ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Fjalimi i kryetarit Spahiu në Shijak

Aleanca ne Shijak

Ndjehemi shumë keq që vijmë në një sallë që duket se i ka mbijetuar luftës së dytë botërore. Ky është pushteti i Sali Berishës, i cili ka keqpërdorur votën e shijakasve e mbi të gjitha ka keqpërdorur besimin tuaj, të nderuar qytetarë të Shijakut.

Para tre ditësh më duhej të takohesha me disa përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët më pyesnin sa AK është e përgatitur për zgjedhjet e parakohshme për të marrë pushtetin dhe drejtuar vendin më një qeveri teknike deri në mbajtjen e tyre. I pyeta pse ma bëni këtë pyetje sepse ne e kemi një kryeministër? Më thanë sepse Berisha është i gatshëm ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme sepse na ka kërkuar që të jetë President i Republikës.

Brenda kësaj ka dy lajme. Lajmi i hidhur sepse ky njeri e nisi karrierën si president dhe kërkon ta mbyllë po me pushtetin e presidencës që të plotësojë 30 vite karrierë politike, sepse kërkon që të marrë në kontroll si ka bërë deri më tani gjithçka lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët, ai ka privatizojë dhe është futur në aksionet e gjithë bizneseve shqiptare. Jemi në një situatë ku po kalojmë në një udhëkryq të vërtetë politik, sepse një përqindje shumë e vogël e familjeve qeveritare po pasurohen ndërkohë populli është i varfër dhe i papunë.

E si mundet që brenda të gjithë kampin politik 22 vjeçar ne shohim vetëm të njëjtat fytyra, nuk ka partia demokratike apo socialiste të rinj që mund të ndryshojnë vendin? Dy kampet politike kanë tradhtuar kauzën që elektorati i tyre i ka besuar.

Kush e mban sot Sali Berishën në pushtet? Ish kryeministrat e majtë sot po mbajnë në qeveri dhe funksion duke shkelur idealet e elektoratit të dhe mbështetësve të tyre. Këta përfundimisht nuk janë as të majtë e as të djathtë, ata vetëm kanë marr peng shtetin shqiptarë për interesa personale.

Filluan të na poshtërojnë, vijuan të na injorojnë, tani kanë nisur me intriga dhe shpifje mbi ekzistencën tonë. Rruga që na pret është e vështire. Tani kanë nisur të na kopjojnë gjithçka, u kujtuan pas 20 vitesh të valëvisin flamurin kuqezi. Por midis nesh dhe atyre ka një ndryshim radikal. Ata në mëngjes valëvitin flamurin kuqezi e në pasdite mbulohen nga flamuri grek i Vangjel Dules dhe i ministrave grek duke i bërë lustra PDBNJ sikur të përfaqësonte gjithë kombin shqiptar.

Kjo e sotmja është një qeveri që ka tre vendime gjyqësore që e akuzon për antishqiptare dhe antikombëtare. Ka ardhur koha që pasi u qeverisëm për 70 vjet o nga të kuqtë apo nga të zinjtë tani sot është koha që të qeverisemi vetëm nga kuqezinjtë

NJË KOMENT

TAFAJ

10/04/2012

arrow

kam mendimin se saliu ka shkelur cdo marrdhenje me popullin , saliu i thote popullit me jep voten qe tu ndihmon ,,,ne anen tjeter i shkaterron ,,,,, ishet,,, i perbuz ,,, ai po ngaterron fjalet , nuk di te flasi me . kam mendimin se populli eshte gjithnje gati , por i ka munguar koka , nje opozit gjithnje e percar , e shkaterruar , e pa afte per ball saliut . rruge tjeter nuk ka , ,,,,, o saliu te xhvishet politikisht ,,, ose opozita e sotme te shkrihet ,,,,,,,, te gjith te bashkuar te,,, aleanca kuq e zi ,,,,, te gjith te bashkuar per nje ,,,,, shqiperi,,,,,

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen