ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

ALEANCËS KUQEZI I BASHKOHET EDHE VETËVENDOSJA NË KELCYRË, BARRIKADË KUNDËR NAZIZMIT GREK.

Photo: Duke ndodhur tani: Aktivistet KuqeZi rrethojne manastirin ku kane hyre perfaqesuesit e partise naziste "Agimi i Arte"Përmet – Dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi kanë protestuar gjatë ditës së diel në urën e Dragotit dhe Manastirin e Këlcyrës kundër festimeve dhe ceremonive të organizuara nga Konsullata greke në Gjirokastër.

Fillimisht aktivistët e Aleancës KuqeZi në urën e Dragotit kanë pritur me thirrje kombëtare dhe banderola përfaqësuesit e Konsullatës greke të Gjirokastrës si dhe 4 autobuzë me shtetas grekë të cilët u shoqëruan në masa të forta sigurie nga të gjitha strukturat e policisë. Rreth orës  11 e 15 minuta aktivistët e Aleancës KuqeZi të shoqëruar nga dhjetra qytetarë kanë marshuar drejt Manastirit të Këlcyrës.

Përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi fillimisht kanë falenderuar disa nga drejtuesit e VetëVendosjes në Kosovë të cilët përshëndetën nismën e Aleancës KuqeZi që protestuan kundër shovinizmit grek, i cili vazhdon të krijojë incidente diplomatike në vendin tonë.

“Jemi sot këtu, ishim edhe një ditë më parë, dhe çdo ditë do të jemi në çdo cep të Shqipërise kur integriteti moral dhe territorial do të cënohet nga qarqet anti-shqiptare. Kjo nuk është Shqipëria që duan shqiptarët, e cila drejtohet nga një qeveri e cila pasi grabiti votat shiti, dёmtoi, dhe poshtëroi integritetin e shqiptarëve duke bashkëpunuar me qarqet anti-kombëtare. Të gjithë jemi dëshmitarë ku një ditë më parë ndërsa Aleanca KuqeZi protestonte në urën e Dragotit shtetas grekë dhunuan qindra varre të të parëve tanë në Boboshticë për të nderuar 2 ushtarë grekë. Ne kërkojmë dhe do ta bëjmë sapo të marrim drejtimin e qeverisë kuqezi parimin e reciprocitetit me Greqinë ku mijra shqiptarë dhunohen verbalisht dhe nuk lejohen të kalojnë kufirin prej origjinës së tyre. Nëse Greqia nuk ndryshon politikat ndaj kombit dhe shtetit shqiptar, për çdo shqiptar të kthyer mbrapsht në kufi ne do të kthejmë mbrapsht një shtetas grek. Shqipëria në çdo cep të saj është tokë kuqezi dhe nuk do të jetë kurrë Greqi.”- deklaruan përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi.

Për rreth 60 minuta gjatë mbajtjes së ceremonisë në Manastirin e Këlcyrës, aktivistët e Aleancës KuqeZi kanë kënduar këngë patrioitke, duke i prishur organizatorëve grekë ceremoninë fetare në manastir.

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen