ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Rizgjimi kombëtar, burim i stabilitetit real

Kohët e fundit po qarkullojnë me shpeshtësi të habitshme zëra frikëndjellës rreth njëfarë potenciali destabilizues të Aleancës KuqeZi në rajon. Këto zëra kanë synime mjegulluese dhe karakter shantazhues, sepse realisht janë krejt të pabazuar në fakte konkrete e nuk mbartin as ndofarë vërtetësie historike, meqë shqiptarët s’kanë bërë ndonjëherë luftë agresive. Në pothuaj të gjitha rastet, këto mbështeten tek paranoja që zëpërhapësit kanë vetë apo duan t’ua shtien të tjerëve. Për paranojakët kozmopolitë këshillohet psikanalisti, kurse për përhapësit e vetëdijshëm të paranojës, stigmatizimi etiko-politik i shoqërisë.

Në radhë të parë, në gjithë vendet fqinje ka parti me ngjyra nacionaliste (në fakt në gjithë Europën), biles flasim për vende si Serbia apo Greqia, që kanë bërë luftëra agresive, genocide, spastrime etnike e shkëmbime popullsish. Nëse ndokush po kërkon të mbajë peng rajonin, ata janë grekët, serbët e sllavomaqedonasit e kurrsesi shqiptarët. Kjo e ka edhe shpjegimin e vet racional, i cili qëndron tek dallimet mes nacionalizmit historik shqiptar dhe nacionalizmave fqinjë.

Qysh në gjenezë, si nacionalizmi serb ashtu edhe ai grek u ngjizën e u formësuan me idetë imperialiste ose perandorake, kjo solli martesën e nacionalizmit me imperializmin, nga doli edhe shovinizmi, prandaj ka një shovinizëm konkret e historik serb e grek e asesi një shovinizëm shqiptar. Në ndryshim nga nacional-imperializmat fqinjë, nacionalizmi shqiptar u ngjiz e formësua me parimet e lirisë dhe demokracisë (kujtojmë Sami Frashërin e Konicën), prandaj si i tillë ka qenë përherë, nacional-liberal ose nacional-demokratik.

Për serbët lajmotivi i nacionalizmit nuk ishte parimi i vetëvendosjes së kombeve, as parimi kombëtar i shtetformimit, por rikrijimi i Perandorisë mesjetare serbe të Stefan Dushanit, në territore që banoheshin qysh prej mesjetës nga shqiptarë, bullgarë e grekë. Po njësoj edhe grekët, nuk kishin për lajtmotiv as parimin kombëtar, as atë të vetëvendosjes, por rikthimin në jetë të, as më pak sesa, Perandorisë Bizantine. Grekët, biles, e përkedhelnin Megaloidenë duke folur për një shtet grek që shtrihet në dy kontinente  dhe laget nga pesë dete.

Ndërkaq, shqiptarët nuk u aventuruan ndonjëherë ta zëmë tek ilirizmi, për të kërkuar gjithë tokat ilirike nga Danubi në Egje, por këmbëngulën tek realiteti faktik, dmth tek 4 Vilajetet ku shqiptarët ishin shumicë. Nga mesjeta u thirr Skënderbeu, sepse ishte nevoja për parimet e lirisë dhe bashkimit, të cilat mishërohen plotësisht nga Heroi ynë Kombëtar. Kështu nacionalizmi shqiptar, në ndryshim nga nacional-imperializmat ose shovinizmat fqinjë, u ngjiz rreth katër parimeve, të cilat jane edhe themeli i sotëm i tij, dmth parimi kombëtar i shtetformimit, parimi i vetëvendosjes, parimi i lirisë e parimi i bashkimit.

Nacionalizmi shqiptar është parimor dhe mbështetet tek parime etiko-politike që janë universale, të njohura botërisht, ndryshe nga nacionalizmat grekë e serbë, që janë imperialiste dhe egoiste. Këtë e provon më së miri fakti që, as serbë e as grekë nuk e kanë dashur kurrë parimin e vetëvendosjes së kombeve, përkundrazi kanë sulmuar e asimiluar, kanë pushtuar e mbajtur nën sundim kombe të tjerë, sidomos shqiptarët.

Tani a mos përfaqëson vallë kërkimi i së drejtës tënde rrezik për ndokënd ? Po, përfaqëson rrezik për të padrejtin, për shfrytëzuesin, për zaptuesin e të drejtave. Si i bie atëherë, që shqiptarët nuk e gëzojnë të drejtën të kërkojnë të drejtat e liritë e tyre ?! Kjo është zgjidhja finale e çështjes shqiptare ?

Përsa i përket më konkretisht çështjes së stabilitetit në rajon, në radhë të parë duhet kuptuar se stabilitet rajonal, në shqip përkthehet si qëndrueshmëri e marrëdhënieve mes fqinjëve, jo në paqe që mbahet me zor prej trupave ndërkombëtare. Pra, po të flasim shqip e t’i lëmë frazat mjegulluese mënjanë, del që në Ballkan nuk ka kurrfarë qëndrueshmërie të marrëdhënieve, por një paqe të tërhequr për flokësh, garant i së cilës, nuk është ekuilibri ballkanik, por prania ushtarake ndërkombëtare në Bosnjë e Kosovë dhe presioni i madh politik, po ndërkombëtar, ndaj Serbisë e Greqisë (sidomos në konfliktin politik me Maqedoninë, por edhe me Shqipërinë e Turqinë, se grekët kanë si gjithnjë oreks të madh).

Përballë kësaj të vërtete xixëlluese, të mungesës esenciale të stabilitetit rajonal, ne nuk mund të rrimë duarkryq, sepse historia e ka treguar që kur një rajon ka një paqe të tërhequr flokësh, të dobëtit e të paorganizuarit do të jenë të parët që do të dëmtohen, sapo kjo paqe fiktive të shkërmoqet. Pra është interesi ynë kombëtar që na nxit, na shtyn drejt fuqizimit nëpërmjet organizimit mbarëshqiptar. Europa e ka treguar pafuqinë e vet në Ballkan, ka demostruar si në Kroaci e Bosnje, ashtu edhe në Kosovë, që nuk përbën kurrfarë garancie për paqen (kujtojmë vetëm masakrën e Srebrenicës nën hundën e ushtarëve europianë). Europa është kaq e paaftë sa nuk po zgjidh dot konfliktin mes një anëtareje të vet (Greqisë) dhe Maqedonise për çështjen e emrit të kësaj të fundit.

Përkundër kësaj mungese reale të stabilitetit ballkanik, Aleanca KuqeZi ka ofruar, ofron e do të vazhdojë të ofrojë zgjidhjen e saj të problemit, bashkimin kombëtar, sepse nëpërmjet ngritjes së shqiptarëve në faktor ballkanik të dorës së parë, shovinizmave greko-serbe do t’u vendoset një barrierë  dhe sado të madh ta kenë oreksin, ky nuk do të përkojë me dhëmbët e nevojshëm.

Burimi i konflikteve nuk lidhet me balancimin e fuqive, por me zhbalancimin e tyre. Vetë sistemi ndërkombëtar i ka rrënjët parimore tek balancimi i fuqive në Kongresin e Vjenës së vitit 1815. Historikisht, teoria kryesore e mirëmbajtjes së sistemit ndërkombëtar ka qenë balancimi i fuqive. Kjo teori e ekuilibrit arriti të shpëtojë mbarë botën, meqë Lufta e Ftohtë nuk u kthye në Luftë të Nxehtë.

Mbi bazën e këtij koncepti jetik për paqen në botë, duhet të ndërtohet edhe stabiliteti ballkanik, në mënyrë që të kemi një paqe të qëndrueshme edhe pa praninë e trupave ndërkombëtare. Pse nuk i tërheqin trupat nga Ballkani ? Logjika ta do që kanë frikë nga një luftë e re. Por, cili do ta bënte këtë luftë ? Logjike, që rreziku kryesor është agresori i përhershëm ballkanik, dmth shteti serb. Sa më të ndarë e të dobët te jenë shqiptarët, aq me shumë nxiten serbët për luftë, sa më të bashkuar e të fortë shqiptarët, aq me shume do të tërhiqen serbët nga qëllimet e tyre agresive, sepse sikundër e thotë një e vërtetë sa e shenjtë aq edhe banale, agresori, grabitqari sulmon më të dobëtin e jo më të fortin.

Ka që shpresojnë tek europërfshirja si zgjidhje finale, veç nuk duket se të qenit në Europë po e pengon Greqinë të mbajë ndezur konfliktin me Maqedoninë, të financojë një politikë asimilimi në Shqipërinë e Jugut e të hahet me Turqinë për çështjet e ishujve të Egjeut dhe të Qipros, prandaj zgjidhja finale nëpërmjet europërfshirjes duket më shumë një dëshirë, një zgjidhje ëndërrimtare, sesa një ofertë konkrete e realiste. Historia ka treguar që zgjimi nga kësi ëndrrash ka qenë përherë tragjik për ëndërrimtarët, prandaj është e udhës që zgjidhja e ofruar të jetë sa më realiste, sa më racionale dhe e bazuar në fakte konkrete. Shqiptarët nuk duhet të pësojnë fatin e ëndërrimtarit me zgjim tragjik, por t’i paraprijnë çdo të keqeje sapo e shohin. Amerika mbron lirinë e mirëqenien e qytetarëve të saj edhe në Afganistan, Shqipëria duhet ta mbrojë lirinë e shqiptarëve, së paku në kufijtë etnikë.

Ledjan Prifti

 

3 KOMENTE

Tom

27/02/2012

arrow

I uroj z Spahiu qe te mos dorezohet.Se kush jane ata qe ofendojne?jane vendet fqinje tane qe e ofendojne Vendin tone.dhe pothuajse per dite nepermes mediave.dhe shteti yne koti,u tremben direkt .sala po e ben ne breke nga frika.Dhe e 2ta Z Spahiu ska ofenduar asnje shtet fqinj.Kjo qe thone fqinjet tane do te thote .mos ngrini zerin se jeni Shqiptare.Kurse atyre u lejohet kjo gje Dhe bejne te paberat kunder shqiptareve.Zoti Spahi po u dorezove Nuk je Shqiptar.Por je SALI RAMA

FERDEROVA

27/02/2012

arrow

BRAVOOO!

Lisi

27/02/2012

arrow

Nje artikull i qelluar .Zoti ,Spahiu eshte dhe duhet te jete akoma me i forte per ti perballuar te gjitha
sulmeve te ndyrsirave te kohes .Sulltaneve te shqiperise ,ballkanit dhe europes kurve.
I nderuar Z. Ledjan Prifti shkruaj dhe mos ndalo ,historine qe veç pak e mesova nga babai im,per arsye se vdiq heret dua qe femijte e mi ta mesojne siç eshte jo siç i mesojne ketu ne ITALI,
per greket dhe serbet si vende dhe popuj me hitori te lashte,per shqiperine pothuajse nuk flitet fare
Shkruj per shqiponjen sepse kane frike se u nxjerr syte,edhe pse sy dhe mendje s’kane
RROFTE SHQIPERIA ETNIKE.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen