ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Gazetaria e pështirë e Mapos

Juda Iskariota

Që shpifja është mjeti i parapëlqyer i politikëbërjes së Berishës, kjo nuk është diçka e re. Edhe të thuash që shumë dallkaukë dhe jeniçerë e quajnë veten të pavarur, por në fakt nuk janë të tillë, nuk është se ke shpikur rrotën. Këto janë gjëra që dihen shumë mirë, e megjithatë duhen thënë e rithënë, duhen përsëritur, se përndryshe rrezikohet që shpifja të mbahet për të vërtetë apo që njerëzit të vihen në mëdyshje.

Hitleri thosh me bindje të plotë, që sa më e madhe është genjeshtra, aq më të prirur ta besojnë janë njerëzit e thjeshtë. Gënjeshtrat e vogla, thosh, njerëzit dinë t’i thonë vetë e i nuhasin më lehtë, kurse mashtrimet e shpifjet e stërmedha nuk para i pikasin dot dhe gjithnjë ngel diçka. Në fakt, këtë bindje e vuri në praktikë dhe mashtroi një komb të tërë, biles atë gjerman, që mbahej si më i kulturuari i Europës.

Ne i kemi vuajtur mashtrimet e stërmëdha, që nga luga e florinjtë e E. Hoxhës e deri tek çeku i bardhë i G. Pashkos e Berishës, biles tek këto mashtrime qëndrojnë themelet e sistemeve në Shqipëri. Mbi themelet e mashtrimeve, hidhet muret e mashtrimit, më tej çatia e mashtrimit dhe shqiptarët kanë jetuar vazhdimisht në ‘banesa’, që nuk janë gjë tjetër, veçse  sisteme piramidale shpifjesh e mashtrimesh. Këto sisteme mashtrimi, ashtu si vetë piramidat, vjen koha e shemben.

Në një kohë që Aleanca KuqeZi, ka dalë vendosmërisht me qëllimin ta shkatërrojë këtë sistem piramidal mashtrimi, ku shqiptarët banojnë prej 20 vjetësh, duke u perpjekur t’i çajë muret dhe të shkatërrojë themelet e mashtrimit, baballarët e shpifjes hedhin në treg trillime të reja, të stërmëdha si ato që këshillonte Hitleri. Berisha nëpërmjet dallkukëve të Mapos, posaçërisht Alfred Lelës, këtij gazetari gjirizesh, ka vendosur të fyejë inteligjencën e shqiptarëve me shpifje nga ato, që as Hitlerit s’do i kishin ardhur ndërmend.

Por, trillimi i hiperbolizuar deri në këtë farë feje, në fakt është në përpjestim të drejtë me dëmin e madh që i ka shkaktuar Aleanca KuqeZi këtij sistemi piramidal mashtrimi. Duke qene se mashtrimet e vjetra për të mbijetuar kërkojnë shpifje të reja, gjithnje e më të mëdha, atëherë edhe mashtrimet e Berishës, që janë esenciale për mbijetesën e këtij sistemi të qelbur, duhet të mbrohen me anë të trillimeve akoma më të mëdha. Nëpërmjet Mapos, e veçanërisht një gazetari kopuk e të pafytyrë si Alfred Lela, Berisha kërkon të mbrojë sistemin piramidal të mashtrimit nga sulmet e vendosura të Aleancës KuqeZi.

Eshtë po ky gazetar batakçi, që deri dje adhuronte Kreshnik Spahiun, po dyfytyrësia e maskarallëku mediatik s’paska fund. Për batakçillëkun e vet, Lela e mori ngritjen në detyrë, u bë Kryeredaktor i revistës Mapo. Ky Judë i gazetarisë, i mori 30 asprat nga Berisha, 30 asprat e qelbura të mashtrimit e tradhtisë së opinionit publik. Me siguri edhe ky është i të njëjtit kallëp të Naim (Henri) Cilit, të atij që i do trapi, po që s’ka bythë as të mbajë emrin e vet. Kjo është fytyra e Mapos, kjo është gazetaria e batakçillëkut, maskarallëkut, shpifjes e trillimit, gazetari e 30 asprave. Kjo është gazetaria ‘e pavarur’, që ka shitur të vërtetën e pavarësinë për 30 asprat e qelbura të Berishës.

Për Berishën, qe edhe kur e përmendim na vjen ndot, janë mëse aktuale vargjet e Nolit të Madh, patriotit me nam, që po të ish gjallë do i kish thurur me siguri të njëjtat vargje:

Tradhëtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na çthurre, na çkule, na çduke çdo fè.
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!

Por, Berishës nuk do i mjaftojnë as 100 Alfred Lela, s’ka absolutisht asgjë që mund të ndalë gremisjen e tij, atë e ka dënuar historia, e kanë dënuar shqiptarët e ndershëm e patriotë, e ka dënuar rinia shqiptare, e ka dënuar ideali i shqiptarisë dhe demokracisë. Zbythja e tij është vetëm çështje kohe, ndërgjegjësimi i shqiptarëve që ai është e Keqja (me K të madhe), po arrin nivelet më të larta dhe në zgjedhjet e ardhshme jo thjesht populli, por kombi shqiptar ka për ta vithisur në Tartarin e historisë, e bashkë me të gjithë dallkaukët, sejmenët, sahanlëpirësit, jeniçerët e bashibozukët e tij.

Nuk ka shpifje e trillim të Lelës & co, që mund ta parandalojë këtë ndëshkim historik, tashmë shqiptarët janë ngopur me mashtrime, është mbushur kupa, dhe këtë e provoi katërcipërisht Kavaja e Demokracisë, e cila me mitingun madhështor te AK-se, i tregoi gjithë Shqipërisë, se kush është e Ardhmja, i tregoi Shqiperisë, që shpifjet e trillimet e Berishës s’i besojnë as në bastionet e PD-së, i tregoi gjithë Shqipërisë, se Berisha ka marrë fund, njëherë e përgjithmonë.

Alfred Lela, nga ana e vet, le t’i gëzojë 30 asprat e Berishës dhe besoj se do t’i gëzojë, pasi Judat e gazetarisë shqiptare e kane provuar që janë më të pafytyrë e të pacipë se Juda i Biblës. Ky të paktën pati aq cipë e aq ndërgjegje sa të varë veten, ndërsa Judat e gazetarisë tonë, që mbahen si të pavarur, nuk kanë cipë e ndërgjegje, jo të dorëhiqen, por as t’i kërkojnë falje publikut për shpifjet e trillimet e pështira, me të cilat mbushin faqet mediatike.

Ledjan Prifti

P.s në foto, vepër e Caravaggio-s, Juda dorëzon Krishtin me një puthje si shenjë identifikimi

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen