ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kreshnik Spahiu : Demokracia dhe pluralizmi ka vetëm një formulë, ndryshimin. PD financohet nga Al-Kaeda

Kreshniku

“Zyrtarë të lartë të PD-së dhe diplomatë të lartë të këtij shtetit janë financuar nga fondacione që kanë financuar Al-Kaedën”. Kjo është akuza e ngritur  nga kryetari i lëvizjes politike Aleanca KuqeZi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës  në emisionin “Debat”, në Vizion Plus, të gazetarit Alfred Peza.

Në prag të zgjedhjeve ne do të publikojmë fakte dhe prova që mosha dhe shëndeti i kryeministrit nuk do t’i përballojë dot. Ai i implikuar me para të pista dhe aksione politike që i ka ndarë me klane që janë të dyshimta. Ai ka luftuar gjithmonë kundërshtarin politik duke e akuzuar si pjesë e agjenturave.

Nuk do të ketë koalicion me asnjë forcë, që nuk pranon kufizimin e mandateve për kryeministrin, kryetarin e parlamentit, të bashkisë dhe komunat, por edhe të partive politike. Aleanca KuqeZi propozon vetëm dy mandate për kryetarët e partive politike. Ne nuk do të bëjmë kurre koalicion me partinë antishqiptare të antishqiptarit Vangjel Dule.

Demokracia dhe pluralizmi ka vetëm një formulë, ndryshimin. Ka ardhur momenti që Shqipëria ta lerë tranzicionin pas. Xhaketat e vjetra, që kanë marrë peng Shqipërinë, të largohen me çdo kusht. Shqiptarët meritojnë një qeveri dinjitoze për 100 vjetorin e pavarësisë.

Më poshtë botohen me shkurtime disa pjesë të intervistës (marrë nga www.alpenews.com):

Aleanca KuqeZi sot është një parti, në cilën fazë?

Aleanca Kuqezi ndryshe nga çdo parti shqiptare, është për herë të parë lëvizja politike mbarëshqiptare. Ndaj ne do të bëjmë 1 milionë anëtarë aktivistë kudo që jetojnë. Ne nuk kemi thënë që 1 milionë anëtarë do të jenë votat tonë. Natyrisht energjitë tona do të jenë të fokusuara në Shqipëri se ne do të kërkojmë të marrim pushtetin. Ne kemi vetëm në Elbasan qytetet 11 e 500 të regjistruar me karta. Praktikisht me aktivitetet që ne kemi zhvilluar i tërheqim njerëzit me anëtarë aktivist dhe jo me humorë

Sa anëtare keni?

Me database dhe formular kemi 145 mijë. Nuk e besoni këtë?

Kjo i bie që të ju të jeni partia më e madhe në Shqipëri?

Do të na e dëgjoni krismën e shpesh.

Si do të detyroni partitë që të kufizojnë mandatin e kryetarit?

Për respekt të audiencës por edhe të tuajin, për çdo qytet të Shqipërisë përfshirë edhe në Tiranë ka dhjetëra tenda ku ndahet programi i shkurtuar i AK-së. Janë 150 mijë kontrata që janë nënshkruar dhe janë shpërndarë. Në këto 10 pika janë pika që s’i gjen në asnjë parti tjetër. Unë mendoj se ajo që do të jetë suksesi, integriteti apo falsiteti do të jetë një veprim: Dita pas zgjedhjeve. Se çfarë integriteti do të tregojë në kushtet që do të ketë me partnerët dhe me kontratën që do të afishojë. Që do të thotë s’ka koalicion me asnjë parti që nuk pranon kufizimin e mandateve të kryetarit të partive, kryeministrit, kryetarëve të komunave, nëse nuk pranojnë ne e çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nëse nuk bihet dakord që të ndryshohet Kushtetuta apo ligji për partitë politike ku do të vendoset kufizimi i mandateve dhe koha me të cilët duhet ushtruar, kjo është prerazi dhe e qartë. Ose të dalin një herë e mirë në pension ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

A ka partia juaj donacione që vijnë nga Turqia dhe kush janë donatorët më të rëndësishëm që mundësojnë veprimtarinë tuaj?

Donacionet nga jashtë quhen të kundraligjshme. Në këto kushte duhet të ndodhin dy gjëra në një shtet juridik, ose të mbyllej lëvizja ose të bllokohej revista që ka thënë një gjë të tillë. Jemi ne një shtet rrumpallë ndaj ndodh kjo që ndodh.

NJË KOMENT

Lisi

31/03/2012

arrow

I nderuar Z KRESHNIK,jam anetare i AK dhe ju ndjek hap pas hapi ne rrugen qe ju po na drejtoni.Po zbuloni tek ne dhe ne ne vetvete,shume vlera qe deri me sot nuk i kemi shpalosur.Si shqiptar qe e dua shqiperine dhe shqiptarine edhe se asnjehere nuk kam qene dakord me qeverine dhe presidentin S Berisha asnjehere nuk kam ofenduar njerez personalisht aq me keq ti akuzoj me format me famekeqe si bashkepunetore me AL KAEDEN sikur e ka shitur shqiperine tek greku ,serbi etj….Nuk me vjen keq absulutisht,nese ju keni prova mund te hapni padine dhe gjykata te beje punen e saje.Nuk pranoj aspak kur degjoj se provat do ti thoni ne nje periudhe te me vonshme,nuk pranoj kur thoni se ne e kemi gati stategjine e bashkimit kosoves me shqiperine,por do t’ju bejme me dije me vone .Per mendimin tim kjo nuk eshte transparence siç flasin politikanet,Jam shume dakort me programin e AK dhe ti permbahemi atije qe çdo dite te realizojme qellimet tona per çfar ballafaqohemi.Mos te harrojme asnjehere se te gjithe shqiptaret kane pire uje nga 3 lumenj te ndotur komunizmi ,PS e PD ,çdo te thote se te gjithe kush me shume e kush me pak jemi me infeksion,prandaj semundja e jone mund te luftohet nepermjet vaksines AK.Duhet ti leme ne harrese me te infektuarit e te forcojme vaksinen tone AK i vetmi shpetim per SHQIPTARINE.RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR:

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen