ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi – Protesta ne Europe per voten e emigranteve

Protesta e Aleances KuqeZi ne Rome te Italise

Si asnjëherë më parë sot, në disa kryeqytete të botës janë organizuar disa protesta të aktivistëve të Aleancës KuqeZi kundër parlamentit dy ngjyrësh të Shqipërisë i cili prej vitesh në marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialistë po i mohon prej 22 vitesh të drejtën e votës afro 2 milion emigrantëve.

Pikërisht në këto momente qindra aktiviste të Aleancës Kuqezi në Romë të Italisë, Londër të Britanisë së Madhe, Bruksel të Belgjikës, janë rreshtuar në masë përballë ambasadave të Shqipërisë duke protestuar dhe kërkuar të drejtën universale të votës, të cilën shteti shqiptar në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duhej t’i garantonte shtetasve të tij.
Kjo vale protestash e organizuar nga Aleanca KuqeZi u shtri deri në kontinentin tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku bashkëkombësit tanë atje u mblodhën ditën e shtunë përpara ambasadës se Shqipërisë dhe protestuan me të njëjtin qëllim.
“Shqiptarët e emigruar, 22 vjet pa votuar” është slogani i njëjtë i të gjithë kuq e zinjve që po protestojnë në këto momente në Romë, Bruksel dhe Londër.
Deri më tani sipas të dhënave që na vijnë nga përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi protestat po zhvillohen pa incidente dhe nën vëzhgimin e strukturave policore të vendeve përkatëse.
Aleanca KuqeZi paralajmëron forcat politike që kanë monopolizuar reformën zgjedhore dhe karriget e pushtetit se protestat e aktivistëve të Aleancës KuqeZi në mbarë botë, në çdo kontinent, shtet apo qytetet ku ata ndodhen e jetojnë do të përshkallëzohen dhe nuk do të lejojnë që parlamenti i “krokodilëve” të tradhtojë të drejtat e shqiptarëve duke i mohuar në mënyrë arrogantë të drejtën e votës dhe lirisë për të zgjedhur.
Fundi i qeverisë Berisha po afron dhe miliona shqiptarë presin ndryshimin madh për një Shqipëri tjetër, për një Shqipëri të bashkuar dhe integruar, dhe Aleanca KuqeZi garanton mbarë popullin shqiptarë se nuk do lejohet me qe populli te votoje dhe vëllezërit siamez PD-PS të numërojnë.

As Sali Berisha, Edi Rama dhe as ODHIR nuk do të mund t’i mohojnë votën 2 milion shqiptarëve që jetojnë në emigrim dhe kutitë te mbushen nën verbërinë e vëzhguesve të ODHIR.
Protestat në disa kryeqyte të botës sot po zhvillohen pasi vota e çdo shqiptari këtu apo në emigracion është e shenjtë dhe duhet numëruar elektronikisht dhe jo nga vëllezërit siamez PD-PS.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen