ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Durrёs,AK: Njё mijё tё rinj nga çdo qytet mё 28 Nёntor drejt kufirit Shqipёri-Shqipёri.

Durrës – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar pasditen e së premtes aktivin e parë të Aleancës Rinore KuqeZi në qytetin e Durrësit ku qindra të rinj i janë bashkuar Aleancës KuqeZi duke shprehur vullnetin për të kontribuar në ndryshimin e vendit në sajë të rritjes maksimale të rradhëve të Aleancës KuqeZi. Me qindra të rinj të mbledhur në Pallatin e Kulturës shprehën njëzëri vendosmërinë për të ndryshuar sistemin qeverisës i cili sipas tyre i ka shkaktuar vendit dëme të jashtëzakonshme në vitet e fundit në integritet, moral, ekonomi dhe shumë sektorë të tjerë të tij.

Aktivin e parë të Aleancës Rinore KuqeZi e ka përshëndetur kryetari i Aleancës Kuqe Zi Z.Kreshnik Spahiu i cili pas falenderimeve për entuziazmin e jashtëzakonshëm të kuqezinjve të rinj u ndal në disa problematika të shtresës rinore të shoqërisë shqiptare, e cila për fat të keq ndodhet në udhëkryqin e saj historik. Z.Spahiu mirëpriti nismën e strukturës rinore të kuqezinjve në qytetin e Durrësit, të cilët prezantuan nismën “1000 të rinj drejt kufirit Shqipëri-Shqipëri” në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor në Morinë.

Kjo nismë patriotike e kuqezinjve të rinj të Durrësit do të shtrihet në të gjitha qytetet shqiptare për t’i dhënë 28 nëntorit të 100 madhështinë e merituar dhe munguar në vitet e fundit. Aleanca Rinore KuqeZi garantoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme më 28 Nëntor në Morinë, pasi vetë të rinjtë deklaruan zhgënjimin e tyre për organizimin amatoresk të festimeve nga ana e shtetit shqiptar.

“Ne nuk duam as Barcelonën dhe as Shakirën, ne duam bashkimin, ndaj ne do të jemi të gjithë në Morinë në kufirin Shqipëri-Shqipëri për të shembur murin mes kombit tonë. Atje ku na ndanë, atje do të bashkohemi”, deklaruan me dhjetëra të rinj që morën pjesë për herë të parë si pjesë e strukturave të Aleancës KuqeZi.

Kryetari i Aleancës KuqeZi deklaroi se 28 Nëntori i këtij viti do të jetë kthesa e vërtetë pasi me mijëra do t’i drejtohen Morinës në kufirin Shqipëri-Shqipëri. “Bashkimi është afër tha Z.Spahiu, forca e bashkimi të rinjve do të jetë çelësi i suksesit të Aleancës KuqeZi drejt fitores së pashmangshme”, deklaroi Spahiu.

2 KOMENTE

Claire

11/12/2012

arrow

5 NENTOR 2011, nje nder ditet e pakta qe jam ndjere krnaere qe jam shqiptare. Kuptova se ka ende politikane qe mendojne per popullin dhe te ardhmen e ketij vendi. Fjalimi i z.Rama ishte mbreslenes, i mahnitshem, emocionues, i forte, shpresdhenes, por mbi te gjitha ishte nje fjalim dinjitoz prej kryeministri te ardheshem. URIME TE PERZEMERTA!!!

arrow

フェラガモ 店舗…

Durrёs,AK: Njё mijё tё rinj nga çdo qytet mё 28 Nёntor drejt kufirit Shqipёri-Shqipёri. | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha…

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen