ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Denoncim i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës KuqeZi, Prof. As. Dr. Myslym Pashaj

Myslyma Pashaj

Aleanca KuqeZi reagon për skandalin e radhës të qeverisë shqiptare, e cila hesht përpara cënimit të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Prof. As. Dr. Myslym Pashaj, ka shprehur shqetësimin për situatën që po përjeton flota shqiptare e peshkimit në kanalin e Korfuzit. Z.Pashaj ka denoncuar faktin se qeveria shqiptare ka fshirë ligjet e brendshme të kufirit tokësor dhe detar me qëllim favorizimin e të tilla situatave, ku Greqia të ndihet zot e ujërave shqiptare.

Aleanca KuqeZi deklaron se: Mesi i kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare dhe shkelja e saj është cënim i hapur i integritetit territorial të Shqipërisë. Sipas Z. Pashaj kjo situatë vjen pikërisht nga fshirja e ligjeve të brendshme për territorin, fakt, i cili e ka lënë këtë hapësirë të pambrojtur dhe të pamenaxhuar, e për rrjedhoje po krijohen situata delikate dhe të dëmshme në kurriz të shqiptarëve.

Zoti Pashaj deklaron se ky është një tjetër skandal shtetëror, i cili nuk duhet të mos jetë në vëmendjen e strukturave të duhura parandaluese dhe vepruese të shtetit tonë. Flota e peshkimit shqiptar po ndjehet, në detin e saj, e kërcënuar dhe e pambrojtur nën trysninë e shtetit grek. Patrullimi i rojeve bregdetare të autoriteteve greke është një shkelje e hapur e integritetit territorial për të cilën shteti shqiptar  duhet të marra masa urgjente.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Z. Myslym Pashaj, ngre shqetësimin se kujt i ka interesuar fshirja e ligjeve të brendshme të kufirit shtetëror, tokësor dhe detar, përveçse qarqeve antishqiptare.

Aleanca KuqeZi shpreh keqardhjen për gjunjëzimin tashmë tradicional të qeverisë shqiptare kundrejt haraçit helen.

Aleanca KuqeZi

NJË KOMENT

tafaj

03/04/2012

arrow

duke lexuar edhe pare gjithe keto mendoj ; cfare tjeter i ka ngelur saliut pa shitur . dhe a do te kete gjykate . qe te gjykoj kete ,,,,,, sali ,,,,,, duhet te ngrihemi te gjith pa dallim besimi partiak .rrofte populli shqipetar , , rrofte aleanca kuqezi .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen