ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

A është Thaçi për Bashkim Kombëtar ?

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Kosovës paralajmëroi kërcënueshëm Vetëvendosjen, e cila do të protestojë në dy pika kufitare, me qëllim ndalimin e hyrjeve ilegale të mallrave serbe në Kosovë. Gjuha e Thaçit  ngjan jashtëzakonisht shumë me gjuhën e Berishës para 21 Janarit të shkuar, për mbrojtje të institucioneve e të shtetit, pengim të marrjes së pushtetit me dhunë etj.

Deri këtu, mund të thuhet që kemi të bëjmë me politikë, e cila njeh lloj-lloj kërcënimesh, sidomos politika ndër shqiptarë, pavarësisht vendbanimit e shtetit . Mirëpo Thaçi, nuk u ndal tek përballja politike me Vetëvendosjen, por lëshoi edhe një etiketim ndaj Aleancës KuqeZi, duke cituar Berishën. Anipse AK-ja nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik as në Shqipëri as në Kosovë, mesa duket popullariteti i saj dhe qëllimi për Bashkim Kombëtar, po shkaktojnë shqetësime te klasat politike.

Në fakt, Aleanca KuqeZi duke mos qenë as parti e as lëvizje politike, por një lëvizje shoqërore mbarëkombëtare me qëllim Bashkimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve anembanë trojeve etnike, nuk ka si të mos përshëndesë veprimtari të ndryshme, të cilat pajtohen me qëllimin e saj, pavarësisht se këto veprimtari  kryhen nga shoqata patriotike apo parti politike.

Duket se Thaçi, nuk ka përtypur mirë, urimin që z.Kreshnik Spahiu i bëri kryetarit të Vetëndosjes, Albin Kurti për fitoren e çmimit ‘Personazhi i vitit 2011’ dhe vlerësimit të Aleancës KuqeZi për përpjekjet e Albinit dhe Vetëvendosjes në drejtim të kauzës kombëtare.

Duke qenë se urimet nuk kanë asnjë karakter politik dhe nuk lidhen me përballjen politike në Kosovë, por paraqesin veçse karakter dashamirësie për impenjimin e Albinit në drejtim të Bashkimit, atëherë lind natyrshëm pyetja :

A është Thaçi për Bashkimin Kombëtar ?

Kur Thaçi luftonte me armë në dorë për çlirimin e Kosovës, kjo pyetje do të ishte krejt blasfemi, mirëpo shumë ujë ka rrjedhur që atëherë dhe Thaçi në deklaratat politike por edhe në veprimtarinë e tij konkrete, rrallëherë e ka drejtuar vëmendjen nga Bashkimi. Për më tepër që ai sikundër doli nga kabllogramet e Wikileaks, ishte ankuar disa herë tek ambasada amerikane në Kosovë për ndërhyrjet e Berishës, duke i cilësuar ato si shkelje të sovranitetit të Kosovës nga ana e shtetit të Shqipërisë.

Ndërsa Serbia kishte e ka ende një këmbë në Kosovë, Thaçi ankohej se Shqipëria po shkelte sovranitetin e Kosovës ?!

Duket se Thaçi, pasi u rehatua ne kolltukun politik, harroi arsyen themelore për të cilën ai vetë luftoi, pra për një Kosovë të lirë e të bashkuar me Shqiperine. Kjo harresë e lufta për pushtet e ka verbuar, përderisa menjëherë pas urimeve dashamirëse të Aleancës KuqeZi për veprimtarinë e Albinit në drejtim të kauzës kombëtare, nuk hezitoi të hedhë baltë mbi AK-në.

Thaçi harron edhe se Aleanca KuqeZi , në deklaratat për shtyp e fjalimet e ndryshme anembanë trojeve shqiptare e në mërgim, ka bërë të qartë qëllimin e saj gjithëpërfshirës, nxitjen e bashkëpunimit kombëtar dhe mbështetjen e çdo shoqate e organizate patriotike që në qendër të veprimtarisë shoqerore, kulturore apo politike  ka bashkimin kombëtar, mbrojtjen e identitetit dhe interesit kombëtar, si dhe stigmatizon gjithë ato forca shoqërore, kulturore e politike, që nxisin përçarjen, që shesin interesat shqiptare për përfitime personale apo klanore dhe që pengojnë shfaqjen e vullnetit kombëtar.

Rreth flamurit të përbashkuar

me një dëshirë dhe një qëllim

kështu ‘rreth flamurit’ nis himni kombëtar të cilin Thaçi e ka kënduar sa e sa herë gjatë jetës së tij, mos vallë flamuri i Kosovës, ajo shemti postmoderne, i ka pushtuar zemrën e arsyen ?

Sepse ajo shëmti që nxori kundër Aleancës KuqeZi mund të burojë vetëm nga një shëmti, vetë citimi i Berishës, karikaturës së shqiptarisë, nuk ka si te mos jetë shembulli më i shëmtuar.

Ku humbi Thaçi që luftonte me armë në dorë kundër serbëve ?! Ai është Thaçi që duan shqiptarët anembanë trojeve etnike, ky i sotmi duket si sozia e heroit te dikurshëm, ky i sotmi për Atdheun është kthyer në djalin plangprishës të parabolës së Krishtit.

Ledjan Prifti

 

6 KOMENTE

genti

11/01/2012

arrow

Zotri autor, si duket nuk jeni mire i informuar.
Hashim Thaci, ka thene bashkimin to ta bejme ne Europe, me vjen keq qe nuk e ke ditur.

Sa per ujin qe ka kaluar, ate ka kohe qe e ka mare lumi.

Po ju a kujtoj tekstin e betimit te ushtarit te UCK-se:
Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!.

Kete betim ai kah moti e ka thyer, qe kur pranoj autonomine e Kosoves nen Serbi me pranimin
e maarveshjes te Rambujese.

Ledjan

11/01/2012

arrow

Pershendetje genti!
Te shumte jane ata qe per arsye politike permendin bashkimin ne Europe, por jo se jane kunder Bashkimit ne nje shtet ( si shembull ju jap z. Xhufi ne Shqiperi)
Pyetja i referohet kesaj pike, a eshte Thaçi per bashkimin ne nje shtet (pak rendesi ne Europe apo jo ) apo i do te ndare shqiptaret ne dy a me shume shtete ?

p.s pyetja thuajse retorike

genti

11/01/2012

arrow

Zotri Prifti, me vjen keq por me gjith respektin qe kam per z.Spahiu dhe shkrimeve
tuaja aspak nuk pajtohem me qendrimet e z.Xhufi (Pellumb Xhufi).

Per me shume kjo bie ndesh me pergjigjen qe z.Spahiu dha ne vision plus, besoj
qe ai eshte qendrimi zyrtar i AKQZ ?

Une e cmoj angazhimin e z.Xhufi per kufirin detar dhe regjistrimin por jo edhe qendrimet
e tija per bashkimin kombetar.

Me kujtohen shume mire fillimet e 90-ve ne Maqedoni politikanet na thoshin privatisht
mos flasim hapur per bashkimin kombetar se nuk i pelqen nderkombetareve.
Publikisht thoshin do bashkohemi ne Europe.
Ndersa sic del edhe nga wikilieaks ne bisedime me ambasadat e huaja kane thene se
kete e kane vetem per vota.

Dhe tani 20 vjet me vone, te gjith u bene ministra e deputete dhe asnje me nuk flet per bashkimin kombetar.

Por historia nuk na pret neve. Ne 90-en kur u largua ushtria Jugosllave si sot e mbaj mend
kur edhe fshesat e kazermave i kishin mare me vete. Atehere Maqedonia nuk kishte ushtri por
vetem pak polic. Ndersa tani bejne me ne si te duan.

Mendoj qe duhet te mare fund kjo skizofreni ku thuhet nje gje publikisht e tjeter privatisht.
Kush eshte per bashkim kombetar duhet ta dale e ta thote publikisht dhe te luftoje per qendrimet e veta.

azbiu

12/01/2012

arrow

dua te them ca fjal shkurt. duhet me ditur se si kan ardhu keto politikan ne karrike dhe kush ju mbyll gojen qe te flasin per bashkim komtar un mendoj qe serbia ende po qendron ne politiken shqiptare edhe ktu ne maqedoni e kemi nji thac:Ahmetin: qe maqedonqsit vet duan ta prishin shtetin e vet e ky zotriu mundohet ta coj maqedonin ne nato dhe ne eu.ka dicka ketu

kuq ezi

16/01/2012

arrow

i bej thirrje te sinqerte te gjithe politikaneve mbarshqiptar KUJDES ME QASJEN TUAJ kohet po ndryshojne brez i ri po vjen ne fuqi dua te permend vetem nje rast ato politikane gjermane qe ishin kunder bashkimit te dy gjermanive ndodhen ne burg sot e ksaj dite pra te jeni te ndergjegjshem per ate qe shprehni nuk do te kete me komunista qe behen demokrate mbrenda nates BASHKIMI KOMBETAR SKA RRUGE TE MESME O ME NE O KUNDER NESH mjaft te zeza na kane ardhe nga ndarja

Tifoz "KUQ E ZI"

19/01/2012

arrow

Sa me i qarte te jete qellimi,
aq me i lehte do behet bashkimi,
se cdo qellim fillon me hapin e pare
drejt bashkimit te mbare kombetare. ©

…te jete ku nje “slogan” per qellimin final

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen