ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

“Ju, Sali Berisha, jeni ai që keni punuar për Serbinë. Sqaroni takimin me Millosheviçin dhe Gligorovin”

hoxha
Ardian Hoxha

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se kishte bashkëpunuar me Serbinë. Në letër thuhet gjithashtu se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, ish-presidentin e Maqedonisë, është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë.

“Me shumë dhembje ju drejtohem sot juve si reagim ndaj deklaratave tuaja për ‘ata që punojnë për Serbinë’, për shkak se nuk dua të bëhem pjesë e politikës tuaj ditore dhe lojërave tuaja për pushtet, megjithatë do të shprehem sepse ju nuk po e thuani të vërtetën. Për më shumë, ishin informacionet se ‘kush punonte me Serbinë dhe për Serbinë’ që ju shtynë të zhdukni babain tim, Remzi Hoxhën”, thuhet në fillim të letrës së Ardianit, drejtuar kryeministrit shqiptar, Berisha, në të cilën theksohet se familja Hoxha për 16 vitesh është përmbajtur dhe nuk i kishte dhënë kahje politike çështjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës.

“Me këtë letër/vepër nuk jam duke e mbrojtur z. Rama për të cilin jeni deklaruar se punon për Serbinë dhe nuk dua që kjo të kuptohet si e tillë, por thjesht dua që t’ua rikujtoj juve se kush me të vërtetë ka punuar me Serbinë dhe për Serbinë. Për më shumë, familja jonë nuk është e pozicionuar me asnjë parti politike, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe është ‘mbi-politike’, pra me popullin. Pra, ne nuk jemi as me të majtën, as me qendrën, e as me të djathtën”, thuhet në letër në të cilën i kërkohet Berishës se e ka për obligim t’ia sqarojë popullit shqiptar fatin e Remzi Hoxhës.

“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit shqiptar për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër”, thuhet në letër, e cila vazhdon me akuza ndaj Berishës për mbështetje të tij ndaj Serbisë, në kohën sa kjo e fundit ndodhej nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare.

“Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat Serbinë me naftë për ta ndezur edhe më tepër luftën në Ballkan, dhe për t’i mbushur me naftë tanket e paramilitarëve dhe ushtarëve Serb që masakruan mbi 10 000 Shqiptarë, që dhunuan nënat, motrat dhe vajzat Shqiptare, e që dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë Shqiptarë, kur e gjithë bota i kishte vënë embargo Serbisë. Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat këta Serbë, që sot janë duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të cilët akoma kërkojnë ta marrin një pjesë të Kosovës. Ju, Sali Berisha, ishit ata që burgosët Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaqin, e shumë patriotë të tjerë Shqiptarë të cilët u vranë nga po këta Serbë, dhe ndoshta nga nafta juaj. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë. Në fund ju pyes juve: ‘Kush qenka ai që punon me Serbinë dhe për Serbinë?”, përfundon letra e hapur e Ardian Hoxhës drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha./kosovapress

NJË KOMENT

Dr Ramadan Ndreka

13/03/2012

arrow

I dashur djalë! Jetojmë të gjithë me ankthin dhe zinë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ashtu si u zhdukën edhe shumë të tjerë dhe nuk po gjenden më. Zhdukjen e patriotëve shqiptar e bën suita që mban në këmbë Berishin sepse janë shumica pinjoll të ish fashistëve dhe nazistëve, që këto përbëjnë gestapon e re në Shqipëri me në krye Berishën, por me emër ndryshe. Kështu si yt atë mund ta kenë patur fatin edhe të tjerë shqiptarë që janë për çlirim dhe bashkim kombëtar, duke përfshirë militantët patriotë që nga Medvegja e Bujanofci e në gjithë trojet shqiptare. Lëvizjet e reja që kanë filluar kohët e fundit më kanë ngjallur një shpresë se do ta përmbysin gestapon e re, do të shpëtojnë shqiptarët dhe do të sqarojnë se si janë zhdukur heronjt e kombit nga kjo gestapo.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen