ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi: Topalli më shumë në ajër se sa në tokë, po mbivendos funksionin ministrit të jashtëm dhe të integrimit

Neda Prendi Konference

Aleanca KuqeZi është përpara opiononit publik për të reaguar mbi vizitën e Kryetares së Parlamentit në Japoni. Brenda një kohë të shkurtër spikerja e parlamentit ka udhëtuar me dhjetra herë jashtë Shqipërisë duke shpenzuar me qindra mijëra euro për një funksion që kryhet dhe duhet të kryhet nga ministri i jashtëm.
Aleanca KuqeZi e mirëkupton dëshirën dhe pasionin e kryetares së kuvendit për të udhëtuar përtej kufijve, por njëkohësisht ka detyrimin t’i bëjë me dijë mbarë qytetarëve shqiptarë se të gjithë udhëtimet e spikeres së parlamentit paguhen nga buxheti i shtetit, pra, me taksat e qytetarëve shqiptarë.
Aleanca KuqeZi i kërkon spikeres së parlamentit që të lejojë ministrin e jashtëm të kryej detyrën e tij në përmbushje të misionit diplomatik i cili është mbivendosur nga aspirata e znj.Topalli për të qenë ministre e jashtëme. Por sipas gjasave, spikerja e parlamentit aspiron edhe për postin e kreut të shtetit shqiptarë.
Aleanca Kuqezi i kujton zonjës Jozefina Topalli së një nga kushtet për tu zgjedhure President i Republikës është që minimalisht kandidatet duhet të kenë jetuar të paktën 10 vitet e fundit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Zonja Topalli gjatë dy viteve të fundit ka qëndruar më shumë në ajër se në tokë.
Aleanca KuqeZi i kërkon zonjës Topalli që të mos kapërcejë kompetencat e saj që lidhen me spikerimin e seancave plenare dhe të mundohet të kursejë paratë e taksapaguesve shqiptarë, ekonomia e të cilëve jo vetëm që është në krizë por ajo shumë shpejt do të krahasohet me krizat e vendeve të rajonit.
Nga të dhëna jo zyrtare mësohët së në cdo udhëtim të saj zonja Topalli shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga jo më pak se 7 persona, brenda të cilit në të shumtën e rasteve përfshihen edhe familjarë dhe të afërm të zonjës Topalli.
Aleanca KuqeZi kundërshton gjithashtu me forcë shpenzimet e spikeres së parlamentit e cila është e vetmja që shoqërohet me dhjetra policë e roje, të cilët paguhen nga taksa-paguesit shqiptarë dhe makinat e të cilëve shpenzojnë karburant pa kriter.
Aleanca KuqeZi i kujton mbarë opionionit publik së zonja Topalli qëndron në karriken e pushteit prej16 vitesh, ku si fillim ajo ka qenë nënkryetare e parlamentiti për 8 vjet dhe, prej 7 vitesh, qëndron dhe shfrytëzon me forcë dhe pakriter karriken e kryetares se parlamentit.
Aleanca KuqeZi i premton mbarë opinionit publik së kufizimi i mandateve, si nismë e kuqezinjve është e vetmja zgjidhje për të rifreskuar klasën politike shqiptare e cila është kthyer në veglën personale të pushtetarëve të sotëm, një prej të cilëve është edhe zonja Topalli.

Deklarata e dhënë nga përfaqësuesja e Aleancës KuqeZi, Neda Prendi

NJË KOMENT

TAFAJ

18/04/2012

arrow

kuq e zi nuk duhet te qendroje deri ketu , duhet ti kerkoj me kemngulje , per cfar vajti , sa persona ishte grupi , ,,,,,,,dhe sa lek ka harxhuar ,,,,,,,ta mare vesh populli shqipetar se ujqit e saliut e kane shqyer kete popull ,,,,,

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen