ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kapitali politik i tradhtisë dhe rruga esadiste e burrit të shkinës

Gjatë vizitës në Malin e Zi, Berisha jo vetëm kundërshtoi përsëri bashkimin kombëtar, por quajti ekstremistë edhe shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Dihet nga sondazhet se në Shqipëri mbi 60 % e popullsisë janë për bashkimin kombëtar, ndërsa në Kosovë kjo shifër është mbi 80%. Paskeshim qenë komb ekstremistësh e nuk e paskemi ditur!

Tashmë nuk përbën më ndonjë risi që Berisha është absolutisht kundër bashkimit (edhe në Kosovë shqiptarët më në fund kanë hapur sytë), por po përvijohet gjithnjë e më qartë se burri i shkinës, po ndjek një rrugë antikombëtare, duke ndjekur gjurmët e Esat pashës, atit të vet shpirtëror.

Dy ngjarjet e fundit, vizita e sejmenit të tij Imami në Maqedoni e skandali i flamurit dhe kjo vizitë në Mal te Zi e skandali i quajtjes së 2/3 të shqiptarëve në Ballkan si ekstremistë, janë në logjikën e blerjes së kapitalit politik tek fqinjët, logjikë aq e dashur për Esat pashën.

Ndërsa dhëndrin e Serbisë e braktisën njëri pas tjetrit, ambasadori danez Jensen e për çështjen e 21 Janarit, gjithë faktori ndërkombëtar, përfshirë ambasadorin Arvizu, tashmë atij nuk i ka ngelur kurrkund kapital politik përveçse tek fqinjët. Ky esadist i shek 21, i vetëdijshëm që po i afrohet vdekja politike, sepse nuk ka më as mbështetje në popull e as mbështetje tek ndërkombëtarët, po luan hapur kartën e tradhtisë.

Pasi mori mbështetjen e Greqisë dhe Serbisë, me vizitën e Imamit në Maqedoni dhe të tijën në Mal të Zi, shpreson të marrë mbështetjen e këtyre dy fqinjëve të vegjël, e një dreq e di se çfarë u ka premtuar atyre, përpos asaj që është e dukshme, braktisjen e shqiptarëve të Maqedonisë e Malit të Zi. Në vend që në Maqedoni të kërkonte përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit e në Mal të Zi, pengimin e ligjit antishqiptar i cili u ndalon shqiptarëve mbajtjen e flamurit, në planet e burrit të shkinës ishte shitja e interesave shqiptare në këto shtete.

Kapitali politik i tradhtisë konsiston në paraqitjen e shqiptarëve që duan bashkim si ekstremistë, kështu që shtetet fqinjë Greqia, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, të lobojnë bashkarisht  nëpër forumet ndërkombëtare për Berishën, si i vetmi interlokutor i mundshëm për stabilitetin në Ballkan. Parimi i stabilitetit (ruajtja e status_quo-së) ka një rëndësi të veçantë për ndërkombëtarët, sidomos tani që në planet strategjike të Amerikës është tërheqja nga Europa.

Kjo lojë e ndyrë, ky kapital i qelbur politik kërkon pikërisht paraqitjen e shqiptarëve si popull që kërkon të destabilizojë Ballkanin e që e vetmja mënyrë del të jetë mbajtja e tyre nën kërbaçin e Salës, rrjedhimisht pranimin prej ndërkombëtarëve të vjedhjes së votave më 2013, pak a shumë si modeli Thaçi në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sikundër u pranua nga mediat serbe Thaçi e ka takuar fshehtas dy herë Tadiçin, një filozofi ogurzezë për kombin, të cilën e ka bërë të vetën edhe burri i shkinës.

Kapitali politik i tradhtisë ka qenë përherë i pranishëm dhe jo rrallë vendimtar në Shqipëri. 100 vjet më parë ky kapital i tradhtisë u mblodh prej Esatit, si në 1914 kur vonoi përforcimet ushtarake në jug, ndërsa patriotët shqiptarë luftonin me andartët greke, e me 1915 kur trupat serbe erdhën drejtpërdrejt në Shqipëri për të rivendosur në pushtet Esat pashën. Esat pasha e ka përdorur edhe më vonë, po njësoj e përdori Zogu , kur organizoi në Jugosllavi ushtrinë për shtypjen e Revolucionin Demokratik të Qershorit.

Nuk është aspak e rastësishme që Berisha më 17 Janar ngriti lart figurën e Zogut, kur ky i fundit ka vrarë patriotë e figura kombëtare si Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina etj, atij do t’i pëlqente të rehabilitonte edhe Esat pashën, e nuk është ndonjë çudi që thirrjet e tij për rishikim të historisë të nxisin rehabilitimin e Esatit nga historianët e oborrit.

Mendoj se qëllimi nuk është edhe aq roli që Berisha do të zërë në histori (sikundër shprehej Paskal Milo), sesa rehabilitimi i kapitalit politik të tradhtisë. Berishës, në kushtet e sotme, i duhet më shumë se kurrë ky kapital, sikur të ishte e mundur Berisha do kish falur gjysmën e Shqipërisë, vetëm për të sunduar gjysmën tjetër, bash si ati i tij shpirtëror Esat pashë Toptani.

Kjo lojë e qelbur e tradhtisë, që sot paraqitet në shitjet e interesave shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë, në kontrata e konçesione favorizuese ekonomike për sllavët e grekët në Shqipëri, si dhe së fundmi në paraqitjen e popullit shqiptar si komb ekstremist që duhet mbajtur nën thundrën e dhunës nga diktatorë si Berisha e Thaçi, vetëm sa ka filluar, e këta dy kombmohues do t’i luajnë të gjitha kartat, përfshirë edhe dhunën me anë të bashibozukëve e mercenarëve shqipfolës e sllavë.

Re të zeza po mbulojnë qiellin e politikës shqiptare, antishqiptaria po e sheh veten në grahmat e fundit e po përgatitet për Armagedonin, betejën finale kulturore e politike me forcat patriotike e kombdashëse. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për rolin vendimtar që ka kjo betejë finale e të rreshtohen në anën e duhur. Nga një anë kemi forcat e errëta, kancerin shekullor që na ka shkaktuar vuajtje, varfëri, e na ofron një të ardhme të errët, nën thundrën e dhunës, të mbushur me 21 Janarë e 14 Janarë, në anën tjetër kemi fuqinë e dritës kombdashëse, e cila e ka burimin tek ata patriotë e nacionalistë që me gjakun e tyre, krijuan shtetet shqiptare, që i deshën shqiptarët të bashkuar në një shtet demokratik e të zhvilluar, por që nuk ia arritën dot e na e lanë amanet. Na takon ne ta përmbushim amanetin e tyre e të perpiqemi që shekulli i dyte i ekzistencës së shtetit shqiptar të jetë shekulli i bashkimit, dritës dhe begatisë, të jetë fundi i botës antishqiptare.

Ledjan Prifti

4 KOMENTE

Ermal

26/01/2012

arrow

Luse Zotin qe njedite i gjithe ky spekter politik i 21 viteve te zhduket pergjithmone nga jeta e Shqiptarve. Per interesa personale dhe mass internacionale jane te gatshem te shesin Shqiperine, te krijojne banda analfabetesh qe sulmojne institucionet Shqiptare, te sulmojne ushtaret e atdheut, ta dankosin Shqiperine dhe imazhin e Shqiperise duke bere gjiron e botes se si Shqiptare te pa pergjegjshem ju versulen vllezerve te tyre police dhe ushtare. Pra vllezer nuk ja u kane faje policet dhe ushtaret e atdhut por kjo gjenerate skandaloze politike e ketyre 21 viteve te fundit si Sali Berisha, Edvin Rama, Fatos Nano, Gramoz Ruci, Ilir Rruspajdhi, kryebanditet korrupsionist Ilir Meta dhe Dritan Prifti, Skender Gjinushat, Spartak Gjelat e.t.c.O zot vdekshin keta politikane te djathte dhe te majte qe keto 21 vitet e fundit vetem tradheti dhe monotoni i kane sjelli ketij kombi shqiptare

FERDEROVA

27/01/2012

arrow

NJE MILION KRESHNIK+NJE MILION ALBIN0BEJNE KOMBIN ME LIRI!
MOS HARXHONI KOHE E ENERGJI ME PLEQOT TANI!
MARATONA JU PRET -NENDOR 2012!
KUSH NUK DO RININE-NUK DO SHQIPTARIN!
KOMBI NE HORIZONTE-RINI BEJU TOK!
AKQ+VV=VETBASHKIM…
NJE PROGRAM KOMBETARE ME PAK PIKA VELLA:NJE KOMB,NJE FLAMUR,NJE IDENTITET!
TE TJERAT ME PAS VINE VET!TE DY KETO LEVIZJE I KANE BASHKE KETO ELEMENT KOMBETARE!FORCA RINI MOS U NDAL!
ME JU JEMI DHE NE ,KRAHET TJU MBROJME PER NDER E ATDHE!

Shpend Nikoçi

28/01/2012

arrow

I përulem me respekt dhe mirënjohje Brezit të ri Shqiptar . Admiroj traditat dhe vlerat patriotike dhe atdhetare të këtij brezi dhe mbështetem fuqimisht tek to . Vetëm brezi i ri i këtij kombi ka fuqinë , vullnetin dhe energjinë e bashkimit të kombit tonë . Vetëm ky brez do ta bëjë realitet ëndrrën shekullore të mijëra e mijëra luftëtarve , patriotëve , atdhetarve , dhe rilindasve tanë . Rroftë Rinia Shqiptare .

Shqipetari

31/01/2012

arrow

Mendoj se dhe ky takim i fshehtë duhet hetuar dhe perhapur pak.

ATHINE – Vizita e kreut të Partisë Socialiste në Greqi, përveç prezantimit të librit “Kurbani”, ka pasur dhe një axhendë të ngjeshur me takime publike por edhe “sekrete”, nëse mund të quhen kështu.

I tillë ishte dhe takimi i zhvilluar më datë 29.01.2012 me ish-ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, takim i cili nuk është bërë publik nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste.
Por nga ana tjetër, as partia “Lëvizja Demokratike”, e cila drejtohet nga Bakojani, nuk ka preferuar të njoftojë zhvillimin e këtij takimi, çka e bën shumë të vështirë zbardhjen e bisedave që mund të jenë zhvilluar mes tyre.

Ky takim, vjen vetëm pak muaj pas deklaratave të rënda të bëra nga ish-ministrja e Jashtme Bakojani ndaj Partisë Socialiste për akuzat e hedhura për firmosjen e marrëveshjes së kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, duket se takimi i zhvilluar dy ditë më parë në Athinë ka “pajtuar” Ramën me Bakojanin.

Marrë nga balkanweb

Për të qenë i sinqertë dhe ky tjetri nuk më duket më i mirë

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen