ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Ballkani do të fitonte nga një ‘lagje’ shqiptare në lulëzim

shqiptaret

 

Politikbërësit amerikanë janë të kujdesshëm ndaj konceptit të solidaritetit etnik- por kultivimi i lidhjeve natyrore mes komuniteteve shqiptare në Ballkan do të reduktonte tensionet, do forconte strukturat shtetërore dhe do ndihmonte në stabilizimin e rajonit

 

Nga David L. Phillips*

 

*Autori është drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Institutin për Studime të të Drejtave të Njeriut pranë Universitetit Columbia. Këtë shkrim e ka botuar në Balkan Insight

 

Integrimi euro-atlantik është themeli i përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për të stabilizuar Ballkanin.

Joshja për anëtarësimin në NATO dhe në BE është një nxitje e fuqishme për reforma, sundimin e ligjit dhe prosperitetin demokratik.

Kontaktet tregtare, kulturore dhe personale krijojnë një hapësirë të interesave të përbashkët duke vepruar si një alternativë ndaj konfrontimit.

Por sot perspektiva evropiane është më shumë një aspiratë sesa një realitet. Kriza e eurozonës ka ndryshuar përllogaritjet për vendet e Ballkanit që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

Liderët europianë kanë tani një qëndrim tjetër kundrejt zgjerimit të BE-së. Ata duan që të rregullojnë problemet brenda shtëpisë së tyre përpara se të ngrenë një tendë më të madhe. Me Europën në rrëmujë dhe me SHBA-në e kufizuar për shkak të burimeve të pakta, lind nevoja për një qasje tjetër.

Unë e quaj këtë qasje ‘Lagja Shqiptare’. Ajo bazohet në pranimin se grupet kanë afinitete natyrore, që reflekton historinë, kulturën dhe marrëdhëniet tregtare të përbashkëta.

Duke lejuar lulëzimin e këtyre afiniteteve organike, kjo mund të shërbejë si një valvul sigurie, duke u lejuar grupeve të shfryjnë tensionin e grumbulluar. Frustrimet natyrisht që lindin kur aspiratat prishen ose nga gjeografia ose nga politikat irredentiste.

Strategjia për stabilizimin e Ballkanin duhet të jetë e shumanshme. Nxitja për një Lagje Shqiptare duhet të ndodhë së bashku me përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit në shtetet ekzistuese.

Lagja Shqiptare është më shumë se një territor që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Është një komunitet i vlerave të përbashkëta, bazuar në angazhimin për demokraci, të drejtat e njeriut dhe tregun e lirë. Si e tillë, Lagja Shqiptare është krejtësisht evropiane dhe në një linjë me interesat amerikane.

Bashkëpunimi ndërkufitar mes shqiptarëve është duke u zhvilluar tashmë. Familja, klani dhe lidhjet e biznesit janë fabrika e shoqërisë shqiptare. Kontaktet tregtare legjitime bazohen në shkëmbimin e prodhimeve vendase.

Autostrada shqiptare A1 është një projekt historik. Me një kosto prej më shumë se 1 miliard euro, kjo superstradë me katër korsi redukton kohën e lëvizjes nga Prishtina në Tiranë nga gjashtë në dy orë, duke mundësuar lëvizjen më efikase të mallrave dhe njerëzve.

Biznesi gjithashtu po kërkon parashikueshmëri dhe burime të besueshme furnizimi. Kompania e energjisë KESH në Shqipëri ka lidhur një marrëveshje për të lidhur sistemin e saj të shpërndarjes me shërbimet në Kosovë.

Përmirësimi i rrjetit rajonal të shpërndarjes do jetë një ndihmë për prodhuesit e hidro-energjisë dhe për të tjerë prodhues energjie në një shkallë më të vogël.

Teknologjia është shumë e rëndësishme për lidhjen. Të rinjtë e fiksuar pas teknologjisë bashkëpunojnë përmes rrjeteve sociale dhe të tjera mjeteve të komunikimit si celularë, Blackberry dhe iPad.

Universitetet në gjuhën shqiptare po ndajnë gjithmonë e më shumë kurrikulat dhe tekstet. Dhe ka një numër gjithmonë e në rritje të shkëmbimeve të studentëve.

Diplomatët mund të ndjejnë shqetësim nga koncepti i solidaritetit etnik. Kjo mund tu kujtojë projektin e Sllobodan Millosheviçit për të krijuar një shtet të Serbisë së Madhe, krejt të pastër etnikisht. Në vitet 1990, ndarja etnike e Jugosllavisë solli vdekjen e qindra e mijëra personave dhe zhvendosjen e milionave.

Diplomatët do të duhet të kuptojnë se Lagja Shqiptare është aktualisht një alternativë për ndarjen etnike. Ajo merr një botëkuptim të sofistikuar për të vlerësuar se vendosja e kontakteve ndërkufitare, bazuar në ngjashmëri historike e organike, mund të forcojë strukturat ekzistuese shtetërore.

Si një ndryshim paradigme në marrëdhëniet mes kombeve në Ballkan, arsyetimi dhe mekanizmi i realizimit të Lagjes Shqiptare kërkon studime dhe dialog. Një konferencë për Lagjen Shqiptare mund të bashkojë studiues, përfaqësues të medias, shoqërisë civile nga vendet e synuara dhe nga diaspora.

Gjetjet e tyre do i paraqiten një samiti të zyrtarëve qeveritarë, parlamentarëve, liderëve të shoqërisë civile, studiuesve, si dhe diasporës shqiptare. Duke u mbajtur në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë, samiti do ishte një forum për forcimin e Lagjes Shqiptare, duke konfirmuar edhe mbështetjen për integrimin euroatlantik dhe rajonal.

Risitë janë gjithmonë të rrezikshme. Por status- quoja është po ashtu me probleme. Qasja aktuale e Perëndimit në Ballkan nuk është në zgjidhje për problemet në rajon. Interesat amerikane nuk plotësohen nga shtete të dobëta dhe të paqëndrueshme, që janë vulnerabil ndaj korrupsionit, kriminalitetit dhe ndikimit nga grupe të jashtme ekstremiste.

SHBA dhe BE duhet të punojnë së bashku për demokratizimin bazuar në standardet perëndimore dhe idealet evropiane.
“Europa si e tërë dhe e lirë” është qëllimi përfundimtar.

Për të realizuar këtë vizion, politikbërësit amerikanë duhet ta shohin Ballkanin ashtu siç është. Solidariteti etnik është një realitet. Sfida është që ajo të shfrytëzohet si një forcë pët paqen dhe prosperitetin sesa si një burim për konflikt e dhunë.

Tema

2 KOMENTE

FERDEROVA

14/02/2012

arrow

AMERIKA ESHTE ME NE,NE JEMI ME ATE…NE MARATON JU PRESIM,DERI NE LIRINE KOMBETARE!
SHQIPERIA NJE ZVICER TE JETE-JO NJE AFGANISTAN!

hari

21/02/2012

arrow

Gabimin ma trashanik ne historine e BEse eshte sjellja ndaje Shqiperise ata jane kombi ma me vlera ne BEse me vllera historike , aty ka linde per here te pare europa , aty filloi perhere te pare qyteterimi evropian , aty filloi shkolla e pare e dijes , shkolla milletit , shkolla joniane , Bota njehe dy kultura greke e romake po ne ne mes ku jemi ne qe kemi gjuhen tone , zakonet tona , doket tona , kushtetuten tone me ligje prefekte duke i marre ne konteks me kohen , kushe eshte ai shkencetar ne bote qe kur i ka ra ne dore kanuni dhe nuk eshte mahnitur tetjeret ishin kanibale kur ne kishim ligje njerezore prandaj ishim dhe shoqeria me njerezore e kulturore , Nuk ka emer grek homer , homer ose omer ky emer gjindet vetem aty ku kane jetuar Iliret . Po te doni te shikojme emrin aferdita nuk ka emer afardita ne greqi , po afron dita . E uropa eshte shume fajtore me Shqipetaret .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen