ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Berisha, padi Spahiut: Na prishi me Greqinë

Partia Demokratike do të kërkojë ndjekje penale për ish-nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu me argumentin se ka cenuar marrëdhëniet me vendet fqinje për shkak të lëvizjes Kuq e Zi. Ky raport i shtrirë në tre drejtime, akuzon direkt ish-nënkryetarin e KLD-së, Spahiun se ka shpërdoruar detyrën dhe ka devijuar nga institucioni kushtetues. Më tej, në këtë raport thuhet se Spahiu ka trajtuar me negativitet censusin dhe nëpërmjet kësaj ka tentuar të cenojë marrëdhëniet me fqinjët. Në këtë përfundim ka arritur komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e tij, i cili miratoi raportin përfundimtar të hetimit, ku kërkohet gjithashtu edhe shkarkimi i Spahiut nga KLD. Shkarkimi është një kërkesë nul për shkak se nënkryetari i KLD-së ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar tashmë me shumicë votash nga ana e KLD-së, por gjithsesi demokratët do të vazhdojnë me planin e tyre. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se komisioni evidentoi shkelje të shpërdorimit të detyrës që lidhen me mbledhjet dhe vendimet e KLD-së, si edhe shkelje financiare që lidhen me udhëtimet jashtë Shqipërisë. “Kreshnik Spahiu, me dashje të drejtpërdrejtë, ka devijuar nga funksioni kushtetues i nënkryetarit të KLD-së, njëherazi anëtar i saj, dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari të qartë politike. Ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit”, deklaroi Alibeaj. “Është larguar në mënyrë afatgjatë në funksion të axhendës politike, pa njoftim të organeve kushtetuese, me të cilat lidhet detyra e tij kushtetuese. Ky komision ka detyrimin ligjor të formulojë dhe të përcjellë rekomandimet përkatëse. T’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që t’i dërgojë raportin përfundimtar prokurorit të përgjithshëm, që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për ushtrimin e ndjekjes penale”, theksoi ai. Hapi tjetër, saktësoi Alibeaj, do të jetë dërgimi i raportit përfundimtar KLSH-së, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e raportit për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga zoti Kreshnik Spahiu.

Tema

________________________________

Rubrika satirike Antena (Tema )

Flamuri merr tablonë sinoptike për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut

Flamuri u mbyll brenda në zyrë pasi do lexonte tablonë sinoptike për veprimtarinë armiqësore të Kreshnik Spahiut. Ali Beu ia kish bërë gati rreth 90 faqe dhe ia kishte çuar të printuar në zyrë.

Flamuri e shfletoi një herë përciptas, pa gjërat e nënvizuara nga Ali Beu dhe s’kishte më nerva të lexonte faqe më faqe.

Për tu sqaruar më mirë filloi t’i pyesë një nga një. Mori të parin Ali Beun.

-Ma thuaj pak shkurt se më pyesin njerëzit përse do ta dënojmë këtë Kreshnik Spahiun?

-E ke shpjegimin me hollësi. Kemi bërë një analizë fondamentale mbi arsyet përse ai ka tejkaluar masën kritike të energjive negative që prodhon një zyrtar me koshiencë kundër një fryme, e cila imponon përpos rregullave të shkruara dhe një respekt ndaj vlerave, të cilat na imponojnë një strategji, e cila duhet doemos të tejkalojë mundësinë e kthimit të problemeve personale në spekulim kombëtar, i cili në rastin konkret rezulton fatal pasi bie ndesh me vetëdijen tonë që nëse prishemi me Greqinë, atëherë i kemi bërë një dëm të pariparueshëm jo vetëm frymës së marrëdhënieve tona, por dhe perceptimit negativ që mund të stimulojë një valë negativizmi mbi ne si komb….

-Fol shkurt vëlla se po të jetë për kaq gjatë unë lexoj materialin. Më thuaj ku e ka shkelë, ça i ka bë Greqisë se dua të sqaroj njerëzit?

-Shkurt d.m.th na ka prishë me Greqinë, i tha Ali Beu.

-Po e kap ligji për këtë?

-Duhet ta kapë normalisht se duhet parë gjithë veprimtaria e tij sistematike që nga goditja e veprimtarisë shtetërore për Marrëveshjen e Ujërave deri tek fyerje për politikanë të nderuar grekë që kanë qenë bashkëpunëtorë tanë.

-Po tjetër, tjetër çfarë tu them njerëzve, i tha Flamuri.

-Ka si s’ka, i tha Ali Beu. Me koshiencë të plotë ai ka tejkaluar të drejtën e tij për të udhëtuar me shpenzime të KLD për qëllime private. Kemi arsye të forta të besojmë se disa herë ai në vend që të udhëtonte për në shtëpi të tij, ka udhëtuar pas pune drejt shtëpisë së vjehrrës, çka nënkupton qartë faktin se ai ka keqpërdorur fonde pasi nuk quhet kthim në shtëpi me makinë të punës, por shkuarje tek vjehrra. Ka dhe disa raste edhe më abuzive, kur ai ka shkuar në katër restorante në pika të ndryshme të Tiranës me makinë të punës dhe në ato restorante ka qenë në tavolinë me njerëz që nuk kanë lidhje me drejtësinë, por me politikën apo median. Kjo e rëndon së tepërmi pozitën e tij, pasi sipas të dhënave tona në ato tavolina është folur dhe kundër Doktorit.

-Kjo qenka më e qartë, tha Flamuri. OK, po i them këtij Ennos të dalë të thotë ndonjë gjë.

Mbylli telefonin me Ali Beun dhe mori Ennon.

-Dëgjo, fol pak me këto televizionet që lidhen me ty dhe bëj ca deklarata për këtë Kreshnik Spahiun. Bjeri fort se ka dashur të na prishë me Greqinë dhe ka keqpërdorur makinën. E ke idenë ç’ka bërë apo jo?

-Patjetër zoti Flamur. Unë mendoj se Kreshnik Spahiu nuk duhet të jetë më nënkryetar i KLD-së.

-Lëre atë punë se nuk është më, por duhet t’i biesh fort se dashka të na prishë me Greqinë. Është njësoj sikur të shaje shokun Enver dikur, rraseshe brenda.

-E kuptova. Ky kërkon të prishë miqësinë shqiptaro- greke. Kjo është e qartë. Fola dhe me Gencin dhe më tha se asgjë nuk e prish këtë miqësi. Ajo është në themelet e qeverisë sonë. Ndryshe do isha prishur dhe unë me Doktorin.

-Ore idiot, dil e thuaj ndonjë fjali të fortë, lëri këto idiotësi.

-Patjetër zoti Flamur. Unë do t’ia plas në fytyrë. Unë e kam kuptuar se ç’do të bëjë ai. Duhet t’ia plas në fytyrë.

-Çfarë do të bëjë, pyeti Flamuri.

-Ai do të krijojë parti të re zoti Flamur dhe të na rrëzojë nga pushteti. Duhet ta demaskojmë.

-Më ngrive gjakun debil, i tha Flamuri. Thashë se dije ndonjë gjë të re. Mirë, dil e thuaj ç’të duash, se nuk prish punë se s’të dëgjon njeri.

_______________________________

Komisioni Hetimor kërkon ndjekje penale për Spahiun: “Na prishi me Greqinë”

Komisioni Parlamentar Hetimor ndaj ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka vendosur të kërkojë ndjekje penale për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës ndaj Kreshnik Spahiut.

Në përfundimet e raportit, thuhet se Spahiu do të ndiqet penalisht për prishje të marrëdhënieve me Greqinë, dëmtimin e procesit të Censusit dhe për largimi nga puna pa leje që sipas komisionit ka ndodhur në 15 raste.

Komisioni Hetimor pritet ti propozojë Kuvendin në seancën e ardhshme miratimin e raportit dhe kërkesën për shkarkimin e Spahiut, edhe pse ky i fundit tashmë ka kohë që ka dhënë dorëheqjen.

Pas miratimit të përfundimeve të raportit, kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj tha se një kopje e raportit do ti dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe një tjetër Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Komisioni ka funksionuar vetëm me anëtarë të maxhorancës pasi opozita i bojkotoi punimet e tij./F.Stafa/

Shekulli

__________________________________

TIRANE-Komisoni Parlamentar Hetimor i ngritur për hetimin e veprimtarisë së zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu publikoi sot raportin përfundimtar për shkarkimin e ish numrit dy të KLD-së.

Sipas Raportit 11 faqesh, Spahiu ka devijuar nga institucioni Kushtetues duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të Aleancës Kuq e Zi, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Kështu Raporti ka publikuar konkluzionet e hetimit të komisionit, i cili është bojkotuar nga opozita, dhe më pas do t’i propozojë seancës plenare të Kuvendit më 1 mars, shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Sipas raportit Spahiu ka devijuar nga institucioni kushtetues dhe ka tentuar të cënoje marrdhëniet me fqinjët.
Raporti konstaton se ish-nënkryetari i KLD ka abuzuar me detyrën me vendimmarrjet në KLD dhe ka zvarritur çështje të organizmit gjyqësor. Raporti evidenton gjithashtu se Spahiu ka kryer 15 udhëtime jashtë shtetit me shpenzimet e institucionit pa njoftuar.

Nisur nga kjo kryetari i komisionit hetimor, deputeti Enekelejd Alibeaj, kërkoi që raporti t’i dërgohet KLSH-së që Spahiu të kthejë shumat financiare që i ka përfituar pa të drejtë.

Raporti do t’i dërgohet Kuvendit, prokurorisë dhe KLSH.

(d.b/BalkanWeb)

4 KOMENTE

Lisi

28/02/2012

arrow

O idiot i PD nuk ka qene kreshniku ai qe te ka prishe me greqine,por ka qene LIRIA;LIRIA,o SAL
bile s’di sa vjet perpara kur ishe beqar,o gomar.
S’kam durim per me jua thane me dipllomaci se me te vertete nuk e kuptoni. Jeni krejt BUDALLE.
TE rroni vet se mendja ka kohe qe ju ka lane.

Arben Sejfuli

28/02/2012

arrow

Durimi ësht shum gjëja mir por kur udheqsit tan e kan umb rugen dhe nuk dun tja din se sa ka duruar ki popull atëher le të kuptoet se ka ardh koha qe populli ti denoj ata qe kan zën kariket per ta demtuar kët popull.Shkurt dhe shqip masa konkrete deri sa kjo kauz popullore të mar fund se me kta njeres shteti që kemi nuk vlen gjuha diplomatike se nuk jan diplomat por ma mir tju themi (Ajvanat) Te jetoj Kombi Shqiptar dhe bashkimi i tire.

Rimi

28/02/2012

arrow

Populli shqiptar do ta gjej rrugen e shpetimit ashtu sic hoqi qafe xhaxhin do ti heq edhe kelyshet e tij.

UltraAlb

28/02/2012

arrow

Ky eshte lajmi me i mire qe mund ti jepet shqiptareve, sna interesojne mardheniet e mira me ata qe kane ligj lufte me ne. Po hiken koha kur shqiptaret ndiheshin inferior karshi fshqinjeve, tashme po vjen koha e superioritetit. Periudha e para viteve 1990 ka qene periudha me e erret per shqiptaret por megjithate nuk guxoi asnje fqinj te tallavitej me ne sikurse 20 vitet e ” demokracise” sepse i tregonim vendin gjithsekujt. Nese gabohem ju kerkoj ndjese por thjesht ky eshte mendimi im. Por megjithate rizgjimi kombetar do vije pavaresisht se per njezet e dy vite, shqiptaret jane sfilitur nga furtunat e medha qe i ka sjelle ” pseudo demokracia ” me ” pseudoshqiptaret. Zoti e ruajt atdheun tone se politika e ka shitur.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen