ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Athina shpërblen konsullin antishqiptar

Theothoros Ikonomu Kamarinos, duke mare mirënjohjenTheothoros Ikonomu Kamarinos, duke mare mirënjohjen
Athina shpërblen konsullin antishqiptar

Arben LLALLA

Shoqata “Rinia e Vorio Epirit” të shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites t vitit 2012 në Athinë. Spiro Ksera dhe Vangjel Dule të pranishëm në dhënien e Mirënjohjes ish-diplomatit grek që u përzu në heshtje nga Shqipëria.

Figura kryesore e kësaj mbrëmje ishte ish-konsulli grek në Korçë Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vlerësua me Mirënjohje të lartë për kontributin e tij për greqizmin e Jugut të Shqipërisë.

Fjalën e hapjes të këtij aktiviteti e bëri kryetari i shoqatës “Rinia Vorio Epiriote” Theofanis Kaliviotis, i cili është nga Livadhia e Sarandës. Ndërsa nënkryetarja e kësaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhurojë pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklarojë se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup kinezi siç njihet në Shqipëri për kontributin e tij antishqiptar është vlerësuar edhe nga Naum Disho, i shumë kërkuari nga drejtësia shqiptare kohët e fundit.

Gjithashtu këtë aktivitet e përshëndetën ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet të jemi të bashkuar për të fituar të drejtat tona. Më tej foli Panos Panajotopulos, sekretari për politikën e jashtme të partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras, i cili deklarojë se ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas po bënë përpjekje që qeveria shqiptare t’iu plotësojë të gjitha të drejtat që ju takojnë.

Më tej folën kryetari i partisë minoritare MEGA, Kristaq Kiços, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i shoqatës Vorio Epirote Harallambos Karathanos i cili në fillim të muajt mars do të jetë organizatori i manifestimit të përkujtimin të Autonomisë së Vorio Epirit, etj.

Në këto këto aktivitete janë paraparë që të krijohet një imazh i keq për Shqipërinë në prag të marrjes së ftesë, kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Express (Kosovë)

3 KOMENTE

Ermal

14/02/2012

arrow

Ne rinia Shqiptare dhe e ardhmja e kombit nuk ndotim karakterin tone duke bashkpunuar me figura te errta 21 vjecare si Ndoka, Lesi dhe Topciu.Ketu ishin qe 21 vjet dhe veq sherrin ja u kemi pare. Me pase qene Topi aq i mire nuk dekretojke ligjin famekeq te deklarimit ne baze te etnise dhe religjionit dhe nuk dekorojke persona komuniste pro Jugosllave qe kane bere masakra te llahtarshme kunder Shqiptarve (Tivari & Drenica) dhe duke dekuruar Janullaton. Une si i ri qe jam dhe anetar i Aleances Kuq e Zi me vjen per te vjellur kur me permendin figura politike te tilla. Nardi dhe Lesi jane bere mall pazari dhe Topit nuk i intereson gje tjeter veqse pronat e tij.Ne duam nje revulucion te mirfillte politik qe ti shporre kete gjenerate politike 21 vjecare dhe jo fasada. Nuk hecet drejte perparimit kombetare duke marre te shkurtin dhe duke lene te gjatin se pergjigja perfundimtare do ishte se ka gjetur me ndere jush muti kaken.Autori te me fale per fjalorin pak te prishur ne fund por me dhemb zemra kur mendoj se cfare i kane sjelle keto horra 21 vjecar Shqiptarve dhe Shqiperise.Faleminderit

FERDEROVA

14/02/2012

arrow

http://www.facebook.com/photo.php?fbid=3299670496387&set=a.3179573934048.158182.1406643759&type=1&theater

RROFTE RINIA PER SHQIPTARI-POSHTE TRADHETIA O NJERI!
2 MILION SHQIPTARE NA DUHEN NE ,TE FITOJME LIRINE KOMBETARE !

FERDEROVA

14/02/2012

arrow

NJE IDE PER DISKUTIM:MBI 40 VJEC JO NE POLITIKE!
NE QEVERI ME SELEKSIONIM…

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen