ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Frazat e Thaçit!

Faik-Krasniqi

Faik Krasniqi

Jemi i vetmi vend në botë, ku shkojmë nga keq e më keq. Jemi i vetmi vend në botë vetëm për keq. Kreu i qeverisë thotë, herë pas herë, se ia kalojmë vendeve të rajonit, madje së shpejti edhe Gjermanisë! Çudi si i shikuaka vetëm ai dhe nuk i shohim ne të tjerët? Kështu thoshte edhe monstra Enver në epokën e tij ”Jemi i vetmi vend në Ballkan, në Evropë, në botë ku ndriëojmë, ku lulëzojmë, ku kemi vetëm rritje ekonomike, jemi i vetmi fanar ndriëues etj, etj”.

Vini re sa të ngjashme janë frazat e Thaçit me ato të Enverit, sikur kanë bërë të njëjtën shkollë, sikur kanë qenë në të njëjtën klasë e bankë, sikur kanë ndenjtur në të njëjtën shtëpi e kanë ngrënë në të njëjtën tavolinë. Siç duket, në të vërtetë kështu ka ndodhur. Me gjamë të njëjtën shkollë (në periudha të ndryshme) kanë bërë, në të njëjtën shtëpi kanë ndenjtur e pirë kafe, në të njëjtën tavolinë kanë ngrënë, pavarësisht se në tavolinën ku ka hëngër Enveri, Thaçi dekada (gjatë viteve 90′) më pas ka qenë i detyruar të hante nga ato që kanë ngelë vite më parë nga sahani i tij. Ndaj kanë të njëjtën ideologji, ndaj e shikojnë diellin njësoj, ku ndriqon vetëm në Kosovë, si dikur në kohën e Enverit që ndriqonte vetëm në Shqipëri! Ndaj për ata ”ne jemi vendi i parë në rajon”, ku me gjasë së shpejti mund të konkurrojmë edhe me Gjermaninë apo SHBA-në. Në të vërtet po të ishte kështu nuk do të ishte gjysma e rinisë dhe krejt Kosovës në emigracion, nuk do të shkonim ne jashtë e me dhjetëra mijëra që po ikin edhe me lotari në Amerikë e po aq të tjerë janë gati të nisën menjëherë. Pse nuk vjen bota te ne, por shkojmë ne tek ata? Çuditërisht, si ndodh kështu kur lidershipi thotë të kundërtën! Vetëm ai sheh ndryshe e ne të tjerët shohim ndryshe. Ka plot 5 vjet që na mbush me rrena e zena (gënjeshtra). Ja dhe rasti i fundit nga Raporti i Progresit apo më mirë të them Raporti i Regresit, ku flitet zi e më zi për pushtetin në Kosovë. Miliona euro të hedhura poshtë për papërgjegjshmërinë e politikanëve. Këto të gjitha ne i vuajmë, mbi kurrizin tonë bien. Po si shpjegohet kur për Thaçin ”ne jemi vendi i parë në rajon” e ne ndjehemi të fundit. Gjithë bota na ka për të fundit. Si arritëm në këtë ”mrekulli” me mjeshtërinë e Thaçit e të Ministrisë së Integrimit. Për çfarë e ka këtë ministri, apo për kukull, siç mbante Gadafi amazonat për ta ruajtur majtas-djathtas! Në përfundim kemi kaq nxënës të këqij në krye të Kosovës sa në të gjitha provimet morën katra. Nuk dinë të bëjnë jo keq, por shumë keq detyrat e shtëpisë. Të gjithë ne vuajmë e heqim të zezat e ullirit për të nxjerrë ditën e për të ushqyer fëmijët, kurse ata thonë ”jemi fanar ndriques në Evropë e në botë”!!…Sa të pafytyrë, sa të shpëlarë!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

3 KOMENTE

Dorjan

12/01/2012

arrow

Vdekje fashistave liri popullit

Xhevahir

12/01/2012

arrow

Me vjen keq per ty por duhet me mesu shqipen mire pastaj me fol….

Dikush

13/01/2012

arrow

Ndiqeni kete interviste te Albinit rreth protestes te paralajmeruar, politikanit shqiptar me visionar do te kisha thene:

http://www.kohavision.net/video/rubikon/3358/

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen