ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Emigranti shqiptar jo më anonim: AK jep përkrahje

images

Valbona Seidaj                                                                                                                               Unë, ti, ai…ne! Jemi ne që me shumë sakrificë kemi përzgjedhur një alternative jetese ndryshe! Ne, ata të cilët vendin e tyre e braktisen, kush për të ndjekur familjen e kush vetëm për dëshirë ndryshimi. Ne, ata të cilët kokën e kthyem mbas për të mos harruar dhe për ta vështruar për herë të fundit vendin tonë. Një nisje zhurmuese, e turbullt por plot me shpresa, me qëllime të shoqeruara me ndenja frymarrëse. Un lashë gjyshërit, ti le nënën e babanë, ai la motrën e vëllain, ne lamë gjithçka kundrejt një jetese më të mirë. Nuk do të thotë aspak harresë, mohim të vendit tonë i cili për opinionin e jashtëm është i mbushur plot paragjykime, e fjala shqiptar barazohet me fjalë të turpshme të cilat kur i dëgjon nis të mendosh nëse vërtet ekziston ndonjë lidhje e mundshme, por jo ti je vrasës sepse je i Shqiperisë atëhere qetësohesh kur nis e kupton që është thjesht ksenocentrizëm i mbjell thellë në krenarinë e kombeve të zhvilluara.
Duhet theksuar fakti që emancipimi në shtetet e huaja si përshembull në Itali ka ndodhur shekuj më parë por disa elemente të bashkëjetesës kanë mbetur gjithnjë pa zgjidhje ose ndryshim, pikërisht ne si emigrantë jo përherë jemi të pranuar nga shteti i huaj aq miqësisht, shpesh herë paragjykimi godet sedrën tonë, emigranti shqiptarë vëzhgohet si armik dhe aktivitetet e çdo lëvizje e organizuar nga to, nuk shihen me sy pozitiv por nuk duhet të harrojmë që ne, emigrantët, ju si Shqiptarë të Shqipërise e, ata si individ të një shteti të huaj, jemi e njëjta qënie njerzore. Për këtë vlejnë fjalët e shkencetarit Enstein i cili thote që një qenie njerëzore është pjesë e një tërësie (gjithçkaje ) që ne e quajmë ” univers ” , një pjesë e kufizuar në kohë dhe hapësirë, është e ngjashme si një burg, që na detyron të mendojmë vetëm për dëshirat tona personale dhe limiton dashurinë tonë për pak persona që na rrethojnë. Detyra jonë duhet të jetë ajo që synon për të liruar veten nga ky burg duke zgjeruar gamën e mëshirës sonë për të përfshirë të gjitha krijesat e gjalla. Do të shtoja që detyra jonë është ajo që të ndihmojmë sado pakkombin tonë në mënyrë që dëshirat e secilit të bashkohen, të bëhen “Një”. Pra, dëshira jonë si bijtë e Shqypes larg atdheut është që mos të ndihemi ” të huaj në vëndin tonë ” dhe mund të themi, në baze të kushtetutës, që Aleanca ndër të tjera ka shënuar fjalën emigrant në kauzat e saj, fakt për të cilin un studente, ti që punon në një vënd të huaj, ai që jeton në një vënd të huaj, ne që jemi larg atdheut po na jepet mundësia, duke u konsideruar si pjese e kombit tonë të votojojmë lirisht pas shumë viteve më vonë për një parti me ide progresiste që vijojnë në një rrymë të madhe shprese për tu realizuar.
Koha kalon dhe ne deri dje ishim anonim për vendin tonë, asnjë nuk shqetesohej për Bijtë e Shqiperisë që u larguan, për ne, ata të cilët mbahen menjanë sepse ” tradhtarë “. Dikush mund të thotë: vetë zgjodhe të largohesh! Mëse e drejtë moj shoqëri por un nuk mund të qëndroj nën kthetrat e skifterit, e skifterëve, sepse ata vetëm duan pre dhe unë pre për dhëmbët e tyre nuk do bëhem, unë thjeshtë nuk dua një jetë anonime, pa prospektivë ndaj jam këtu sot dhe vërtetoj çdo ditë e më shumë siç tha Faik Konica: ” Të lindësh në Shqipëri të bën të jesh atdhetarë, të jetosh në emigrim të bën Patriot. “
Sot, kur kthehem në vendin tim vështroj shumë ndryshime, jemi një komb poliglot por këtë mund ta tregojmë mjaft mirë jashtë atdheut, sepse në Shqipëri ka vetëm vënd Shqipja, e të jemi krenar për gjuhen tonë unike indoeuropiane. Jemi popull i cili është i aftë të mësojë shumë shpejt e të përshtatet, por nuk kemi pse të përthithim gjithmonë veset. Nuk kemi përse të bëhemi shembull i një politike të sëmure për europën. Në emigrim është shumë i përhapur fenomeni i fshatrave moderne, janë ato fshatra të cilët formohen nga emigrantet në metropolet e huaja si një mënyre për të ruajtur traditat e tyre (little Italy etj.). Edhe shqiptarët e bëjnë këtë por nuk e bejnë bashkë, e bëjnë në një mënyre individuale të ndarë nga njëri tjetri. Preferojnë të ruajnë traditat e tyre në menyrë individuale pa formuar fshatrat moderne siç zakonisht ndodh me kombet e tjera, dhe kjo është diçka shumë e çuditshme pasi shqiptarët preferojnë të jenë shqiptarë kudo por jo të bashkuar. Por i çuditshem nuk është fakti që ne ruajmë traditat por që shpesh herë bëhemi objekt talljeje pasi shpesh herë në krahasim me të rinjtë shqiptar dukemi shumë të prapambetur, është e çuditshme por e vertetë, ndoshta sepse familjet tona nuk na ushqejnë me traditat e vëndit ku ndodhemi, por thjeshtë ti rrepsektojmë e tëmbajmë në gji traditat tona. Adoleshenti shqiptarë i Shqipërisë sot merr hijen dhe shmbullin më negativ të jetesës europiane, një imitim i dëmshëm. Pra, jemi ne ata që mbesim mbrapa për të rinjtë shqiptar edhe pse jetojmë në vënde që do të cilesoheshin të zhvilluara! Por nuk na shqetëson ky fakt përkundrazi jemi krenar për këtë gjë . Shqetësimi ynë i vertetë qëndron në menyrën se si “klasa emigrante” shikohet në Shqiperi nga qeveria. Shpesh herë na bashkojnë me turistët në llogaritjet që bëjnë e na cilesojnë të tillë, në edicionet e lajmeve përmendemi vëtem kur flitet për fitimet e prura. Ndihemi të shfrytëzuar nga të dyja palët, jetojmë dhe punojmë në një shtet tjeter ku shfrytezohemi e askush nuk na del në mbrojtje sepse ai që duhet të na mbrojë na sheh si turiste të cilët vijnë në Shqiperi vetëm për të harxhuar. Asnjë qeveri deri më sot nuk është shqetësuar për emigrantet, askush nuk është munduar ti krijojë ndonjë lehtësi. Punojmë në dhé të huaj dhe kur duam të kthehemi, të prehemi në dheun mëmë nuk mund të marrim pension dhe pse “na ka rënë bretku” duke punuar. Askush nuk mundohet ta krijojë këtë lehtësi. Po për burokracitë që shqiptarët duhet të kalojnë qoftë për legalizim dokumentash qoftë për ti dërguar. Nuk mjafton thjesht të paguash taksën shtetërore për legalizimin në ministrinë e jashtme por duhet të përdoresh një sherbim postar për ti derguar dokumentat në ministrine e jashtme! Ministri e blinduar ku mund të futësh vetëm nëpërmjet shërbimit postar. Ne nuk duam përkedhelje e fjalë të zbukuruara, duam fakte e ndryshime duam që dikush ti konsiderojë emigrantët si një klasë e cila sjell një frymë ndryshimi. Jemi ne që mbrojmë traditat shqiptare dhe jemi ne që nuk na konsiderojnë! Por sot dhe pse në një vend të huaj ndjej që vendi im po ngrihet në këmbe, më në fund! Koha erdhi, dikush mori iniciativen për ta zgjuar shqiptarin i cili ka thuajse një shekull që fle. Duhet të bashkohemitë luftojmë kundrejt këtij pushteti indiferentë, jo vetëm ndaj emigrantëve por ndaj çdokujt. Eshtë Aleanca Kuq e Zi ajo që po del në mbrojtje të të gjithë shqiptarëve, është Aleanca Kuq e Zi alternativa e shumë pritur për të gjithë shqiptarët. Eshtë Aleanca Kuq e Zi ajo që tashmë ka në qëndër të vëmendjes bashkimin dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Ne, emigrantët ndjekim me shumë shpresë hapat që Aleanca Kuq e Zi po bën për Shqipën dhe bijtë e saj, ne besojmë, ne po e ndjekim zjarrsisht e me vrullin e një uragani, asgjë nuk do na ndalë deri sa të shohim nën një dritë paqësore Shqipërine tonë. Ne, si aktivistë bashkuar me koordinatorët e rajoneve të ndryshme në Itali, jemi të gjithë për një qëllim: Shqipërinë tonë të qytetëruar! Tani po e kuptojmë që duhej diçka, duhej dikush që të ulëriste, tashmë nuk na ndal njeri. Në mbyllje mbetet veç një pyetje që besoj se çdo shqiptar ia bën vetes: a do jetë e aftë kjo aleancë të pastrojë klasën e papërgatitur të cilët kanë rrëmbyer në kthetrat e tyre pushtetin? Përgjigja është shumë e qartë, sot më shumë se kurrë: Po! Ashtu siç kundër turkut kishim në krye Skenderbeun, kundër kësaj klase kemi në krye AK-ne , te cilen e bejme NE aktivistet ,te jete ajo cka Shqiptareve iu duhet !. Ja pra që Shqiperisë falë Besës së kreshnikve të pasuruar me kulturën e duhur janë gati ti japin një kthesë drejt emancipimit. Aleanza Kuq e Zi sot, për ne është pikërisht kjo rrymë shprese dhe e cila, ashtu siç kushtetuta thotë, mbron të drejtat e popullit shqiptar që jetojnë jashtë kufijve të saj të cilëve u njihet e drejta e votës dhe përfshihen në një kuotë përfaqësimi në administratën dhe qeverisjen e re të vendit me qëllim inkurajimin e rikthimit të trurit në vend. Pra, Shqipëria bëhet falë meje, teje, atij…neve.
ALEANCA KUQ E ZI TOSKANA – Valbona Seidaj

7 KOMENTE

Lisi

26/04/2012

arrow

E nderuara Z.Valbona,te nderuar lexues per nje kohe te gjate jetoj ne ITALI me familje numeroze.Qe 22 vjet çdo qeveri i ka perdorur emigrantet si miniere ku prej tyre nxirnin jo vetem para por edhe kulture qe kurre nuk dijten ose nuk deshten ti perdornin per te miren e kombit.Duke na konsideruar si fruta te mire por te tepert kane abuzuar karshi nesh.ne aspektin ekonomik,na kane rjepur.ne aspektin kulturor nuk kane dashur te perfitojne,ne aspektin politik per ata nuk kemi ekzistuar.Ne emigrantet nuk kemi qene asnjehere anonim, por politikat ç’integruese ç’kombtarizuese per interesa antikombetare te te gjitha qeverive te mepareshme na kane çuar deri atje sa femijte tane te mos njohin aq sa duhet kulturen ,historine ,zakonet ,e traditat shqiptare.Falenderoj AK qe mbeshtet emigracionin por duhet te dali qarte me nje platforme ku çdo emigrant duhet te jete i vetedijshem per detyrat e detyrimet qe ka karshi familjes kombit e vendit te tije.Nderkohe AK te shkruaj ne sitin e tije per vendin tone ,informacion me te madh,duhet te krijoje nje aspirator ne jeten e saj ku te gjithe te ndihen te sigurte dhe jo te ngelim anonim.

Fabian

27/04/2012

arrow

z. Lisi, po ashtu si ju edhe une kam qen e jam emigrant, e di mire se per çfare behet fjale “emigrantet te humbur” por AK akoma nuk ka marre ate fuqine e duhur ne dore qe te shporrisi kokedhimat e kokeviçat ngha qeveria, duhet pikesepari nje pastirm, pastaj te vej ne praktike menyrat, platformen qe do te ndjeki AK per te realizuar ato çka thote e prmton! AK ka deklaruar ne kohe qe kushtetuta nuk eshte vendimtar, do te ri-shikohen te gjitha pikat e propozuara dhe te publikuara dite me pare. Rrespekte.

Pellazg Iliria

27/04/2012

arrow

E vetmja shprese per ne emigrantet eshte Aleancakuqezi,duhet pa tjeter te largohen
nga pushteti ish komunistat, ketu nuk behet fjale per komunistin punetor e fshatar
por per drejtuesit komunist qe i pine gjakun ketij populli per 50 vjet-

Me Respekt

Pellazg Iliria

Pjeter Pali

28/04/2012

arrow

Mbeshtes fuqishem aleancen si levizje qe ka te gjitha mundesite te beje shume per shqipetaret( edhe pse zhgenjimi politik ne keto 20 vite me ben skeptik)Konkretisht per mua si emigrant e per te gjithe ne qe jetojme jashte kufijve duhet te na merren urgjentisht ne konsiderate disa ezigjenca themelore e imediate jo vetem ne interesin tone por mbi te gjitha te kombit tone. Ne emigrantet perbejme 50% te popullsise, dhe nese do te na favorizoheshin kushtet per rikthim shqiperia do ndryshonte komplet duke u kthyer automatikisht ne nje vend 50% europian, sepse emigrantet qe jetojne prej vitesh ne evrope jane pothuajse plotesisht te integruar. Dhe, me kryesorja èshte se nga keto emigrant ka nje klase te shkelqyer dhe mjaft konsistente te shkolluar jashte. Numri i studenteve shqipetare qe jane diplomuar ne universitet evropiane eshte me se i mjaftueshem per te krijuar nje elite politike ne gjendje per ta qeverisur vendin dhe ta transformuar komplet ne nje vend perendimor.
Aleanca nga ana e saj duhet te favorizoj aderimin e ketyre studentave ne strukturat e saj, te programoj nje masterplan konkret per: rikthimin, voten e emigranteve dhe lehtesime te tjera per riatdhesim te trurit. Dhe mbitegjitha te mos hargjoje energji me kritikimin e klases politikokriminale aktuale ne vend por ti japi alternativa konkrete e kostruktive votuesit. flm

respekteee

29/04/2012

arrow

faleminderit..nga emigrantet!!

katida

29/04/2012

arrow

Shume faleminderit per kete shkrim! Edhe une jam jashte Shqiperie dhe e shoh si nje ndryshim te madh e te rendesishem Aleancen Kuq e Zi. Kjo per arsye se e ka prekur ceshtjen e emigranteve si asnje parti tjeter! Pse partite e tjera i “harrojne” njerezit e tyre jashte kufijve? Kjo eshte nje padrejtesi duke marre parasysh edhe faktin qe ekonomia e rrenuar shqiptare mbahet vetem me te ardhurat e emigranteve. Turp mbi qeverine aktuale! Turp mbi gjakpiresat qe vetem dine te shfrytezojne! U eshte trashur qafa nga te ngrenet e na dalin dhe neper televizione duke folur si njerez “te popullit”! Nuk e dua Shqiperine time keshtu! Dua dhe une te kthehem ne shtepine time! Dua te jetoj duke punuar e duke marre nje shperblim per punen time. Dua qe femijet e mi te shkollohen e te fitojne nje jete te mire! Nuk dua me kete gjendje mbytese ku nuk funksionon drejtesia e ku rezistencen e ben Aleanca Kuq e Zi! Shume mire qe u be parti! Te percjelli zerin tone sa me larte!

valentina mesinaj

29/04/2012

arrow

Nje bravo kesaj zonjushes-zonjes per fjalet e saj, faleminderit qe na mbeshtet te gjitheve neve qe me te vertete e lame vendin tone per nje te ardhme me te mire, shqiperia ka nevoje per tru te tille, suksese 🙂

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen