ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Deklaratë e AK-së rreth rezultateve të vonuara të Censusit

528105_299286690141714_135038719899846_677223_1420782985_n

Për të disatën herë Aleanca KuqeZi I bën thirrje qeverisë dhe Insitutit të Statistikave të bëjë publike shifrat zyrtare të procesit të regjistrimit të popullsisë I cili tanimë ka hyrë në vorbullën më të errët të manipulimit. Sot pas gjashtë muajsh të dhënat zyrtare të “Censusit” mbahen peng për qëllime meskinë të kryeministrit Sali Berisha dhe “ushtarëve” të tij statistikorë duke shkelur çdo afat ligjor dhe moral në lidhje më të dhenat e një procesi të kundërshtuar nga mbi 70% e popullsisë.
Aleanca KuqeZi si kundërshtarja me e fortë e që në gjenezë e procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është sot përpara opinionit publik për të denoncuar dhe kërkuar me forcë publikimin e të dhenave zyrtare të censusit I cili I kushtoi shqiptarëve 14 milion euro, vetëm për të plotësuar rekomandimin e 13 të Athinës, e cila sot zotëron të dhënat zyrtare të tij, madje mban peng publikimin e tyre si rrjedhoje e identitetit të munguar të qeverisë shqiptare.
Aleanca KuqeZi falenderon mbarë popullin shqiptarë I cili iu përgjigj pozitivisht thirrjes për mos-përgjigjie të pyetjeve antikushtetuese mbi etninë dhe fenë që u vendosen në mënyrë arbitrare nga “ushtarët” statistikor të Sali Berishës në pyetsorin e censusit duke shkelur parimin se “besimi është cështje private”.
Sot pas gjashtë muajsh Aleanca KuqeZi konstaton se I gjithë procesi I regjistrimit të popullsisë po përdoret sipas tekave të kryeministrit shqiptarë I cili jo vetëm ja dërgoi Athinës të dhënat zyrtare të “censusit”, por tani atë e ka zënë paniku nga partitë minoritare greke në vendin tonë në prag të vitit elektoral. Sali Berisha I trembet shifrave dhe zërit të qytetarëve të tij në formularin e “censusit” pasi aty reflektohet perceptimi I qytetarëve për vizionin e Aleancës KuqeZi dhe atë të partisë në pushtet e cila keqpërdor dhe dhunon të drejtat e qytetarëve pa iu dridhur qerpiku.
“Censusi” është dokumenti zyrtarë që vërteton panikun në të cilin është mbërthyer Sali Berisha në prag të vitit elektoral dhe fshehja dhe transforimi I të dhënave zyrtare të “censusit” është shenja më e qartë që ai dhe “ushtarët” e tij statistikorë si Genc Pollo, Ines Nurja dhe të tjerë janë marrë peng nga haraci Helen.
Aleanca KuqeZi nuk do të ndalet së kërkuar llogari në të gjithë institucionet zyrtare dhe përgjegjëse të shtetit shqiptarë por edhe atyre ndërkombëtarë që operojnë në vendin tonë që të bëhet transparence e plotë mbi procesin mafioz dhe antikombëtarë të “censusit”. Ku u shpenzuan 14 milion euro? Pse nuk bëhen publike shifrat zyrtare të regjistrimit të popullsisë? Pse qeveria I dërgoi të dhënat zyrtare për miratim në Athinë? Këto dhe shume pyetje të tjera tashmë janë kthyer në makthin e Sali Berishës dhe ushtarëve të bindur të tij që kryefjalë të ekzistencë së tyre politikë kanë gjunjëzimin dhe servilizmin ndaj haracit grek dhe mafies sërbe.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen