ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi reagon kundёr ministrit tё Jashtёm serb Ivan Merkiç.

Tiranё – Aleanca KuqeZi reagon ashpёr kundёr fshehjes nga qeveria shqiptare pёr mё shumё se njё javё tё vizitёs dhe axhendёs sё ministrit tё Jashtёm serb Ivan Mrkiç nё Tiranё.

AK shpreh shqetёsimin e saj  tё thellё pёr mёnyrёn e organizimit tё kёsaj vizite dhe mungesёn e transparencёs tё disa takimeve radhasi tё shtetasit Berisha me diplomacinё rajonale.

AK denoncon pёrpara oponionit publik se ka disa tё dhёna qё  negociatat pёr vizitёn e ministrit tё Jashtёm serb Ivan Mrkic janё kryer nga pazarxhiu i Ballkanit Damir Fazlliç.

AK e konsideron tё patolerueshёm faktin qё marrёdheniet Shqipёri – Serbi janё tё pakushtёzuara nga pala shqiptare, pavarёsisht faktit se Serbia nuk njeh shtetin e Kosovёs,  nuk respekton tё drejtat e shqiptarёve ne Luginёn e Preshevёs, nuk kanё kёrkuar ende falje pёr genocidin e kryer dhe krimet kundёr popullatёs shqiptare.

AK njofton mbarё  opinonin publik se do ta presё ministrin e Jashtёm serb Ivan Mrkiç me protesta.

 

 

NJË KOMENT

Ton Pjetri

21/10/2012

arrow

te gjithe politikanet grek dhe serb duhet te shpallen persona te rrezikshem per vendin tone dhe nuk duhet tu lejohet hyrja e tyre ne teritorin shqiptare,derisa te mesojne te rrespektojne fçinjet dhe te drejtat e minoriteteve.Nuke eshte rastesi vendosia e flamurit kombetar shqipetare me koke poshte nga ministria e jashtme greke,dhe si ka mundesi çe ministri ijashtem shqiptare nuk e pa ate perulje çe i bani shoku i ti i ngushte avramopulos.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen