ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi, një tryezë diskutimi mbi çështjet zgjedhore dhe reformën zgjedhore përtej fokusit politik

DSC_0056

Aleanca KuqeZi për herë të parë organizon një tryezë diskutimi mbi çështjet zgjedhore dhe reformën zgjedhore përtej fokusit politik. Për më shumë se 21 vjet, që nga zgjedhjet e para plulariste, qytetarët e këtij vendi janë përballur me shfaqje të dhunshme, qesharake, fyese dhe janë denigruar para, gjatë dhe pas proceseve zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë. E gjithë kjo shfaqje aspak normale për një vend dhe një komb që aspiron binjakëzimin me vendet e Bashkimit Evropian nuk është e pamundur të zgjidhet, por arsyet e moszgjidhjes janë thjesht dhe vetëm politike.

Prandaj, Aleanca KuqeZi e ka quajtur këtë tryezë “Reforma zgjedhore përtej fokusit politik”, me qëllim diskutimin dhe analizimin social, shoqëror, të efekteve që vijnë nga menaxhimi i keq i zgjedhjeve, nga parregullsitë në votime, në numërim, apo dhe në proceset e tejzgjatura ankimore, që kanë shoqëruar çdo proces votimi në vendin tonë.

Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen që qeveria po i shmanget detyrimit të parë të rekomandimeve të Komisionit Europian dhe OSBE/ODIHR për realizimin e reformës zgjedhore, sa më parë. Vonesat janë e njëjta histori e përsëritur, e cila në fund do të degradojë me vendime arbitrare ose pazare të dy partive të mëdha në mosrealizimin e reformës zgjedhore, në thelb dhe përmbajtje , por vetëm në arnime të parëndësishme të gjoja trajnimeve të komisionerëve.

Aleanca KuqeZi, në kuadër të nismave të saja për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, por dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërise, deklaron se ky fenomen duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Nuk mundet dhe nuk duhet që i tërë sistemi zgjedhor i vendit të mbahet peng nga dy forca politike.

Aleanca KuqeZi shprehet e shqetësuar për mosdhënien e seriozitetit nga politika 21 vjeçare fenomenit të  vjedhjes së votës, shkak i cili ka qenë burimi i krizave të thella politike, që sigurisht kanë ndikim në jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë, por edhe në hartimin, zhvillimin dhe miratimin e reformave të rëndësishmë dhe jetike për vendin, të cilat kërkojnë bashkëpunim të rendit politik.

Aleanca KuqeZi është maksimalisht e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës të gjithë qytetarëve shqiptare, madje edhe emigrantëve, të cilëve prej 21 vitesh u mohohet e drejta kushtetuese, përmes kontributut të saj në organzimin e tryezave të tilla dhe nismave ligjore.

Shqiptarët në rajon si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë janë populli me nivelin më të lartë dhe të madh të popullsisë në emigracion. Duke iu mohuar të drejtën e votës, shqiptarët prodhojnë qeveri jopërfaqësuese.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje të dy partive të mëdha që të mos e nënshkruajnë marrëveshjen për reformën zgjedhore, nëse nuk garantohet vota e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe nëse nuk garantojnë votimin ose numërimin elektronik.

Aleanca KuqeZi deklaron se shqiptarët duhet ti besojnë më shumë teknologjisë së lartë dhe informatizimit se sa numërimit njerëzor të militantëve grabitës demokratë apo socialistë.

Aleanca KuqeZi i kërkon Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që brenda një muaji të mbyllin reformën dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor nëpërmjet një debati gjithëpërfshirës dhe transparent, në të kundërt, nëse do të tejkalohen afatet dhe detyrimet e Komisionit Europian,  Aleanca KuqeZi paralajmëron angazhim dhe aksion kushtetues për të realizuar dhe garantuar votën e lirë të shqiptarëve.

 

Aleanca KuqeZi

9 KOMENTE

Edi

20/01/2012

arrow

Bravo Alenza Kuq e ZI
Duhet te insistohet me shume ke vota e te gjithe Shqipetareve kudo qe jane.

bardhosh jeminaj

20/01/2012

arrow

BRAVO PER TRYEZEN E SOTEME Nuke e dime se valle do te vije nje dite kur vota e shqiptarit te numerohet drejt dhe pa abuzime por valle a do te jete ne gjendje dhe AKse te mose i vidhet te shpresoim ne te ardhmen.

Nexhi

20/01/2012

arrow

Ju lumte dhe ju lutem shiqoni qe te na perfshini edhe ne shqiptareve qe jetojme ne Zvicer sepse keni nje simpati te pa pare gjere me tani. Jeni negacion i negacionit te plehurave te vjeter politik.

FERDEROVA

21/01/2012

arrow

BRAVOOOOO RINI-SA BUKUR JA THUA KENGES TI…MIGJENIN KUJTO ,NOLIN MOS HARRO-NE MARATON JEMI TE GJITHE-FINISH NENDOR 2012!VITI JU BILAR NA PRET!
NJE PERSHENDETJE ME RESPEKT TE THELLE…
Dua të kap pleqtë e rrudhur
e ti akuzoj për tradhëti,
të zgjoj djemtë rinihumbur
dhe ti ftoj për përgjegjësi.

Dua ti kap njerëzit në rrugë
e për leckash ti shkund,
t’ua ndez zemrat e ngrira
e nga gjumi ti tund.

Në mes të dheut të begatë
po vuajmë bukën e gojës
ju shpirtrobër mendjeskllevër
duartrokisni “Kalin e Trojës”.A.SH

arben

24/01/2012

arrow

vota e lire eshte eshte baza e sistemit elektoral,eshte baza e sistemit ligjor,eshte democracia te cilen ne e presim prej shuuume vitesh,ju garantojme qe jemi gati te mbrojme voten e lire me cdo kusht sikurse,me cdo kusht duhet te gjendet menyra qe votat mos te shkojne tek korrupsionistet dhe kusaret e se kaluares por te dale dhe te fitoje nje fryme e re,ajo e demokraciseee se re,e kenaqesise te votosh per shqipetaret,per bashkimin e tyre,per lirine e tyre te vertete.

plarent

24/01/2012

arrow

Vota e lire eshte arma me e fuqishme qe kane qytetaret ne nje sistem demokratik dhe pluralist. Per garantimin e votes se lire duhet ndertuar nje sistem zgjedhor shume transparent per te gjithe qytetaret, duhet nje sistem qe sanksionon me masa shume te rrepta abuzimin me te vogel qe evidentohet, qofte ndaj organeve dhe komisionereve qe adminstrojne proçesin zgjedhor, si dhe ndaj zgjedhesve qe tentojne te bejne abuzime.

arbenmacorri

25/01/2012

arrow

respekte zoti Kreshnik organizata juaj e re nuk munt te qendroj gjate ne themele te vjetra ,te gjitha vjetersirat e shqiperis kan kaluar ne kalbezim moral,mbeshtetu gjithmon tek rinia ku ka min korrupsjon max potenc,vrull,energji

MARJETA NAKO

08/02/2012

arrow

JAM E INTERESUAR TE DI NESE ALEANCA KUQ E ZI KA SELI NE TIRANE DHE SE KU NDODHET KJO?!
DUKE LEXUAR GJITHE KETE MISION KAQ TE RENDESISHEM QE JU SHPREHNI NE PROGRAMIN TUAJ ,MUA DHE GJITHE SHQIPETAREVE MBARE BOTES NA BENI KRENAR DHE TE SHPREHSOJME NE NJE SHQIPERI NE TE ARDHME TE MBREKUDHUESHME ,NE UNITET TE PLOT DHE DUKE MBROJTUR AKOMA EDHE ME SHUME DINJITETIN TONE KOMBETARE ,DUKE I TREGUAR BOTES EDHE NJE HERE QE JEMI NJE POPULL ME TE VERTET VITAL DHE SE ME FATIN TONE NUK MUND TE LUAJE ASNJE PUSHTET POLITIK KUDO QOFTE . URIME KUDO QE TE NDODHENI.

altin

04/03/2012

arrow

TE KRIJOSHE NJE ALEANCE NE KOHE PACE ESHTE E LEHTE .ALEACATE E VERTETA KA HYRE NE HISTORIN E CDO POPULLI KU KTO ALEANCA JANE KRIJUARE NGA NJEREZ PATRIOTE TE VERTETE TE CILET KA LUFTUARE ME ARME E PENE PER TE MBROJTURE TE DREJTAT E DINITETI E QYTETARVE TE VETE.SHQIPTARTE NDER VITE KAN PERJETUARE LUFTRA NGA PUSHTUESE TE NDRYSHEM PORE ASNJEHER NUK JANE PER ULURE PER PARA TYRE SA DO TE EGER E FUQISHEM KAN QENE.PER FLAMURIN SHQIPTARE ESHTE DERDHURE SHUME GJAKE DERI NE VITE E PAVARSISE SE KOSOVES.PORE GJAKU I DERDHURE GJATE VITEVE TE DICTATURES SE KOMONIZMITE NGA NJEREZ TE PA FAJSHEM PER TE KERKUARE NJE JETE ME TE MIRE,GJAKU I DERDHURE NE VITET 1997-TE.GJAKU I DERDHURE NE GERTECE E AI I DERDHURE ME 21 JANARE NE MESE SE TIRANES.NGA POLITICANE TE CILETE PER KARRIKE MBROJNE E AKUZOJNE NJERI-TJETRIN E ASNJERI DERI ME SOTE NUKE MBANE PERGJEGJESI PER KTO NGJARJE TE HIDHURA TE CILATE JANE MYDHURE NE SYRTARTE E PLUHROSUNE TE GJUKATESVE DHE PROKUROREVE.ME URDHERIN PUSHTETAREVE TE DJATHTE E TE MAJTE.I NDERUA KRESHNKE DUKE PASURE PARASYSHE ISHE POSTIN TUJE PER DISA VITE .ME TE GJITHA KTO PROBLEME QE KA SOTE DREJTESIA SHQIPTARE DO ISHTE ME MIRE QE JU TE KRYENIT NJE GJESTE POTRIOTIKE OSE HEROIKE DUKE I NXJERRE KTO DOSJE NGA SYRTARTE E PLUHEROSURE DUKE I HAPURE ATO PERPARA TE GJITHE SHQIPTAREVE .VETEME ATEHERE JU MUDESHITE TE HYNITE NE HISTORIN E KTIJ KOMBI.KU GJAKU I DERDHURE GJATE VITEVE TE ENVERIT-RAMIZIT-FATOSITE E SALIUTE.TE JEN RRENJETE E NJA ALEANCE TE VERTETE KUQ-E ZI.E KU DIKTATATORI -APA-DONKISHOTI I FUNDITE MOSE TE VDESE PA MARRE TE GJITHA PERGJEGJESITE E VETA.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen