ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kreshniku thyen “mitin” Berisha në Kosovë!

Nga Faik KRASNIQI Sulmet e vazhdueshme të Berishës ndaj Kreshnikut (sulmi i fundit, tentativa për shkarkimin e Kreshnikut nga KLD-ja) po bëhen për faktin se, Kreshniku u bë më popullor se Berisha në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në kohë rekord i mori popullaritetin. Kreshniku tash është në moshën kur Berisha hyri në politikë, 42 vjeç dhe kjo i krijon epërsi madje me një CV (biografi) dhe të shkuar, të shkëlqyer dhe të pakrahasueshme me të shkuarën komuniste të Berishës para se të bëhej president…
Kreshniku zbuloi disa nga tradhtitë kombëtare të Sali Berishës si: 1. Marrëveshja e ujërave; Sali Berisha deshi t’i shesë (falë) 353 km2 det Greqisë, por kjo marrëveshje e “fshehur” u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
2. Varrezat greke; Sali Berisha ndërtoi varrezat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, gjoja qenkan vrarë duke e “mbrojtur” Shqipërinë nga nazistët gjermanë.
3. Ndryshimet e kombësive shqiptare në greke, regjistrim i popullsisë i porositur nga Greqia; Saliu në Parlamentin e Shqipërisë miratoi ligjin për regjistrim të popullsisë (sipas qejfit të Greqisë), me vetëdeklarim të kombësisë dhe fesë, por falë Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, e cila muaj më parë kishte dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për moslejim të ndryshimit të kombësisë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për ndryshimin e kombësisë.
4. Refuzimi i Berishës për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën; Sali Berisha ishte dhe është kundër pajtimit kombëtar që çoi mosrealizimin e bashkimit shqiptar, sepse mos pajtimi krijon përçarje dhe s’mund të arrish qëllimin për bashkim në të gjitha pikëpamjet me rëndësi kombëtare.
Muaj më parë, Berisha sulmoi Kreshnikun dhe Aleancën Kuq e Zi si të pa fe, ateistë, pa identitet etj. Pas një miqësie 20 vjeçare, ai sulmoi Kreshnik Spahiun. Sipas kryeministrit që ka përsipër vetëm zhvatjen e vendit dhe paratë e popullit, Aleanca Kuq e Zi është pa identitet.
Epo kur flet për patriotizëm një qenie komuniste që i shiti naftën serbëve gjatë luftës në Kosovë dhe i fali si pa të keq detin grekëve, dihet se nuk e ka për gjë të përdhosi çdo lloj aleance qoftë për flamur a identitet kombëtar. Enveri si diktator shfrytëzonte popullin për të qëndruar në pushtet, por Saliu ”idhulli” i shqiptarëve të Kosovës dhe ish ”idhulli” im nuk e ka për gjë të shesë popullin, vendin edhe ”prapanicën” e vet, po qe nevoja për të mbajtur pushtetin. Kontributi i Berishës në rënie dhe marrëveshjet me grekët, numërori pro Berishë i shqiptarëve jashtë territorit, të cilët të mos jenë haberisur se ishte tamam “idhulli” i tyre (dikur dhe i imi) që u dhuroi grekëve, për hir të karriges së vet, 353 km katrorë territor me pasuri të pallogaritshme nëntokësore! Solli në krye të autoqefalisë ortodokse shqiptare priftin nacionalist grek, Janullatos. Lejoi ndërtimin e varrezave gjoja për ushtarët e vrarë grekë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Miratoi ligjin për regjistrimin e popullsisë, ose më saktë vetëdeklarimin në baza etnike dhe fetare, regjistrim i cili është kundërshtuar ashpër dhe hapur që nga fillimi, nga Kreshnik Spahiu dhe ”Aleanca Kuq e Zi”, sepse është regjistrim në favor të grekut dhe shumë i dëmshëm për kombin shqiptar.
Lidhjet e Saliut me UDB-në serbe dhe Damir Fazlliçin
Ishte pikërisht Saliu, ”idhulli” i shqiptarëve të Kosovës që gjatë embargos kundër Serbisë (atë kohë Berisha ishte President i Shqipërisë), bënte biznes me serbët duke futur ”ilegalisht” në Serbi naftë dhe cigare. Dihen edhe bizneset e tij me biznesmenin e dyshimtë serb Damir Fazliç, (i afërt me Klanin e Zemunit) të cilit i fali me qindra hektarë tokë dhe i shiti shumë ndërmarrje shoqërore në Shqipëri… por i lidhur edhe me biznese të tjera serbe. Fazliç është shndërruar në një nga njerëzit më të pushtetshëm në rajon pikërisht për faktin e përdorimit të dosjeve sekrete të UDB-së, shef i të cilit për vite me radhë ka qenë daja i tij, Stanishiç. Lidhjet e Berishës me UDB, i pat deklaruar më parë edhe vejusha e diktatorit Hoxha, e cila ka deklaruar në media se Berisha ka pasur vjehrrën agjente të UDB. Pra kemi një lidhje të çuditshme midis Berishës dhe Stanishiç, Berisha dhe vjehrra e tij (Nexhmije Hoxha: Vjehrra e Berishës, agjente e UDB. Ndër të tjera e veja e Hoxhës sqaroi edhe faktin pse nuk kishin marrë kardiologun Sali Berisha në grupin e mjekëve të Enver Hoxhës. Ajo sqaroi se propozimi për përfshirjen e kardiologut Sali Berisha pranë grupit të mjekëve të Enverit e bëri Hysni Kapo. Në fakt, rrëfen Nexhmije Hoxha, ne kërkuam se kush ishin kandidaturat e tjera dhe Hysni Kapo prezantoi dhe Ylli Popën. Kandidatura e Ylli Popës u pa e arsyeshme sipas familjes Hoxha pavarësisht faktit se kishte bashkëshorten rumune. Ndërkohë që kur dëgjuan propozimin për Sali Berishën, Nexhmija deklaroi se e kontestuan kandidaturën e tij për arsye se ai kishte vjehrrën agjente të UDB, shërbimeve famëkeqe sekrete të asaj kohe. “Saliu në shtëpinë tonë është futur nga dera e pasme. Ai ishte një komunist fanatik. Bënte të pamundurën edhe atëherë që nëpërmjet zellit të tepruar të tentonte të vinte në pushtet”). Mos vallë kryeministri shqiptar na del i mbërthyer nga agjenturat serbe? Faktet e fundit, mesa duket e implikojnë rëndë kryeministrin shqiptar, për më shumë ardhja pompoze dhe e dhunshme e Fazlliç, konfirmon faktin që kryeministri shqiptar është peng i dosjeve të Stanishiçit. ”Nëse nuk gaboj, Saliu ka qenë profesor edhe në Universitetin e Tiranës dhe mesa kam dëgjuar (aty ku jepte leksione) nëse shihte dikë me flokë pak më të gjata sesa “standardja”, bënte namin, gati edhe në përjashtime dhe masa të rrepta si këto shembuj. Pra Saliu, deri në kohën që punonte për Partinë Komuniste luante një rol të flaktë në atë organizatë, dhe ndershmërisht i dhuroj vullnetin e tij Partisë Komuniste. Kjo gjë do të thotë se ai e kishte zemrën aty (dhe akoma e ka), në atë parti”.
Dallimet mes Saliut dhe Kreshnikut!
Kur Berisha hesht ndaj serbëve dhe grekëve, Kreshniku flet me zë të lartë( Në Qershor ishte hera e parë që del një zyrtar i Shqipërisë kaq hapur me një deklaratë kundër Daçiçit; ”Spahiu porositi Daçiçin: Larg duart nga Kosova dhe presidentit të Serbisë Tadiq, e këtë gjë e bëri Kreshnik Spahiu, kurse Berisha mbajti gojën mbyllur ndaj provokimeve të shumta serbe kundrejt Kosovës. E vlerësoj Kreshnikun për iniciativën që ka marrë bashkë me ”Aleancën Kuq e Zi” (ku edhe unë jam anëtar), dhe që po përpiqet që edhe nëpërmjet mediave t’i japë një shuplakë uzurpimit grek në jug të Shqipërisë. Deri më sot në 20 vjet “demokraci” është hera e parë që një zyrtar i lartë shqiptar akuzon hapur Greqinë për atë çfarë po mundohet të kurdisë me regjistrimin e popullsisë (gjë të cilën ia arriti me regjistrimin e popullsisë, duke e rritur artificialisht numrin e grekëve në Shqipëri). Deri më tash këtë gjë nuk e ka bërë as Saliu as Nano, as Rama dhe askush tjetër.
–Origjina e dyshimtë e Berishës dhe origjina natyrale e Kreshnikut nga Kosova (Prizreni) dhe Shqipëria!
Saliu nuk di ç’është identiteti, sepse atë nuk e ka as vet, as atë kombëtar e as atë fetarë. Identitetin kombëtar e ka humbur pas binacionalizimin familjar, atë fetarë e ka humbur duke u servilosur para PPSH (Partia e Punës së Shqipërisë) si ateist dhe pa besim në ZOT. Shoku Sali dha dhënë fjalën se do regjistrojë shqiptarët ashtu siç duan ata serbomalazez apo greke, vetëm shqiptarë më pak, dhe këtë gjë ia arriti me regjistrimin e popullsisë duke ia bërë qejfin Greqisë, Serbisë dhe shteteve të tjera sllave. Ky është “demokrat” si serbomalazez apo Genc Pollo grekofil. Saliu ka strategjinë e paraparë dhe të premtuar para atyre që kanë paguar këtë si të quhen ndryshe, më vjen keq, por nuk ka fjalë më të butë se tradhtar.
-Egoizmi i Berishës për të mbajtur autorësinë dhe monopolin e patriotizmit e çon në luftë ndaj patriotizmit modern të Kreshnik Spahiut.
Simpatinë e madhe që kishin shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare për Berishën, dalë nga dalë ka filluar të zbehet ajo simpati për të, për faktin se Berisha vitet e fundit shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë i ka lënë anash dhe po i përdor vetëm për marketing politik dhe pseudopatriotizëm, dhe këtë simpati me hapa gjigant është duke e fituar patrioti i flaktë dhe modern Kreshnik Spahiu, që ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari për veprimtarinë e tij kombëtare duke i kundërshtuar hapur politikat nacionaliste sllave, politika të cilat me ndihmën e politikës se mbrapshtë dhe servile shqiptare, po shfrytëzohen mjeshtërisht nga qeveritë dhe organizatat e ndryshme nacionaliste sllave në dobi të interesave të tyre kombëtare dhe në dëm të interesave të kombit shqiptar në përgjithësi.
-Saliu, përçarësi më i madh i kombit shqiptar!
PD-ja, edhe pas 20 viteve si parti nuk e kaloi dot Kosovën, ku simpatia e madhe e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë etj, që kanë “patur” për Berishën ka ngelur vetëm në mendjen e fanatikëve të flaktë ku Berishën e shohin si politikanin më patriot shqiptar, kurse të majtën në Shqipëri e shohin si parti antikombëtare dhe anti- “kosovare”, kurse në anën tjetër AK (Aleanca Kuq e Zi) është shtrirë në çdo trevë shqiptare ku me një shpejtësi të madhe ka mbledhur me dhjetëra mijëra anëtarë dhe dita-ditës po i shtohen me mijëra të tillë, si dhe rreth vetes ka arritur të rreshtojë intelektualë të mirëfilltë dhe patriotë të vërtetë, dhe kjo falë punës kombëtare që po bën Kreshniku bashkë me Aleancën Kuq e Zi.
-Në Kosovë dhe Maqedoni, Berisha preferencial dhe njëkohësisht përçarësi më i madh i partive shqiptare.
Në Kosovë dihet se Berisha ka qenë i afërt (dhe është) me partinë e Presidentit Historik të Kosovës, të ndjerit Dr.Ibrahim Rugovës, LDK-në, por dihet edhe njëkohësisht se Presidenti Rugova me vite të tëra nuk ka folur me Berishën, për shkak të injorancës dhe veprimeve të tij antikombëtare. Në Maqedoni ka qenë dhe është i afërt me PDSH-në e Menduh Thaçit, dhe si në Kosovë, po ashtu edhe në Maqedoni, Berisha për të ruajtur simpatinë që kanë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë për të, ka bërë përçarje të mëdha mes partive shqiptare dhe popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), madje duke i ushqyer kokat naive me propagandë se e majta në Shqipëri është antikombëtare dhe anti- “kosovare”. “… Kjo dukuri shqetësuese ka shkaktuar përçarje mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. E them këtë sepse PS-ja në Kosovë (dhe në Maqedoni) perceptohet si parti me ndikim grek. Në mënyrë indirekte edhe votuesit e kësaj partie perceptohen si të tillë. Si rezultat i kësaj ka ardhur deri tek mosrespektimi i mjaftueshëm i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në varësi të kujt është në pushtet…” Një prej fryteve më të hidhura që ka prodhuar mendja diabolike e Berishës. Historia do ta etiketojë dhe dënojë, si përçarësin më të madh të unitetit të shqiptarëve, këtë njeri. Kurse Kreshnikun e vlerësoj si idealist për bashkim kombëtar dhe aleancë shqiptarësh. Kreshnik Spahiu është një figurë nacionaliste e një patrioti të vërtetë. E vlerësoj si një ndër personazhet më të larta në realitetin e sotëm.
Epërsia dhe popullariteti i Kreshnikut kundrejt Saliut!
-Berisha është politikan konservator dhe egoist. PD-në e ka shndërruar në një çerdhe të panjohurish, me të gjithë intelektualët e vet të shpërndarë në parti të tjera (rasti i fundit gjatë Kuvendit të PD-së mospërfshirjen në kryesinë e partisë disa nga themeluesit e PD-së, si Besnik Mustafaj, Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa etj) , të larguar jashtë shtetit ose të vrarë. Në mes qëndron akoma doktori (Saliu), dështak në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ky është një njeri i aftë për të ndejtur në krye të partisë së vet e tepër mediokër dhe i rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar. Për mua, Saliu është njeri i dështuar dhe përveç faktit që ai bashkëthemeloi Partinë Demokratike, nuk do të lërë gjë tjetër në historinë e këtij vendi. Kreshniku liberal dhe i pranueshëm nga diplomatët e huaj.
– Epërsia e moshës që ka Kreshniku ndaj Berishës e bëjnë shpresëdhënës për të qenë arkitekti i Shteteve të Bashkuara Shqiptare… Berisha nuk mundi t’ia arrij sot e kësaj dite në jetën e tij politike por ndoshta vetëm biologjike.
– Sulmet ndaj Kreshnikut dhe “Aleancës Kuq e Zi” do dobësojnë Saliun dhe konsolidojnë Kreshnikun. Frikën që ka Saliu ndaj Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, humbjes së popullaritetit (sidomos tek shqiptarët e Kosovës që shumica e kanë patur “idhull” të tyre) tek shqiptarët në përgjithësi dhe për shkak të popullaritetit të madhe që ka fituar Kreshniku dhe Aleanca Kuq e Zi në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare, Saliu nga frika është hedhur në një sulm qesharak si pula pa kokë kundër Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, duke tentuar si sharlatan gjoja ta njollosë figurën e Kreshnikut dhe të anëtarëve të AK me etiketime të lloj-llojshme.
– Berisha duhet të pranojë kontributin dhe trashëgiminë patriotike nëse do të mbetet në kujtesë edhe për ato vlera që ka pasur dhe jo të marrë njolla.
– Afrimi dhe jo ndasia apo urrejtja do jenë prova dhe çelësi nëse Berisha do të ruajë atë simpati që kanë shqiptarët e Kosovës apo do ta humbasë. Shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë që Berishës kur i duhemi ne shqiptarët e Kosovës për marketing politik thotë se: “Jam kryeministër i të gjithë shqiptarëve”, kurse në praktikë harron që ekzistojmë diku, por shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë që ai neve s’na i var fare njëlloj sikurse dikur monstra Enver apo Nano. Ideja epike e mbrojtjes së identitetit kanë mbledhur një përqindje rekord të simpatisë që në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) të rinjtë të ndjehen Kreshnik. Berisha nuk duhet dhe nuk mundet tu thyejë mitin, pasi kjo do të ngjallë reaksion.
– Fundja, askush nuk do ta besojë Berishën se Kreshniku është armiku i rradhës pasi ai e ka mbështetur Berishën në ditët e tij më të vështira kur komunistët tentuan ta arrestonin… Këtë gjë, populli shqiptar e di shumë mirë (por edhe vetë Saliu), sepse akoma është e freskët në mendjen e çdo shqiptari. Kosova kishte nevojë për mbështetjen dhe zërin e Berishës ashtu si sot e ka të domosdoshme një rilindje të eposit të Kreshnikëve që garantojnë një seriozitet për të ardhmen e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Do vijë dita që edhe më i trashi të kuptojë se duhet të ndryshohet çdo gjë për t’i lënë hapësirë një vizioni të vetëm, atë të Shqipërisë as blu e as rozë por Kuq e Zi. Kombi shqiptar tashmë e ka kuptuar se alternativa e vetme për ta bërë Shqipërinë-Shqipëri nuk është Saliu (se Sala dhe Edi duhet dhe do të ikin), por duhet dhe do t’ja lëshojnë (se s’bën) vendin patriotit të flaktë dhe liberalodemokratit Kreshnik Spahiut, sepse Shqipëria do të ribashkohet vetëm me Kreshnikun dhe Aleancën Kuq e Zi.

17 KOMENTE

azbi

25/01/2012

arrow

dua te htem se sherbimet serbe kan vepruar gjithmon tek ne shqiptaret edhe sot po veprojn si ne shqipri ne kosov ne maqedoni.uroj qe z Kreshnik Spahiu te formoj dicka te sakt dhe me njerez qe mete vertet jan patriot per kombin shqiptar.kam frig qe edhe brenda aleanzes kuq e zi dot infiltrojn spiuna te serbis prandaj uro qe te kemi shum kujdes.vdekje trathtarve shqipria e shqiptarve

Franc J.

25/01/2012

arrow

Përshëndetje të gjithve,
Z. Krasniqi, keni dhënë një përmbledhje të qartë e situatës së tanishme. Por që z. Berisha është përçarësi më i madh i kombit shqiptar nuk është e vërtet, Saliu është i dyti. Përçarësi më i madh i kombit shqiptar është kjo ndarje në palëshe: blu dhe rozë. Për shqiptarët ky sistem, mendoj unë, nuk është i mirë sepse pikërisht e përçan unitetin shqiptar siç e përmendet ju mësipër. Kjo gjë nuk u shmang pas komunizmit: u hodhen njerzit në një aventurë e re për të fituar lekë sa më shpejt dhe sa më shumë, dhe kjo organizatë ishte maskuar nën emrit të një “partie”. Në fund u krijuan dy oraganizata të madhe dhe bënin gjasme “politik” dhe konzekuencat e kësaj politike u ngarkuan mbi kurrizin e shqiptarëve të shkretë që vuajnin dhe u lan në harresë nga kjo gjasme politik.

Franc J.

lulzim

28/01/2012

arrow

Pershendetje te gjitheve!
Ke bere nje analize te sakte,tashme ka ardhur koha ta ndryshojme sistemin,dhe kombi i ndare te bashkohet ne nje trung, bashkimi i dy kreaturave te dy shteteve tona eshte platforme e vetme e sigurimit te ekzistences kolektive te kombit shqiptar.Kreshniku duhet te forcoje lobingjet shqipare ne USA dhe shtetet e tjera me influence ne perendim,duhet edhe nje mbeshtetje e tille e forte.Shqiptare te zgjuar dhe te ndershem kemi te shperndare kudo ne bote,do gezohesha nese une do ta kisha mundesine te kontriboja per kombin tone ne rrethana te tilla.Shqiptare te shqiperise dhe ata te shperndare ne te gjithe boten ju bej thirrje se duhet te bashkoheni,juve historiane qe e njihni mire historine punoni sot me shume se asnjehere do te ju vihen ne dyshim kredencialet tuaja,mesues dhe edukatore qe edukoni femije dhe parashkollore koha ne veprim,te rinj dhe te reja qe admironi perendimin , ju them se propsperiteti krijohet edhe ne Shqiperine e bashkuar,zyrtare, intelektuale,nenpunes flakni doktrinat e pseudopolitikaneve dhe bashkojuni te bejme kombin ,pseudopolitikane qe ju besuam dhe na zhgenyet ju bej thirrje te largoheni dhe kontriboni ne ndertimin e kombit duke mos i perseritut me marrezite tuaja.Fermere te nderuar qe ju bekoj cdo dite kur nga juve goten e qumeshtit marr ne mengjez bashkojuni thirrjes,mbillni tokat qe te kemi buken tone te prodhuar nga dheu jone arberor se na duhet shume kontributi juaj.Juve te gjithe o gra dhe nena qe lotet e bashkekombeseve tuaja akoma sjane thare nga u cderimi qe ju be atyre ne kosove perkraheni Aleancen Kuq e Zi e cila kerkon nje shtet te forte shqiptar per ti rezistuar rrjedhave te historise qe te mos perseriten tragjedite.E dua vendim tim dhe do kontriboj per te ardhmen e tij si te lypet nevoja.Zoti ju bekofte ne rrugen tuaj te ndritur .

Anonimi - Prizren

30/01/2012

arrow

O Kreshnik bre 1 je pasha zotin ne shqiperi,une dhe pse jam nga kosova,me perpara kam besu qe berisha eshte njeri i mire,mirepo ate e kam kuptuar qe eshte kunder kombit e kunder bashkimit nga protestat e 21 janarit te 2011 qe i beri opozita ne shqiperi,e kupptova se kush ishte sali berisha.
Dhe me pas e kuptova se ky nuk eshte njeri si duhet,per vendin.
Kreshnik ti je nje ne shqiperi,Albin Kurtin e kemi ne ne Kosove.
Vetem ju o vellezer mundeni me e ba bashkimin kombetar,se perndryshe nuk do te ndodh.
Se ne kosove ashtu edhe ne shqiperi eshte e njejta politike Hashim – Hajni Sali Hajni njesoj te dyte,po bashkepunojn ndermjet veti me ju rrexu juve kreshnik dhe aleancen e ka qellim salihu,dhe vetevendosjen e ka me rrexu ne kosove me qite jashte parlamentit se veq vetevendosja i ka dal perball te keqes i ka ndalu keta hajna ne kosove qka po bajne,e problemi ma i madh i pdk-se e i hashim thaqit eshte vetevendosja.
Por kreshnik nje gje mund te ju shenoj ketu ne koment:Populli eshte me juve,sepse ju kreshnik dhe tek ne vetevendosja jan e vetmja shpres per me shpetu nga keta barbare qe kishin qene ma te flliqte se enver hoxha.
Ti kreshnik dhe albini ju jeni Ismail Qemaili i dyte.
ju pershendes nje komentues nga Kosova ende jo republike,me komuna etnikisht te pastra serbe te bera nga plani i ahtisaarit dhe zbatuar nga hashm thaqi.
Bashkim dhe vetem bashkim deshirojm o kreshnik,tjeter rrugedalje nuk ka.
Kaloni mire.

Tiron Papraniku

30/01/2012

arrow

Mirëmbrëma të gjithëve,
Duke lexuar përshkrimin e z. Krasniqi erdha në ca reflektime të cilat për mendimin tim janë relevante të merren parasysh nga promovuesit e bashkimit kombëtar, gjegjësisht bashkimin Shqipëri – Kosovë. Në kohën dhe regjionin ku po jetojmë sot nuk ka se si një lëvizje si Aleanca Kuq e Zi të mos quhen radikale apo ekstremiste, të paktën nga pushtetmbajtësit. Në artikullin më lartë përshkruhet kryeministri Berisha si pengesë e realizimit të ëndrrës shekullore të shqiptarëve për bashkim. Njëkohësisht është z. Berisha dhe qeveria e tij e zgjedhur nga shumica e votuesve shqiptarë ata të cilët bëjnë angazhime për integrime europiane, integrime të cilat të paktën në mënyrë imediate nuk shkojnë dorë për dore me ambicjet e Aleancës Kuq e Zi.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton se Aleanca Kuq e Zi nuk duhet të ekzistojë. Për kundrazi! Unë jam i bindur se edhe sikur kjo aleancë – që për mua se vjen më bëhet më e përzemërt – të marë epitetin ” lëvizje ekstremiste “, ajo është një faktor i rëndësishëm politik në regjion, parë kjo nga perspektiva politike ndërkombëtare, duke menduar se c’do rrymë e re politike që promovon vlera atdhedashëse është në të mirën e kombit dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për një lëvizje që në programin e vetë përmban ambicje aq madhore si ajo e bashkimit. Më e vogla që kjo lëvizje do të shkaktonte mendoj do të ishte një rikonfigurim i pozicioneve partiake në Kosovë dhe Shqipëri rreth kësaj cështje që se vjen e po aktualizohet.
Nga ana tjetër shohim se Europa hapi dyert për Shqiptarët. Në një mënyrë ose tjetër Europa do ti ketë më afër Shqiptarët, dhe kjo nuk është një rastësi e kohës. Shqiptarët po ndërgjegjësohen sot më tepër se kurrë. Pas një epoke të gjate emigrimi shqiptarët posedojnë sot vlera dhe virtyte më të larta se 20-30 vite më parë. Kjo është natyrisht edhe një pasojë pozitive e lutfës që patëm në Kosovë. Avancimi i kauzës shqiptare në regjionin e Ballkanit është një kokëdhimbje serioze për politikat afatgjate europerëndimore dhe ajo tani është në tryezë për tu zgjidhur.
Por si di të mendonte Bashkimi Europian në lidhje me ceshtjen shqiptare dhe ekzistencën e rrymave të ashtuquajtura ekstremiste që veprojnë në regjion?
Për mendimin tim është për ta e qartë se rryma të këtilla gjithmonë kanë kaluar këtej. Duke filluar që nga Skënderbeu është në dijeninë e ndërkombëtarëve se mënyra më e mirë e të mbajturit në kontroll të një subjekti është legalizimi i saj. Me legalizimin e një lëvizje popullore vijnë edhe përgjegjësi të tjera si përcaktimi i drejtimit filozofiko-politik të lëvizjes, plan-programit, strukturave udhëheqëse, etj. Me fjalë të tjera shëndrrohet kjo lëvizje pakës radikale nga synimet por e shumëpritur për nga pritshmëria në një parti të urtë politike duke u bërë pjesë e rregullave politike të shtetit ku ajo vepron.

Po të kisha zgjedhur unë, do të doja ta shoh Aleancën Kuq e Zi si jo më tepër se një lëvizje gjithëkombëtare me një synim të qartë politik dhe një mbështetje të fortë në shoqëri.

Zoti e bekoftë Shqipërine.

フェラガモ 店舗

26/07/2013

arrow

Have you ever thought about writing an ebook or guest authoring on other blogs? I have a blog based on the same information you discuss and would really like to have you share some stories/information. I know my audience would enjoy your work. If you’re even remotely interested, feel free to send me an e mail. フェラガモ 店舗 http://ferragamo.moto-nari.com/

adgPAxLe

26/07/2013

arrow

adgPAxLe…

Kreshniku thyen “mitin” Berisha në Kosovë! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha…

DKRyQfQx

26/07/2013

arrow

DKRyQfQx…

–…

qGQnFrHb

26/07/2013

arrow

qGQnFrHb…

–…

arrow

REPLICA OAKLEY SUNGLASSES…

REPLICA OAKLEY SUNGLASSES…

gucci bags

26/07/2013

arrow

gucci bags…

gucci bags…

arrow

BURBERRY OUTLET STORE…

BURBERRY OUTLET STORE…

scrapebox

26/07/2013

arrow

scrapebox…

http://scrapebox.pink2.net/

Herve Leger Dress

26/07/2013

arrow

Herve Leger Dress…

Herve Leger Dress…

コーチ 財布

26/07/2013

arrow

コーチ 財布…

コーチ 財布…

arrow

LOUIS VUITTON OUTLET…

LOUIS VUITTON OUTLET…

arrow

Oakley Sunglasses Outlet…

Oakley Sunglasses Outlet…

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen