

Në fjalën e tij, Spahiu e cilësoi qeverisjen e sotme të vendit si një “qeveri otomane” dhe aspak perëndimore, sikurse pretendon ajo.

“Nuk mund të ketë një Tiranë evropiane me një qeverisje otomane. Për herë të parë në historinë e BE-së, shqiptarët u lanë jashtë. Dy herë u refuzua statusi i kandidatit për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës së sulltanëve shqiptarë”, deklaroi Spahiu.

Ish-nënkryetari i KLD-së theksoi se Aleanca Kuqezi ofron alternativën më të mirë për ta futur Shqipërinë në rrugën e integrimeve evropiane.

“Aleanca Kuqezi nuk është rrezik për Shqipërinë, por është alternativa më e mirë për stabilitetin në rajon. A janë të rrezikshëm këta intelektualë e këta qytetarë? Jo, sepse kjo është alternativa më e mirë kundër sulltanëve të politikës”, u shpreh Spahiu.

Kreshnik Spahiu lajmëroi dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra zyrtare në një konferencë për shtyp mëngjesin e së premtes.

Ai e argumentoi vendimin e tij me pamundësinë e një gjykimi të paanshëm nga Gjykata Kushtetuese për padinë që ai ka ngritur kundër mazhorancës.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi e cilësoi dorëheqjen e parevokueshme të Spahiut si nënkryetar dhe anëtar i KLD-së si një veprim personal.

“Ai ka respektuar të drejtën e tij dhe nuk dëshiroj të bëj asnjë lloj interpretimi. Unë respektoj aktin e tij”, deklaroi Topi, i cili njoftoi se zëvendësimi i ish-vartësit të tij do të bëhet së shpejti.

Bota Sot ( Kosovë)

__________________________________

Ambasadat në Tiranë duket se s’janë në një mendje me Berishën rreth Aleancës Kuqezi

Një ditë pasi Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga KLD-ja, Aleanca Kuqezi, e drejtuar de facto prej tij, zhvilloi Aktivin e Qarkut të Tiranës në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky aktivitet, ndryshe nga aktivitetet e mëparshme të Aleancës Kuqezi, kishte të gjitha tiparet e një aktivi themelues të degës së një partie të re politike. Dhe ra në sy se në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqsues nga amabasadat më të rëndësishme në Tiranë, si ajo e SHBA-së, e Bashkimit Europian, e Britanisë së Madhe, e Gjermanisë, e Italisë, e Danimarkës, etj.

Berisha është munduar ta skicojë Aleancën Kuqezi si një lëvizje anarkiste që mund të shkaktojë destabilitet në rajonin rreth Shqipërisë. Ai, së bashku me Hashim Thaçin, janë munduar të heqin paralele mes Aleancës Kuqezi dhe Vetvendosjes, duke ditur se kjo e fundit ka patur përplasje të forta me diplomatët perëndimorë. Së fundi, edhe Jozefina Topalli, në një intervistë nga Gjermania, u mundua ta pikturonte Aleancën Kuqezi në këtë dritë.

Por pjesmarrja e ambasadave më të rëndësishme perëndimore në Aktivin e Aleancës Kuqezi duket se tregon që ato nuk janë në një mendje me Berishën…

E.Zaloshnja / Respublika

_______________________________

Tiranë, 11 shkurt 2012, NOA – Një ditë pas dhënies së dorëheqjes si zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu mori pjesë në themelimin e Këshillit të Aleancës Kuq e Zi në qarkun e Tiranës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

1500 delegatët e AK-së, zgjodhën këshillin nismëtar për degën e Tiranës.

Sipas AK-së kjo hap siparin e maratonës së krijimit të degëve të AK-së në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar, i cili do të mbahet në muajin maj të këtij viti.

Lideri i AK-së Kreshnik Spahiu premtoi se deri në muajin maj në Kuvendin Mbarëkombëtar, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët sipas tij do të jenë pjesë e nismës “1 milionë kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”.

Kreshnik Spahiu deklaroi se “AK do t’i japë fund urrejtjes politike në vend, nën premtimin e realizimit të një kompromisi historik, i cili do të jetë çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon”.

Ai nënvizoi se pas muajit maj Aleanca Kuq e Zi do të shihet si alternativë e vetme nga qytetarët shqiptarë për të drejtuar vendin.

Spahiu tha se “AK ka prioritet për t’i dhënë shqiptarëve një Tiranë metropol si hapësira e mendimit intelektual dhe trurit të njerëzve të shkolluar dhe për këtë arsye rreth AK po mblidhen vlerat në Tiranën e metropolit të intelektualëve të kërcënuar dhe shantazhuar. AK ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës”, u shpreh Spahiu përpara në sallën e TKOB.

Sipas tij largimi i sulltanëve të politikës, të majtë dhe të djathtë, do t’i sjellin shqiptarëve gjakun e ri në politikë.

Ndër të tjera Kreshnik Spahiu reagoi ndaj akuzave të Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli, e cila e konsideroi Aleancën Kuq e Zi një kërcënim për vendin.

“Disa e quajnë Nexhmija e fundit, por ajo nuk e meriton këtë kompliment, pasi Nexhmija dilte njëherë në 5 muaj në ekranin e TVSH, ndërsa ajo ka hipotekuar TVSH-së, i cili mbahet me taksat e shqiptarëve duke kërcënuar dhe shantazhuar publikun e gjerë” tha Spahiu.

AK mendon se Tirana nuk ka njohur as në luftën e dytë botërore nuk ka njohur këtë nivel të lartë kriminaliteti dhe vrasjesh publike që bëhen rrugëve të këtij qytetit, andaj tha Spahiu.

mit/NOA

_________________________________

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi themelon Këshillin e saj për qarkun e Tiranës. Kjo hap siparin e maratonës të krijimit të degëve të AK-së në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar i cili do të mbahet në muajin maj të këtij viti.

Në fjalën e tij, lideri i Aleancës Kuq e Zi premtoi se deri në muajin maj në Kuvendin Mbarëkombëtar, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e nismës “1 milionë kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”.
“Aleanca Kuq e Zi do t’i japë fund urrejtjes politike në vend, nën premtimin e realizimit të një kompromisi historik i cili do të jetë çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon”- deklaroi Spahiu.

“Aleanca Kuq e Zi ka prioritet për t’i dhënë shqiptarëve një Tiranë metropol si hapësira e mendimin intelektual dhe trurit të njerëzve të shkolluar dhe për këtë arsye rreth AK po mblidhen vlerat në Tiranën e metropolit të intelektualëve të kërcënuar dhe shantazhuar. Aleanca Kuq e Zi ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës u shpreh Kreshnik Spahiu përpara sallës së mbushur me mbështetësit e AK. Largimi i sulltanëve të politikës, të majtë dhe të djathtë, do ti sjellin shqiptarëve gjakun e ri në politikë”- vijoi më tej Spahiu.

(er.nu/BalkanWeb)

_________________________________

Në prani të 1500 delegatëve të Aleancës Kuq e Zi, banorë të gjitha njësive të qeverisjes vendore të Tiranës, është themeluar Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Intelektuale, historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë zgjodhën këshillin nismëtarë për degën e Tiranës Kuq e Zi. Kjo hap tiparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtarë i cili do të mbahet në muajin Maj të këtij viti. Në praninë të 1500 mbështetësve të Aleancës Kuq e Zi dega Tiranë, lideri i Aleancës Kuq e Zi premtoi se deri në muajin Maj në Kuvendin Mbarëkombëtarë, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e nismës “1 milionë kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”.

Kreshnik Spahiu deklaroi se “Aleanca Kuq e Zi do t’i japë fund urrejtjes politike në vend, nën premtimin e realizimit të një kompromisi historik i cili do të jetë çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon”. Kreshnik Spahiu deklaroi se pas muajit Maj Aleanca Kuq e Zi do të shihet si alternative e vetme nga qytetaret shqiptarë për të drejtuar vendin”. Aleanca Kuq e Zi ka prioritet për t’i dhënë shqiptarëve një Tiranë metropol si hapësira e mendimin intelektual dhe trurit të njerëzve të shkolluar dhe për këtë arsye rreth AK po mblidhen vlerat në Tiranën e metropolit të intelektualëve të kërcënuar dhe shantazhuar.
Aleanca Kuq e Zi ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës u shpreh Kreshnik Spahiu përpara sallës së mbushur me mbështetësit e AK. “Largimi i sulltanëve të politikës, të majtë dhe të djathtë, do ti sjellin shqiptarëve gjakun e ri në politikë” – tha Spahiu.

Ndër të tjera Kreshnik Spahiu reagoi ndaj akuzave të Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli e cila e konsideroi Aleancën Kuq e Zi një kërcënim për vendin. “Disa e quajnë Nexhmija e fundit, por ajo nuk e meriton këtë kompliment, pasi Nexhmija dilte njëherë në 5 muaj në ekranin e TVSH, ndërsa ajo ka hipotekuar TVSH i cili mbahet me taksat e shqiptarëve duke kërcënuar dhe shantazhuar publikun e gjerë” tha Spahiu.
Për Aleancën Kuq e Zi Tirana nuk ka njohur as në luftën e dytë botërore këtë nivel të lartë kriminaliteti dhe vrasjesh publike që bëhen rrugëve të këtij qytetit. Për këto arsye duhet të punojmë nën një strategji për të përgatitur një alternativë të re për Tiranën, Tirana Kuq e Zi dhe gjithë Shqipërinë e cila ka tre armiq, krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Aleanca Kuq e Zi premton se duke nisur nga aktiviteti i radhës ajo do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë duke organizuar takime me aktivistët, mbështetësit dhe këto që kërkon dhe dëshiron të bëhet pjese e saj me qëllimin e vetëm për një të ardhme me prosperitet për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Shqiptarja.com

__________________________________

Aleanca Kuqezi formon strukturat

Një ditë pas dorëheqjes nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Kreshnik Spahiu drejtoi aktivitetin për krijimin e bordit të Aleancës Kuqezi për kryeqytetin.

Në fjalën e tij, Spahiu e cilësoi qeverisjen e sotme të vendit si një “qeveri otomane” dhe aspak perëndimore, sikurse pretendon ajo.

“Nuk mund të ketë një Tiranë evropiane me një qeverisje otomane. Për herë të parë në historinë e BE-së, shqiptarët u lanë jashtë. Dy herë u refuzua statusi i kandidatit për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës së sulltanëve shqiptarë”, deklaroi Spahiu.

Ish-nënkryetari i KLD-së theksoi se Aleanca Kuqezi ofron alternativën më të mirë për ta futur Shqipërinë në rrugën e integrimeve evropiane.

“Aleanca Kuqezi nuk është rrezik për Shqipërinë, por është alternativa më e mirë për stabilitetin në rajon. A janë të rrezikshëm këta intelektualë e këta qytetarë? Jo, sepse kjo është alternativa më e mirë kundër sulltanëve të politikës”, u shpreh Spahiu.

Kreshnik Spahiu lajmëroi dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra zyrtare në një konferencë për shtyp mëngjesin e së premtes.

Ai e argumentoi vendimin e tij me pamundësinë e një gjykimi të paanshëm nga Gjykata Kushtetuese për padinë që ai ka ngritur kundër mazhorancës.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi e cilësoi dorëheqjen e parevokueshme të Spahiut si nënkryetar dhe anëtar i KLD-së si një veprim personal.

“Ai ka respektuar të drejtën e tij dhe nuk dëshiroj të bëj asnjë lloj interpretimi. Unë respektoj aktin e tij”, deklaroi Topi, i cili njoftoi se zëvendësimi i ish-vartësit të tij do të bëhet së shpejti.

Top Channel

_______________________________

Shndërrimi i Aleancës KuqeZi në një parti politike zyrtare duket se nuk do të ndodhë deri në maj të këtij viti. Kjo është lënë të nënkuptohet dje nga Kreshnik Spahiu gjatë ceremonisë së themelimit të Këshillit të Aleancës KuqeZi, qarku Tiranë.

Në një ceremoni ku ishin të pranishëm historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë etj u zgjodh këshilli nismëtar për degën e Tiranës KuqeZi. “Kjo hap tiparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtarë i cili do të mbahet në muajin Maj të këtij viti. Deri në muajin Maj në Kuvendin Mbarëkombëtar, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e nismës 1 milionë kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”,- tha Kreshnik Spahiu. Ndërkohë burime të Aleancës thanë se në kuvendin Mbarëkombëtar do të vendoset edhe krijimi i partisë.

“Aleanca KuqeZi do t’i japë fund urrejtjes politike në vend nën premtimin e realizimit të një kompromisi historik, i cili do të jetë çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon. Pas muajit Maj Aleanca KuqeZi do të shihet si alternative e vetme nga qytetaret shqiptarë për të drejtuar vendin”,- tha Kreshnik Spahiu, i cili premton se do të mbledhë të gjithë intelektualët e kërcënuar dhe shantazhuar. Duke premtuar një politikë të re, Spahiu deklaroi dje: “Aleanca KuqeZi ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës. Largimi i sulltanëve të politikës, të majtë dhe të djathtë, do ti sjellin shqiptarëve gjakun e ri në politikë”.

Dy ditë më parë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka akuzuar Spahiun si një sharlatan që nuk do i marrë asnjë votë PD-së. Dje Spahiu i ktheu përgjigje duke e cilësuar Topallin më keq se Nexhmije Hoxha në vitet e fundit të qeverisjes komuniste. “Disa e quajnë Nexhmija e fundit, por ajo nuk e meriton këtë kompliment, pasi Nexhmija dilte njëherë në 5 muaj në ekranin e TVSH, ndërsa ajo ka hipotekuar TVSH i cili mbahet me taksat e shqiptarëve duke kërcënuar dhe shantazhuar publikun e gjerë”,- tha Spahiu.

Duke ndaluar edhe tek situata e rëndë e kriminalitetit në kryeqytet, përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi, bënë një krahasim me periudhën e luftës. “Tirana nuk ka njohur as në Luftën e Dytë Botërore këtë nivel të lartë kriminaliteti dhe vrasjesh publike që bëhen rrugëve të këtij qytetit. Për këto arsye duhet të punojmë nën një strategji për të përgatitur një alternativë të re për Tiranën, Tirana KuqeZi dhe gjithë Shqipërinë e cila ka tre armiq, krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Aleanca KuqeZi premton se duke nisur nga aktiviteti i radhës ajo do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë duke organizuar takime me aktivistët, mbështetësit dhe këto që kërkon dhe dëshiron të bëhet pjese e saj me qëllimin e vetëm për një të ardhme me prosperitet për Shqipërinë dhe Shqiptarët”,- thanë përfaqësuesit e Aleancës.

Luis Tanushi/ Shekulli

________________________________

Aleanca Kuq e Zi zhvillon aktivin e Tiranës, ku “legalizohet” si parti

Pas kreut socialist, Edi Rama, që e ka cilësuar qeverinë si fashizëm oriental, edhe ish-i zgjedhur i saj, Kreshnik Spahiu e ka “degdisur atë në Anadoll”. Në fjalën e parë të mbajtur dje pas largimit nga detyra e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai ka dhënë disa konsiderata negative për ekzekutivin e drejtuar nga Sali Berisha, të cilin e ka karakterizuar si “otoman”. “Nuk mund të ketë një Tiranë europiane me një qeverisje otomane. Për herë të parë në historinë e BE-së, shqiptarët u lanë jashtë. Dy herë u refuzua statusi i kandidatit për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës së sulltanëve shqiptarë”, – deklaroi Spahiu në takimin e mbajtur me rastin e krijimit të bordit të Aleancës Kuq e Zi për kryeqytetin. Me fjalë të forta ai ka akuzuar Kryeministrin Sali Berisha, duke bërë një prag- zyrtarizim të nisjes së betejave politike të reja në Shqipëri. Më tej, me një gjuhë të ngjashme me atë të Edi Ramës dhe PS-së sa i përket nevojës për rikthimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, Kreshnik Spahiu ka theksuar se, AKZ-ja nuk përbën një kërcënim për vendin, por një garanci zhvillimi dhe stabiliteti për rajonin. “Aleanca Kuq e Zi nuk është rrezik për Shqipërinë, por është alternativa më e mirë për stabilitetin në rajon. A janë të rrezikshëm këta intelektualë e këta qytetarë? Jo, sepse kjo është alternativa më e mirë kundër sulltanëve të politikës”, – u shpreh ai. Që këtej AKZ-ja duket se do të jetë ndoshta forca e parë politike në Shqipëri që do të adoptojë një ligjërim nacionalist me sens akuzues ndaj Sali Berishës, i cili që prej 20 vjetësh e ka shfrytëzuar maksimalisht kartën nacionaliste. Në këtë kontekst zhvillimi politik, Spahiu ka ende kartën e procesit që po zhvillohet në adresë të tij, me shkarkimin dhe kallëzimin penal, proces me ngjashmëri me atë ndaj Albin Kurtit në Kosovë. Duhet thënë se në përgjithësi, qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një lloj sinkronizimi në goditjen ndaj lëvizjeve me sfond nacionalist, që vënë në pikëpyetje thuajse edhe vetë legjitimitetin e tyre.

Shqip

NJË KOMENT

Ermal

14/02/2012

arrow

Ne rinia Shqiptare dhe e ardhmja e kombit nuk ndotim karakterin tone duke bashkpunuar me figura te errta 21 vjecare si Ndoka, Lesi dhe Topciu.Ketu ishin qe 21 vjet dhe veq sherrin ja u kemi pare. Me pase qene Topi aq i mire nuk dekretojke ligjin famekeq te deklarimit ne baze te etnise dhe religjionit dhe nuk dekorojke persona komuniste pro Jugosllave qe kane bere masakra te llahtarshme kunder Shqiptarve (Tivari & Drenica) dhe duke dekuruar Janullaton. Une si i ri qe jam dhe anetar i Aleances Kuq e Zi me vjen per te vjellur kur me permendin figura politike te tilla. Nardi dhe Lesi jane bere mall pazari dhe Topit nuk i intereson gje tjeter veqse pronat e tij.Ne duam nje revulucion te mirfillte politik qe ti shporre kete gjenerate politike 21 vjecare dhe jo fasada. Nuk hecet drejte perparimit kombetare duke marre te shkurtin dhe duke lene te gjatin se pergjigja perfundimtare do ishte se ka gjetur me ndere jush muti kaken.Autori te me fale per fjalorin pak te prishur ne fund me dhemb zemra kur mendoj se cfare i kane sjelle keto horra 21 vjecar Shqiptarve dhe Shqiperise.Faleminderit

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen