ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Bajlozi ‘pa dhëmbë’ kërkon të kafshojë Kreshnikun ‘e hekurt’

Me të vërtet që na ka dënuar historia, përderisa në vitin 2012  duhet të vuajmë ende presionet, shantazhet e taksat ‘tym për tym ka nji dash të pjekun’, nga ana e bajlozëve të zinj të politikës.

Meta nxirret i pafajshëm, në një kohë që gjithë Shqipëria e pa sesi ky ‘njeriu me bllok’ vilte taksat ‘tym për tym’. Ky sejmen i Berishës, këtij bajlozi të zi që ka kthyer Shqipërinë në një çiflig familjar, doli me duart e pastra ndërsa ato kullojnë ende lëtyrë. Gjithkush mund të mendojë se drejtësia vdiq, por drejtësia s’mund të vdesë kurrë, ajo nuk është prokurori apo gjykatësi i korruptuar a nën presion, përkundrazi drejtësia është morali dhe urtësia publike te ngritura në institucion, e as morali, as urtësia publike, s’mund të vdesin kurrë.

Drejtësia mori një thikë pas shpine, një nga të shumtat që bajlozët e zinj të politikës i kanë ngulur përgjate këtij 20 vjeçari, por ajo di të ripërtërihet, drejtësia vonon por nuk harron, thotë populli.

Në të njëjtën ditë kobzezë per fatet e drejtësisë e të demokracisë, bajlozi Berishë, me anë të sejmenëve të tij në Parlament ( ky në fakt është katandisur prej kohësh në një strehë langojsh gjuhëjashtë) deklaroi se kërkon të kafshojë nënkryetarin e KLD-së, z. Kreshnik Spahiu, për shkak të veprimtarisë së këtij të fundit në mbështetje të patriotizmit shqiptar.

Mirëpo sot, Kreshniku ‘i hekurt’ ia bëri të qartë Bajlozit, se mund të kerkojë ta kafshojë, po Bajlozi  është institucionalisht ‘pa dhëmbë’, e përsa i përket presioneve e shantazheve politike ato mund ti adresojë gjëkundi tjetër, se Kreshniku nuk përkulet.

Tani përtej krahasimeve e metaforave, si është konkretisht gjendja.

Z. Spahiu me të drejtë nënvizoi në deklaratën për shtyp, se Kushtetuta nuk parashikon shkarkimin e asnjë anëtari te KLD-së, në asnjë nen, aq me pak të nënkryetarit. Ky është nje fakt kokëfortë, i cili nuk mund të anashkalohet, pasi Kushtetuta parashikon shkarkimet e gjithë figurave te larta institucionale, deri edhe gjyqtarit të thjeshtë, por në asnjë nen nuk parashikohet shkarkimi i anëtarit të KLD-së.

Në pjesën e nëntë të Kushtetutës, me titull Gjykatat, vihet re që KLD-ja lidhet me gjykatat,  ku parashihen rastet e shkarkimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të gjyqtarëve të tjerë, por jo të anëtarit të KLD-se, për faktin e thjeshtë se aty gjendet edhe ministri i drejtësisë e Presidenti, të cilet nuk mund të cilësohen dot ‘gjyqtarë’, prandaj edhe nuk përdorët asnjehere togfjalëshi gjyqtari i KLD-së, por anëtari i KLD-se. KLD-ja nuk përfaqëson një gjykatë, nga pikëpamja kushtetuese, por një organ të veçantë  kontrolli .

Prandaj me të drejtë, z. Spahiu thotë, se për çdo veprim parlamentar në lidhje me këtë çështje, në radhë të parë duhet provuar kushtetutshmëria e tyre dhe vetëm pasi të vendoset se janë në përputhje me Kushtetutën, ato mund të pretendojnë të kenë fuqi ligjore, përndryshe ngelen thjesht manovra politike.

Por edhe në rast se Gjykata Kushtetuese vendos për kushtetutshmërinë e iterit parlamentar të shkarkimit, dhe pas gjasave statusi kushtetues i anëtarit të KLD-se do të barazohej me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë ( Kyetari i saj është anëtar i KLD-së, neni 147, pika 1) sikundër në nenin 140 (po pjesa e nëntë e Kushtetutës) do të kemi :

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike dhe për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se
ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Pra sërisht fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese.

Atëherë duke qenë se kohët për gjithë këtë proçes ( shtrimi në Gj.K. për kushtetutshmërinë e veprimtarisë parlamentare, ngritja e komisionit dhe hetimi, kalimi sërisht në Gj.K. për vendimin final) janë të gjata, shumë muaj, aq sa skadon vetë mandati i z. Spahiu, duket se kjo përpjekje për të kafshuar, i drejtohet qoftë drejtësisë, pavarësisë së pushteteve, ashtu edhe Aleancës KuqeZi.

Fakt është se Berisha trembet nga fuqizimi i vazhdueshëm i Aleancës KuqeZi, nga rritja e patriotizmit ndër shqiptare dhe kjo deshmon se patriotizmi dhe veprimtaria e Aleancës KuqeZi është ilaç anti-diktaturë.

Bajlozi don të vendosë të gjitha pushtetet nën kontrollin e tij absolut e absolutist, don të mbajë peng Shqipërinë me presione e shantazhe, don të marrë ‘tym per tym ka nji dash të pjekun’, por kësaj radhe i ka hasur keq sharra në gozhdë, se Kreshniku nuk përkulet; Bajlozi i zi don të kafshojë Kreshnikun, po harron se Kreshniku është i hekurt, ka me vete Kushtetutën , ka me vete arsyen, ka me vete kuqezinjtë, ka me vete frymën e demokracisë dhe frymën kombëtare.

Kreshniku po farkëton topuzin e demokracisë kombëtare, Bajlozi duhet dërguar në gjirizet e historisë, nga, për të zezën e kombit, doli.

Ledjan Prifti

 

 

 

8 KOMENTE

Altin

19/01/2012

arrow

Nese i reziston ketij bajlozi te neveritshem z. Spahiu nderon emrin e tij dhe i sherben dinjitetit te gjithe shqiptareve qe nuk ulin koken para nje diktature te re.

Nuri

19/01/2012

arrow

i madhi KRESHNIK i KRESHNIKVE Jo. Vetem qe do rezistoje por edhe do te TRIUMPFOJE nga keto Zagaret e klani Kim Enver Stalin!
Posht tradhtaret e kombit!!
Kreshnik do e kryjm Kuq e Zi….

Edi

19/01/2012

arrow

-Qente le te lehin! Karvani ec perpara-
Kurajo z.Shpetim se (sali berishes) po i vjen fundi.
Mendoi se kesaj rradhe duhet te vrase gjithe popullin per te mbajt pushtetin.
Gje qe nuk mund te arrihet kurre.
Pra durim dhe per pak kohe per te larguar keta flliqesira.

FORZA ALEANZA KUQ E ZI

Besim Gjedi

19/01/2012

arrow

xhaxhi Sali ike plaku mere ike me gjith tespi e tusubaq bashk me gjith zagar e tuaj ! haaaaaaaaaaaaaaaaa……….. . Te ka ardhur fundi xhaxhi Sali (enver)

Martini

20/01/2012

arrow

Pranvera Shqipetare po vjen

Ermal

20/01/2012

arrow

EGJELI PER ILIR METEN DHE DIKTATOR FASHIST ILIR RRUSMAILI

Spartak Braho PROKURORI
ka qit canten si DREJTORI
si Drejtor i LSI-se
shpetimtar i Shejtangjise
Me shantazhe SPIUN-HAJNIE
video audio LSI-e
Spartak Braho dhe Ilir Rrusmajli ENVERISTI
me prejardhje KOMUNISTI
me detyra avokat JURISTI
profesione prej KAMORRISTI
Spartak Braho dhe Ilir Rrusmajli PUSHTETARI
ka qit Ilirin Meten nga LITARI
nga litari i DREJTESISE
faqezite e SHQIPERISE
Klani Sandri,Mustafa Nano,Lubqo e Fevziu
mos te nguten si Lesher Miu
se Shqypnia dhe Shqiptaret
ju kane ardhe në maje te hundës tradhetare Poletikanë,Analistë dhe Gazetarë

FERDEROVA

24/01/2012

arrow

NE VLORE JU PRISNIM TE ISHIT SOT-VV+AKQ=I.VLORE +ISA BULETIN=KRESHNIK+ALBIN
KESHTU ,ASKUSH NUK JU MUND DOT-DHE KOMBIN DO BEJME TOK!
MOS U MERRNI ME PLEQTE…MBLIDHNI RINIE KUDO…SE KOHA NUK PRET-KOMBIN TA BEJME VET!
LLOGARITNI KETE KASTE =ME ARMIQTE JASHTE!
KUJDES JO PERCARJE ME RININE..
KRESHNIKUN RUAJENI SI SYTE..

armand

25/01/2012

arrow

ME VJEN MIR QE DIKUSH PO MENDON PER KOMBIN POR A DOTMUNDI I VETM KRESHNIKU TU BEJ BALL HIENAVE QE PO MBAJN PENG POPULLIN ME MASHTRIME..COHU O POULL SE ASKUSH ST FAL GJE..TE GJITH NE MBESHTETJE TE KRESHNIKUT TE SHQIPTAREVE

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen