ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Fjalimi i kryetarit Spahiu në Kavajë

Spahiu ne Kavaje 2

31 Mars 2012

Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, dhe ai u largua pas 22 vjetësh si tradhëtor nga sheshi  Demokracia, nga sheshi i Kavajës, pas 22 vitesh mashtrimi.

Sot në përvjetorin e shqiptarizmit, sot në përvjetorin e njeriut i cili do mbetet i përjetshëm në zemrat e gjithë shqiptarëve, sot gjithë Kavaja, gjithë qytetarët janë mbledhur sot këtu.

Pas 22 vjetësh ata nuk begenisën të vijnë sot në Kavajë. Sot më 31 mars ata janë në Tiranë dhe nuk janë me flamurin Kuq e Zi, por i ka mbledhur një antishqiptar, i ka mmbledhur flamuri grek me Vangjel Dulen për turpin e tyre. Ata në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar dhe në darkë ata gjunjëzohen përpara flamurit grek.

Turp për ata që mashtruan për 22 vjet qytetarët e këtij qyteti , turp për ata të cilët e hodhën poshtë himnin e shqiptarëve në këtë shesh. Ky shesh prej 20 vjetësh ka mbajtur një emër madhështor, emrin Demokracia, por ne nuk do ta lejojmë që ky të quhet sheshi i Demokracisë së tradhëtuar, ne nuk mund të lejojmë 22 vjet zhgënjim.

Kjo është pranvera e fundit për ata, pranvera e cila do të finalizohet me kapitullin e ri. Kavaja e cila ka përjetuar zhgënjimin e madh, ajo e cila nuk ka fabrika, ndërmarrje, uzina, por sot ka vetëm kioska.

Për turpin e tyre këtu nuk ka asnjë investim, asgjë nuk është investuar për qytetin i cili i votoi për shumë vite. Ata kanë krijuar forcën e tyre, e kanë krijuar në gjirin e vet, e kanë krijuar në vende të tjera, sepse ata nuk erdhën për të punuar dhe për të investuar këtu në qytetin e Kavajës, qytetin të cilin e kanë lënë pa asnjë institucion, pa asnjë administratë publike.  Për një kolaudim makine  duhet të udhëtosh 45 minuta, ky është momenti që kavaja të ribëjë historinë e demokracisë shqiptare.

Në këtë qytet nuk u ndërtua asgjë dhe prandaj ky është momenti që ne të gjiithë të ndërtojmë, kjo është koha për ndryshim, kjo është koha për të ndëshkuar ata të cilët na zhgënjyen, kjo është koha për tu kthyer dinjitetin atyre të cilët ata i kanë poshtëruar, kjo është koha për tu treguar vendin atyre të cilëve tradhëtuan dhe shitën vendin e tyre.

Sot më 31 ne jemi këtu në këtë shesh për të dhënë një mesazh të qartë: të lindim pranverën Kuq e Zi këtu në qytetin i cili sjell ndryshime, në qytetin i cili ndryshon regjimet, në qytetin i cili ndryshon epokën, historinë dhe hap një kapitull të ri për të gjithë shqiptarët.

Bekuar qyteti juaj, bekuar historia juaj, bekuar trimat dhe heronjtë e Kavajës, bekuar qofshi ju. Rroftë qyteti i Kavajës, rroftë qyteti me misionin historik, për një Shqipëri Kuq e Zi, për një Shqipëri ndryshe larg tradhëtarëve.

Ju falënderoj!

NJË KOMENT

Lisi

01/04/2012

arrow

Besoj se populli i kavajes do t’ia shperbleje kesaj partie me votat e saje per te treguar interesin moral kundrejt flamurit kuq e zi,ku aty gjinden vlerat me te çmuara per jete e perparim,per bashkim kombetare,liri e demokraci RROFTE AK, RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen