ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Konferenca e organizuar nga AK: Monopole qeveritare, çmime arbitare

AK KONFERENCE

Aleanca KuqeZI është mbledhur sot për të nisur një bashkëpunim të rëndësishëm me organizatat e transportit, sigurisë rrugore, detare dhe ajrore. Të gjendur papara një pasqyre të errët statistikore mbi shumë fenomene që lidhen pikërisht me këto sektorë Aleanca KuqeZi do të vendosë një urë bashkëpunimi me ekspertët profesionistë të cilët sot janë të ulur në këtë tryezë e cila do të finalizohet më marrjen e sugjerimeve të ekspertëve për ndryshimin e situatë ku gjendemi.

“Monopole qeveritare, çmime arbitrare” – kjo konferencë mban këtë emërtim për disa arsye objektive që ne jemi të bindur që janë të ndryshueshme, por nuk ndryshojnë vetëm për shkak të mungesës së vullnetit për ta bërë vendin tonë, dhe sigurisht, dëshirës së babëzitur për të monopolizuar gjithçka rreth duarve të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre.

Ministria e transporteve ka krijuar dhe lejon monopolet në sektorin e transportit tokës, ajrorë dhe detar. Vendi ynë është vendi i vetëm në rajonin dhe Evropë që ka 1 aeroport ndërkombëtarë. Prej kohësh aeroporti i Kukësit është i përfunduar dhe i gatshëm për funksionim, por autoritetet e transportit ajror nuk lejojnë fluturimet në këtë aeroport, për shkak të koncesionit të “dhunshëm” të Tirana International Airport të cilit sigurisht nuk do ti interesonte që një tjetër aeroport ndërkombëtare të nistë të funksiononte në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë problem ministria e transporteve ka shuar cdo debat dhe diskutim duke e lënë Shqipërinë të fundit sa i përket numrit të aeroporteve. Kujtojmë këtu që Maqedonia, me një popullsi jo më shumë se 1,5 milion banorë zotëron dy aeroporte ndërkombëtare.

Kjo gjendje ka pasojat e saj në të gjithë sektorin e transportit ajror. Për shkak të mungesës së konkurrencës së lirë shqiptarët paguajnë sot cmimet më të kripura për biletat e avionit. Mungesa e një linje ajrore kombëare, dhe një që ishte me financim të huaj por që u mbyll me cdo kusht, ka krijuar në sektorin e transportit ajror një kosto të lartë për udhëtarët shqiptarë. Prej muajsh dy kryeqytetet shqiptare Tirana dhe Prishtina nuk lidhen me linjë ajrore dhe askush nuk flet për këtë. Por në nuk do të hezitojmë të denoncojmë sot e gjithmonë aferat korruptive të kësaj qeverie, por edhe të cdo qeverie që pasurohet në kurriz të shqiptare.

Të nderuar qytetarë, Tirana dhe Prishtina nuk lidhen me linjë ajrore sepse një kompani që operon dhe ka liçensën për të fluturuar në këto koordinata ka deklaruar se linja nuk është funksionale pasi nuk ka interes të qytetarëve për shkak të rrugës Durrës-Kukës-Morinë që sipas tyre ka larguar klientët nga fluturimet. Ndërkohë në denoncojmë mbajtjen peng të liçensën nga kjo kompani të kësaj linjë, e cila me arbitraritet po pengon prej muajsh e muajsh shumë kompani të tjera kosovare dhe të huaja që kanë shprehur interes për linjën Tiranë-Prishtinë. Për këtë problem ministria e transporteve nuk ka lëvizur asnjë tullë.

Transporti detar i shtetit shqiptarë është i kohës së “Ilirëve”, është nga më primitivët në të gjithë rajonin dhe Evropën. Sot shqiptarët paguajnë dyfishin e biletave të trageteve. Një shembull që mund t’u sjellim është i linjës me qytetin italian të Ankonës. Sot një qytetar grek nga Patra paguan rreth 60 euro biletën drejtë Ankonës, ndërkohë që qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë se 120 euro, dhe detaji më interesant është ai që nga Durrësi drejt Ankonës udhëtohet për 24 orë ndërkohë që nga Patra drejtë Ankonës udhëtimi zgjat mbi 48 orë. Në sektorin detar nuk kemi sërish një linjë me origjinë shqiptare por vetëm të huaja dhe me këtë qeveri nuk do të kemi asnjëherë një kompani me baza shqiptare në sektorin e transportit detar.

Sistemi hekurudhor është i braktisur dhe bastisur deri në palcë prej 22 vitesh. Hekurudha shqiptare është in-ekzistente dhe prej 22 vitesh është sektori transportues që nuk ka njohur asnjë investim, ndërkohë që i gjithë rajoni jone lidhet me linjë hekurudhore. Qeveria aktuale duhet të japë shpjegime dhe bëjë transparencë për prishjen e kontratës së investimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës. Por deri me tani kemi parë vjedhje të shinave për skrap dhe asnjë fjalë shpresëdhënëse për investimet dhe rijetësimin e sektorit hekurudhor.

Transporti rrugor është një tjetër pikë e nxehtë e këtij debati në këtë tryeze dhe që ne jemi të bindur që ekspertët e pranishëm do të japin kontributin e tyre profesional për të ndryshuar tablonë e zezë të këtij sektori. Në Shqipëri ndodhi aksidentet më të shumta në rajon, bilanci është ai i një luftë civile, 400 të vdekur gjatë sezonit të kaluar veror dhe 1200 të plagosur përgjatë gjithë vitit 2011, këto shifra janë kritike duke i përpjesëtuar me numrin e popullsisë. Kjo tragjedi e përgjakshme rrugore lidhet me disa faktorë, siguria rrugore, korrupsioni në radhët e policisë rrugore, monopoli i sektorit të sigurimeve të automjeteve, mungesa e profesionalizmit në hartimin e ligjeve, monopoli në ndërtimin e akseve rrugore, dhe cilësia e dobët e aspak vizionare e rrugëve që sigurisht është një tjetër temë e nxehtë me të cilën Aleanca KuqeZi do të merret seriozisht në ditët në vijim.

Për të mos u zgjatur më shumë dhe për t’i lënë kohën e merituar eksperteve profesionistë Aleanca KuqeZi deklaron dhe premton se gjithçka rreshtuam sa mësipërm dhe gjithçka do të dalë nga kjo tryezë bashkëpunimi afatgjatë do të përfshihet me rigorozitet në programin e Aleancës KuqeZi për të shëruar plagët 22 vjeçare që politika e monopolizuar i ka shkaktuar shoqërisë dhe vendit tonë, dukë na lënë të fundit në krahasim më të gjithë vendet e botës, Evropës por edhe rajonit. Aleanca Kuqezi deklaron se do ta ndryshoje këtë problematike jo duke vendosur monopole por me profesionalizëm dhe përkushtim do t’i tregojmë të gjithëve që nëse duam ky vend bëhet.

NJË KOMENT

TAFAJ

14/04/2012

arrow

po eshte e vertet transporti hekurudhor dhe detar eshte si ne mesjet , ai ajror MONOPOLIO ,edhe ato pak rruge te bera kane shum probleme,,,,,,sala nuk ka kohe te meret me keto pun , ai shikon ,te vjedhi nga nje vote , te shesi ndo nje toke , te shesi ndo nje cop DET , te shesi ndo nje ALPETROL , te shesi ndo nje ARMO, ,,,,

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen