ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Berisha sot në Prizren – kopjon Aleancën Kuqezi

images_26

Para një viti nga dita e sotme, Aleanca Kuqezi (AK) zhvilloi një aktivitet të madh në Prizren, me rastin e 133-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Një aktivitet i atillë i shkonte shumë për shtat kauzës së deklaruar të AK-së, bashkimit të dy shteteve shqiptare. Në 17 janar të këtij viti, AK-ja zhvilloi në Krujë një meting të madh me rastin e përvejtorit të vdekjes së Skëndëbeut – duke shënuar kështu dy raste që ia merrte Berishës inisativën e patriotizmit.

Kur AK-ja njoftoi se do të zhvillonte një aktivitet me rastin e 568-vjetorit të Beslidhjes së Lezhës, Berisha nuk mund të rrinte më duarkryq – ai organizoi shpejt e shpejt një aktivitet paralel në të njëjtën ditë me AK-në, duke e justifikuar me 100-vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë!

Sot Berisha u kujtua më së fundi edhe për Lidhjen e Prizrenit dhe shkoi sot atje për të festuar 134-vjetorin e lidhjes së famshme të shqiptarëve, një vit pasi për herë të parë këtë e kishte bërë një lëvizje politike me qendër në Tiranë. Ndërkohë, AK-ja po përsërit sot në Prizren atë që bëri vjet, por në përmasa më të mëdha.

eduard zaloshnja

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen