ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi shpall në Krujë programin ”Shqipëria bëhet”

Në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Aleanca Kuq e Zi ka shpallur programin politik të këtij grupimi.

Shpallja është bërë në një takim ku merrnin pjesë shumë qytetare nga të gjitha trevat shqiptare. Drejtuesi kesaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, u shpreh se ka ardhur dita që e ardhmja të ketë dy ngjyra, ato kuqezi.

“Ashtu si pesë shekuj më parë, kur Gjergj Kastrioti luftoi kundër sulltanëve për të na çuar drejt Europes, është mision i kuqezinjve tashmë për t’u ndeshur me sulltanet e Anadollit të ri dhe që na kane lënë jashtë Europes”, tha Spahiu.

“Ata jane faqja e zezë e historisë së Shqipërisë, ata janë faqja e zezë kundër bashkimit kombëtar. Sot, nuk e gjen asnjë nga 10 milion kuqezi që të jetë kundër bashkimit me Kosovën, me përjashtim të dy Kryeministrave në Tirane dhe Prishtinë. Ju ftoj të gjithëve ta nënshkruajmë 1 milion kuqezi kontratën me popullin shqiptar me betimin “Gjergj, Shqiperinë do ta bëjmë kuqezi”.|

Ne kete aktivitet ishte i pranishem pinjolli i familjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, arbereshi Fulvio Misasi, i cili shprehu gatishmerine që t’i bashkohet aksionit te Aleances Kuqezi.

Nderkohe, Kryetarja e Aleances se Gruas kuqezi, Florenta Xheko, propozoi qe perkrenarja dhe shpata e Skenderbeut qe ndodhen ne muzeun e Vienes te rikthehen ne atdheun e Skenderbeut dhe kjo duhet bere sa me pare duke ndjekur te gjitha rruget diplomatike.

 Top Channel
__________________________________________
Aleanca shpall programin  

“Shqipëria bëhet” është programi i Aleancës Kuq e Zi, i cili u shpall sot gjatë aktivitetit në nderim të figurës së Skënderbeut, në Krujë.

Në tubimin e zhvilluar me rastin e 544-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi u shprehën se asnjë qeveri e viteve të fundit nuk e ka përkujtuar një ditë të tillë.  Gjithashtu, ata kritikuan qeverinë “Berisha” për mungesën e aktiviteteve në këtë ditë.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, aktiviteteve të organizuara pritet t’u bashkohet edhe pasardhësi i familjes së Kastriotëve, Flavio Missasi.

Në Lezhë sot janë zhvilluar homazhe në varrin e Skënderbeut, ku kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi si dhe kryebashkiaku i qytetit, Viktor Tushaj.

Shekulli

____________________________

Sipas një lajmi të bërë publik vetëm pak minuta më parë, mësohet se Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur në qytetin e Krujës për të shpalosur programin e saj politik dhe për të zhvilluar një tubim, në përkujtim të 544- vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbe. Kjo aleancë përkujton sot vdekjen e heroit kombëtar, që la emër në historinë e Shqipërisë. Në një deklaratë të dhënë sot për shtyp, përfaqësues të kësaj aleance kanë konfirmuar pjesëmarrjen e pinjollit të familjes së Skënderbeut në radhët e Aleancës Kuq E Zi. Më tej, ata shtojnë se bashkimi është aspirate e të gjithë shqiptarëve.

Gjithashtu, përfaqësues të aleancës kanë shprehur keqardhjen për faktin se asnjë nga partitë politike në vend nuk e ka përkujtuar vdekjen e heroit kombëtar. Ato kanë kërkuar me forcë hapjen e dosjeve për zyrtarët e lartë, kufizim të mandateve për sulltanët e politikës. Në këtë tubim të zhvilluar në Krujë, Aleanca Kuq e Zi ka shpalosur programin politik “Shqipëria bëhet”.

Sot Online

____________________________

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot nje tubim në Krujë, ku do te shpalose programin e saj “Shqiperia Behet”. Vizita në këtë qytet bëhet pikërisht në përvjetorin e 544 të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, per te cilen AK ka theksuar se asnje qeveri nuk e ka kujtuar si date te rendesishme.

AK ka organizuar në Kalanë e Krujës një aktivitet në përkujtim të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Perfaqesuesit e AK kane kerkuar |kufizimin e mandateve te sulltaneve te politikes” dhe pune ne interes te gjithe shqiptareve.

Sipas AK këtij aktiviteti do t`i bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut Flavio Misasi.

Panorama

____________________________

KRUJE-Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim në Krujë në kuadër të 544 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Gjatë këtij tubimi, përfaqesues të Aleancës Kuq e Zi kanë shpalosur edhe programin e tyre, ‘Shqipëria bëhet’.
“Do të lidhim kontratë kuqezi”, thanë përfaqësues të Aleancës lidhur me programin e tyre.
Aktivitetet në përkujtim të vdekjes së Heroit Kombëtar do të mbahen në kalanë e Krujës ndërsa përfaqësues të Aleancës kritikuan qeverinë, për mungesen e aktiviteteve në perkujtim te 544 vjetorit te vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“Asnjë qeveri nuk përkujtoi vdekjen e Gjergj Kastriot Skenderbeut”.
Përfaqësues të Aleancës kanë deklarur se aktiviteteve pritet t’i bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Flavio Misasi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

________________________________

TIRANE- Në ditën e 544 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, Aleanca Kuq e Zi shpalli programin e saj politik “Shqipëria bëhet” si alternativa e vetme për Shqipërinë e shqiptarët kudo qe ndodhen, dhe  aspiratën e tyre për bashkim.

Aktiviteti përkujtimor zhvillohet në Kalanë e Krujës. I pranishëm është dhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit, Fluvio Misari, i cili nga sot i është bashkuar aleancës.

AK publikoi dhe kontratën kuq Zi me popullin “Bashkimi, aspirate e shqiptarëve” dhe kërkoi “Kufizimin e mandateve të sulltanëve të politikës dhe hapjen e dosjeve të zyrtarëve të lartë”.

Gjithashtu një flamur gjigand kuq e zi do të shpaloset në vendin simbol të rezistencës së shqiptarëve për ruajtjen e trojeve dhe identitetit te tyre.

Ambasada Amerikane paralajmëroi, (pak ditë më parë) qytetarët amerikanë që ndodhen në Tiranë të bëjnë kujdes dhe të evitojnë zonat ku do të zhvillohet manifestimi.
(sg/shqiptarja.com)

 

 

10 KOMENTE

besim kryeziu

17/01/2012

arrow

ju lumt

Mirela Neli

17/01/2012

arrow

Bravo, Z. Spahiu, te ndjek e te mbeshtes, Mirela Neli, Lezhe

sokol

18/01/2012

arrow

MIREMENGJES TE GJITHEVE .Z . SPAHIU , ju pershendes dhe nje BRAVO e madhe per kete qe keni bere , ju pergezoj dhe besoj qe dita dites do te beheni akoma me shume ne , kete levizje kombetare qe po rilinde .UROJ QE ME 28 NETORE TE 2012 KRYEQYTETI I FESTIMEVE TE JETE VLORA DHE JO TIRANA SEPSE I TAKON DHE KESHTU ESHTE E DREJTE . URIME URIME URIME

DelTa Force - Kosovë në Thojza Republikë

18/01/2012

arrow

te lumt o kreshnik or vlla vetem ti ne shqiperi e albin kurti ne kosove mundeni me sjell bashkimin e kombit ashtu siq ka qene deri para ndarjes me 1912 ku shqipeeria ka qene ne 6 pjese.
e sot ku jemi te gjithe te ndare e te perqare,as kosoven si kosove politikanet tane ne krye me hashim thaqin – hajnin ma te madh te politikaneve ne kosove nuk e lejojn mu bashku vetem e vetem ata per veti me perfitu e ne populli veq po shkojm dita dites ma shum duke u varferu.
se as hashim hajnit ne kosove dhe sali hajnit ne shqiperi nuk ju intereson kombi ju intereson vetem e vetem qe te perfitojn per vete mos me i humb postet.
e keni pare te gjithe shqiptaret kreshnik se qfare proteste ka organizu Lëvizja Vetëvendosje në mkerdare dhe te dheu i bardh qfare proteste e qete e paqesore,ka qene,qohet hashimi e ban tragjike per shkak se mos po e humb karriken,i lajmeron evropes jo vetevendosja po don me ba lufte po qfare lufte more kreshnik,kur ti dhe albini jeni per bashkimin e shqiperis se madhe,kjo veq tek tradhetaret ndodh.
o kreshnik ja sot ja kurre na duhet me u bashku me shqiperin se perndryshe jo vetem qe ka me nda serbia,por serbia ka me vendos pushtetin e vet ne krejt kosoven ne thojza republike te themi.
se 6 komuna serbia na i ka marre ndersa edhe 4 komuna tjera me decentralizim jan gati me i marre eperfshir prej tyre edhe prizrenin dojn me e nda,se qeky eshte qellimi i politikaneve,edhe qka eshte ma e keqja,e kan hjek emblemen e lidhjes shqiptare te prizrenit kjo eshte e papranueshme me e hjek nje emblem historike te kombit shqiptar.
vetem referendumi luan rol se perndryshe nuk shkon ma keshtu.
siq po shihet keshtu kreshnik,i ka ardh koha edhe nje avni rrustemit te dyte,ndoshta mbledhin mend keta tradhetar ndonjehere.
ju pershendes kreshnik e ju deshiroj suksese ty dhe albin kurtit te metutjeshme.

Dino Mehmeti

18/01/2012

arrow

Suksese, veper madheshtore…shpresoj per nje te ardhur unike per popullin shqipetar.
Keni mbeshtetjen nga Vjena.

FERDEROVA

18/01/2012

arrow

bravoooooooo…ME PENE E ME GRUSHT-DO JA THEMI BOTES MBARE,
NE DO BEJME KOMBIN SHQIPATER,TE COPTUAR BOTA PSE NA LE?
SHQIPTARIN E VARUR NE KRYQ- DURUAM SLLAVET SHUME,SI KRISHTI NDIHEM UNE!

    plarent

    25/01/2012

    arrow

    Nuk na e ka fajin bota, por ne radhe te pare e kemi fajin ne, qe nuk kemi pase asnjehere vullnetin per tu ribashkuar. Kjo ka ardhur si pasoje e asaj qe shqiptaret perçahen shume lehte, sepse jane te lekundur dhe jo te qendrushem. Sot shqiptari vuan nga Shqiptari e jo me nga i huaji.

kuqezi perjete

18/01/2012

arrow

bravo aleanca kuq e zi, jeni te vetmit qe mendoni per kete vend dhe per te miren e shqiptarve. jam i sigurt qe qe cdo dite e me shume shqiptare kudo qe ndodhen ju mbeshtesin dhe ndihen krenare per kete levizje.
Kam vetem 1 pikpyetje dhe kjo eshte kryetarja e grus kuq e zi Znj. Florenta Xheko.
A mendoni se shoqja e bashkshortes se Ilir Metes, Zonjes Monika Kryemadhi, (Florenta Xheko) eshte personi i duhur per ate pozicion. Besoj se duhet nje figure me e besueshme.
Gjithsesi shpresoj te jem gabim dhe do te jem mbeshtetes i nismave tuaja persa kohe ato jane ne te mire te vendit tim.

lili

18/01/2012

arrow

Dje pashe nje program tek vizion plus .
Ju rrespektoj shum per ate qe po beni per shqiperine dhe shqiptaret.
Per sa i perket programit tuaj me duket ambicioz por i realizueshem megjithate dua te shtoj ndicka nga eksperjenca ime ne shba ju duhet te insitoni ose ta coni ne referendum qe deputetet te zgjidhen me emer jone lite partie pra secili te zgjidhet ne baze te itegritetit te tij dhe ne zonen qe ai banon jo si per shembull S,Berisha ne kavaje ose ne bathore.

rrahman-kosova

29/01/2012

arrow

Ndihem krenar qe jam SHQIPETAR me ket kuptoj te dua veten se pari.Pastaj dua te tjeret,si dote me besoj ,tjeteri kur veten se dua,se do dua ate,dhe nje fjale e urte,mos pyet qberi shteti per ty por pyet qbera une per shtetin,ne ket rast per kombin,fjale e urte e nje burreshteti Amerikan,vllezer dhe motra,te dashur shqipetar,duhet te punojme te ndihemi mete vertet shqipetar,kohe e trubullte na e ka kap trojet shqipetare,vlera behet antivler,e drejta quhet e pa drejte kushtetusja,shkelet me antikushtetut,e keqja behet e mir,kohe te pa kohe,ti meshojm hekurit te gjith ne nje vend,dhe do e lakojm, ma shum spo ju marr kohe te gjithe vllezer shqipetar pa i nda ne ortodoks,katolik e musliman jemi shqipetar.ju pershendes

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen