ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Konferenca ” Shoqeria Civile Shqiptare. ” Universiteti i Pizes

Me rastin e 4 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Kosoves Shoqata Milosao(organizate studentore shqiptare e universitettit te Pizes), organizoi ne mjediset e universitetit te Pizes nje konference rreth zhvillimeve te shoqerise civile dhe problematikave mbarekombetare.
Ne kete konference ishin te ftuar perfaqesues te Aleances KuqeZi , te Levizjes Vetevendosje, profesori dhe albanologu italian Giovanni Armillotta si dhe Adem Aliu i shoqates Vatra Cameria(Prato-Pistoia) si dhe perfaqesues nga dega e AK PIEMONTE Vladimir Shyti dhe perfaqesues nga AK ROME Guxim Kola dhe Ledian Prifti.

Ne fjalen e tij albanologu italian u perqendrua tek problemet e natyres historiko-politiko te çeshtjes shqiptare ne veçanti te problemeve te Kosoves e rolit nderkombetar. Ai theksoi se te drejtat e shqiptareve autoktone prej lashtesise me te hershme jane neperkembur vazhdimisht edhe prej nderkombetareve, sidomos ne periudhen e pare te udheheqjes se diktatorit Tito, kur per hir te interesave perendimore ne Jugosllavi problemi e te drejtat shqiptare u injoruan plotesisht prej Perendimit.

Nderkaq Adem Aliu beri nje analize te thelle te problematikave te 20 vjeçarit te fundit, si te shoqerise civile ashtu edhe te mjedisit politik ne Shqiperi. Ai e vuri theksin tek problemet e tranzicionit dhe tek nevoja urgjente per te perfunduar proçesin e trancizionit. Ne kete kendveshtrim, sipas tij Aleanca KuqeZi paraqet nje shprese dhe se duhet mbeshtetur nga shoqeria shqiptare, si forca e duhur per te ardhmen e Shqiperise.

Aktivistet e AK-se folen gjeresisht per problemet e shoqerise civile, nenshtrimin e saj ndaj politikes e mosfaktorizimin e rolit qytetar ne jeten publike te Shqiperise. Po ashtu u fol edhe per rolin e shqiptareve ne Ballkan, nevojen e bashkimit si e vetmja zgjidhje racionale per stabilitetin ne Ballkan dhe krijimin e ekulibrave afatgjate ballkanike. Xherri Hajdarkolaj, kordinator i Aleances Kuqezi te Toskanes, nxori ne pah veçantine e Aleances KuqeZi, e cila ndryshe nga shoqatat e organizatat shqiptare, ka lindur e eshte zhvilluar nga shqiptaret per shqiptaret me fonde shqiptaresh, duke perbere keshtu nje shembull te grupimit qytetar. Perndryshe shoqeria civile e krijuar me fonde te huaja, ka ngelur jashte problematikave paresore e shqetesimeve reale te shoqerise, duke ngritur shqetesime te cilat ne shumicen derrmuese nuk jane te pajtueshme me frymen popullore, por shprehje te nje fryme elitiste te nje rrethi te ngushte personash ne Tirane.Pati dhe nje pershendetje nga perfaqesuesuesi i AK Rome Ledian Prifti.

Aktivistet e Vetevendosjes u perqendruan tek problemet e nevojat studentore e rolin kyç te studenteve ne zhvillimet e rendesishme ne Shqiperi e Kosove. Ceshtja e pavaresise se kushtezuar te Kosoves e problemet e vazhdueshme qe has Kosova ishin pjese e fokusuar prej tyre. Ne veçanti, aktivisti dhe njekohesisht deputet i Vetevendosjes, Liburn Aliu, ne fjalimin permbylles foli per nevojen e organizimit dhe aktivizimit ne terren, ne çdo qytet e fshat, por edhe ne diaspore si dhe per problemet ekonomike qe po gerryejne realitetin shqiptar ne Kosove.

Ne fund te konferences pati pyetje nga publiku i pranishem te cilave ju pergjigjen z.Ledian Prifti perfaqesues I AK Rome dhe z.Liburn Aliu.

Me tej takimi vazhdoi me nje ekspozite fotografike, me fotografi historike nga gjithe trojet shqiptare.
Ky ishte nje takim shume frytdhenes per AK ne Itali sepse beri qe tre dege te rendesishme te saj ne Itali te merrnin pjese ne nje takim te perbashket dhe te kishin mundesine te shpalosnin risite qe kjo levizje ka sjelle, unike ne llojin e saj per nga shperndarja ne te gjitha trojet shqiptare e kudo ku ka shqiptare shperndarja ne cdo shtrese te popullsise ku ne qender te cdo iniciative te AK eshte ideali kuq e zi.
Ne vecanti AK tregoi qe edhe pse nje levizje e re po shnderrohet ne organizaten mbareshqiptare me te madhe ketu ne Itali dhe qe po ofron brenda gjirit te saj te rinj punetore studente intelektuale qe te gjithe kane nje te perbashket mbrojten, kultivimin. dhe promovimin e kultures, dokeve ,zakoneve ,qe e kane dalluar popullin shqiptar si popullin me te vjeter ne Europe nder shekuj.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen