ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

A duhet të kenë frikë PS e PD nga Aleanca Kuq e Zi?

kreshniku ne kruje

 

Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuq e Zi që ai drejton, janë bërë fenomen prej një viti tashmë. Duket se ngado që shkojnë, ata priten mirë dhe marrin mbështetje.

Mbrëmjen e djeshme, Kreshnik Spahiu ishte i ftuar në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL”, në të cilin janë ftuar edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm si Fatos Nano, Edi Rama, por dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.

Pritja që iu bë Spahiut nga spektatorët ka diferencë të madhe nga politikanët e tjerë. Që prej hyrjes së tij në sallë pati ovacione dhe duartrokitje të shumta, të cilat vijuan pas çdo fjale që thoshte Spahiu. Një shenjë kjo që popullariteti i Spahiut tashmë është në rritje, sidomos tek të rinjtë. Tezat e tij kombëtare duket se kanë ndikuar ndjeshëm tek këta të fundit.

Edhe mitingjet që ai ka realizuar në qytete të ndryshme janë për tu veçuar nga entuziazmi dhe prania e madhe. Nuk dihet nëse ky angazhim përkthehet në votë gjithmonë, por e vërteta është se Aleanca Kuq e Zi po habit forcat e mëdha politike, që e kanë të vështirë të realizojnë takime kaq entuziaste.

Tema

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen