ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Hasimja dhe hipokrizia e kozmopolitit ‘shqiptar’

Në emisionin e Ilva Tares, Tonight ( Konica do ish kënaqur duke qesëndisur emërtimet e programeve televizive ), me temë ”Çfarë kërkon AK-ja ?”, morën pjesë përveç tre veprimtarëve të dalluar të AK-së (z. Spahiu, z.Pashaj, z. Bashkurti) edhe gazetari e parashikuesi, për të cilin dashakeqët thonë se s’i dalin asnjëherë parashikimet, E. Zaloshnja, si dhe gazetari, publicisti, eseisti, analisti, politologu e njëkohësisht shoku i klasës së Ilva Tares (meqë e tha vetë, jo se ka ndonjë rëndësi), Ermal Hasimja.

Në tërësi  emisioni mu duk interesant, po në pjesën e parë fillova të pyesja veten, mos vallë z.Spahiu ishte i pandehur dhe drejtuesja e emisionit, hetuesja e çështjes (?!). Pak mungonte që formulimi dhe këmbëngulja e gazetares të arrinte në pikën; z. Spahiu, ju si i pandehur duhet t’u përgjigjeni drejpërdrejt akuzave. Nejse, sot dallimi mes gazetarisë dhe hetuesisë, qëndron me shumë tek forca ligjore e të dytit.

I vetmi jashtë emisionit ishte Ermal Hasimja. Nuk kuptohej se ç’rol kishte, të gazetarit jo, se nuk shtroi ndonjë pyetje gazetareske, të analistit jo, sepse nuk ofroi ndonjë analizë, as të politologut, pasi e vetmja ndërhyrje në ligjërimin publik, meqë komunikimi politik është fushë e tij studimore, përfundoi në hallakatje rreth prejardhjes së himnit, bash njësoj si në emisionin e Fevziut të 5 Janarit. Në fakt, vetë Hasimjes iu desh një orë e mirë për të kuptuar, që duhej të fillonte të pyeste veten se përse gjendej aty, e shenjat e para të ndërgjegjësimit i dha kur, duke bërë batutë, u shpreh se tashmë po merrte rolin e gazetarit  për të ndihmuar shoqen e tij të klasës, drejtuesen e emisionit.

Pasi kaloi gjithë emisionin si veshka mes dhjamit, të vetmin argument që çoi perpara, atë të ligjërimit publik ”agresiv” të AK-së, e ilustroi me disa shembuj të mjerë e të papërshtatshëm, të shkëputur nga konteksti, për më tepër që në daljet e tij publicistike, vetë Hasimja ka qenë në ligjërim (të paktën) po aq ‘agresiv’.

Ai kontestoi përkufizimin ‘shëmti postmoderne’ për flamurin e Kosovës, në një kohë që një nga daljet publicistike të Hasimjes, titullohet ”Shëmtia simbolike e antikomunizmit”; meqë po flasim për simbole.

Po kështu kontestoi edhe një pjesë të një fjalie, saktësisht këtë;  lakuriqësinë e tyre të frikshme shqiptarofobe, krahinore, kozmopolite  e ndonjëherë të interesave të errëta. Argumentimi i tij ishte se kështu dalin të gjithë armiq. Mirëpo, Hasimja në shkrimin me titull ”Politika, streha e fundit e nacionalistëve”, na jep të tilla gjetje pikante  ”epidemia nacionaliste” apo ”do ta kalojnë këtë sëmundje”.

Ç’është ky ligjërim publik ku nacionalistët na dalkan të sëmurë ? Cili është mjeku, Hasimja apo Lubonja ?

U kuptuam, goditja ndaj figurave kombëtare, përbaltja e tyre, na qenka kura për të shëruar shqiptarët e përfshirë në epideminë nacionaliste, pa harruar që vetë figurat kombëtare na paskan qenë të goditur nga kjo sëmundje, nga Abdyl Frashëri e deri tek Mit’hat Frashëri .

Mos vallë pas kësaj, Hasimja pret një komunikim publik të ekuilibruar ? Si i përgjigjet Hasimja atij që i thotë se është i semurë ?

Çështja e komunikimit publik mes nacionalizmit historik shqiptar dhe kozmopolitizmit të sotëm ”shqiptar”, nuk është shtruar ende në gjerësinë e thellësinë e problematikës, për shkak të hipokrizisë së kozmopolitëve, të cilët, hiq Lubonjën, fshihen pas fryrjes së dallimeve mes patriotizmit dhe nacionalizmin, duke skajshmërizuar këtë të fundit, në format e tij imperialiste të shovinizmit dhe nazi-fashizmit. Të paktën Lubonja është aq i sinqertë në kozmopolitizmin e tij, sa thotë, une s’e dua as flamurin, as himnin e as e ndiej Shqipërinë si atdhe.

Ky është kozmopoliti i sinqertë dhe linear në gjykim, gjithë të tjerët fshihen pas lloj-lloj gjetjesh paradoksale e sofistike, ose mund të jenë edhe vetë të dyzuar mes rritjes, edukimit fillestar, me frymë kombëtare dhe studimeve që kane për bazë ide te ndryshme kozmopolite.

Diçka tjetër që vërehet tek diskursi kozmopolit dhe që Hasimja nuk përtoi ta përdorë, është agresiviteti komunikues që përmban shprehja ; ‘(nuk po) të akuzoj për nacionalizëm’. Kjo shprehje përbën shantazh në komunikim dhe përgjigja ndaj këtij shantazhi është e legjitimuar të jetë jo edhe aq ortodokse, në termat e komunikimit të ekuilibruar. Një shantazh i tillë është i papranueshëm aty ku kërkohet debati konstruktiv, përfaqëson një shkëndijë për të ndezur zjarr.

Mirëpo në thelb Hasimja, sikundër çdo kozmopolit, që ka dalë nga guzhinat e shoqërisë civile (fantazëm) të Tiranës, nuk kërkon kurrfarë debati konstruktiv, qëllimi i tyre është shantazhimi e presioni moral, në mënyrë që askush të mos guxojë të shprehë patriotizmin a nacionalizmin e vet, pa dalë publikisht ‘i keq’. Këtë presion moral e shprehu para dy javësh Lubonja, kur shtroi me arrogancë pyetjen shantazhuese :

– Pse nacionalizmi është i mirë, ë ?!

Kur komunikimi publik shtrohet në mënyrat e mësipërme do të thotë që nuk ka vend për gje tjetër, përpos përqasjes në thelb polemike. Kësaj përqasje çdo patriot a nacionalist, sido të vetëquhet, nuk ka mënyrë tjetër kundërpërgjigjeje, përveç se me polemikë. Ashtu sikundër diskursi kozmopolit kërkon të identifikojë tek patriotët e nacionalistët ‘armiqtë’, edhe patriotët e nacionalistët në diskursin e tyre do të identifikojnë kozmopolitët si ‘armiq’.

Përpara së çështja të shtrohet në rrafshin politik, më specifikisht tek përballja mes dy teorive, me fjalët e ekonomistit gjerman F. List (1789 – 1846), asaj të ekonomisë kozmopolitike (liberiste) dhe ekonomisë politike (kombëtare), duhet të shtrohet në rrafshin moral. Në këtë këndvështrim, shantazhet e presionet morale kozmopolite, janë pengesa e parë që vetë sistemi aktual shqiptar i vendos kundërshtarëve të tij, prandaj duhen cilësuar si absolutisht të papranueshme, nga të gjithë patriotët e nacionalistët shqiptarë.

Hasimja, Lubonja, po edhe çdo kozmopolit, i majtë a i djathtë, me apo pa vetëdije, janë mbrojtësit e parë të këtij sistemi të qelbur 20 vjeçar, janë në vijën e parë të frontit, sepse ky sistem ka shfrytëzuar të ashtuquajturat vlera kozmopolite, qoftë në diskursin politik e qoftë në atë social e kulturor. Në fakt, këtu do të duhet të ndodhë përmbysja e parë, pra tek sistemi i vlerave, këtu nacionalistët duhet të imponohen me rivlerësimin, përditësimin e përmirësimin e vlerave kombëtare, si hap i parë në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes kombëtare dhe rivendosjen e rendit të duhur të gjërave, në një shtet kombëtar si Shqipëria.

Krejt ndryshe nga si duan ta paraqesin nacionalizmin shqiptar (luftënxitës, i padobishëm,i tejkaluar, dëmprurës etj),  ky i fundit është paraqitje e nevojave të kohës, është vetë fryma e kohës që kërkon rivendosjen e rendit të gjërave, rend i përmbysur nga politikanët e intelektualët kozmopolitë, ku çdo vlerë kombëtare cilësohet antivlerë dhe çdo antivlerë  vendoset në panteonin e vlerave. Tek kjo përmbysje e  rendit të duhur të gjërave në një shtet-komb ka zanafillën edhe kaosi i sotëm moral e politik.

Ndalja e marshit ngjadhënjyes të antivlerave është imperativ kategorik e këtë luftë mbrojtëse të patriotizmit shqiptar nuk ka kolonë të pestë a të gjashtë, shantazh a presion moral, që mund ta zbehë. Ka ardhur koha që Qenia shqiptare po kërkon tagrin e vet, çdo shqiptar i ndershëm e i vetëdijshëm për detyrat e tij morale e ligjore ndaj shoqërisë, shtetit e kombit, duhet të përgjigjet me ndërgjegje të pastër e zemër në dorë.

Ledjan Prifti

 

NJË KOMENT

FERDEROVA

21/01/2012

arrow

Shume fjale ke shkru kete rradhe…une po marr kete mesazh…per publikim ne fb time..me 5mije miq..
Krejt ndryshe nga si duan ta paraqesin nacionalizmin shqiptar (luftënxitës, i padobishëm,i tejkaluar, dëmprurës etj), ky i fundit është paraqitje e nevojave të kohës , është vetë fryma e kohës që kërkon rivendosjen e rendit të gjërave, rend i përmbysur nga politikanët e intelektualët kozmopolitë, ku çdo vlerë kombëtare cilësohet antivlerë dhe çdo antivlerë vendoset në panteonin e vlerave. Tek kjo përmbysje e rendit të duhur të gjërave në një shtet-komb ka zanafillën edhe kaosi i sotëm moral e politik.

Ndalja e marshit ngjadhënjyes të antivlerave është imperativ kategorik e këtë luftë mbrojtëse të patriotizmit shqiptar nuk ka kolonë të pestë a të gjashtë, shantazh a presion moral, që mund ta zbehë. Ka ardhur koha që Qenia shqiptare po kërkon tagrin e vet, çdo shqiptar i ndershëm e i vetëdijshëm për detyrat e tij morale e ligjore ndaj shoqërisë, shtetit e kombit, duhet të përgjigjet me ndërgjegje të pastër e zemër në dorë.

Ledjan Prifti
JE PRECIZE..FLM..MIKE

E DEGJOVA ME KUJDES KETE TRASMETIM NE VIDEO INTERNET…JAM NE ITALI,DHE NUK ESHTE HERA E PARE QE KETA BASTARDE APO TE VERBER GAZETARE ,SPIKERA ETJ… VENE PARA DIKE SI NE HETUSIN E DIKTATORIT?
KESHTU K.DANAJ…KESHTU ALBIN KURTI,KESHTU KRESHNIKU YNE I RRALLE ..QE SJA BEN SYRI TERR POR FLET DHE ME REBELIM…oh sa me pelqen,se keshtu jam dhe vet!
po keta batakcinj mire qe kane nevoje per page,por te jen korekt me tv mjafton-por jo RIGOLETOT ME KUJTON?!
O POPULLI IM QE NXJERR GJENI E LIDERA PER BOTEN MBARE-pse aty mba xhuxhmaxhuxha e te perdale?!
HIDHUNI DJEMA SE KOHA S’PRET-DALENI NA LA ZVARRE PER JETE!
FL.M

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen