ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

ALEANCA KUQEZI: NJË FLAMUR PËR ÇDO DËSHMOR

AK 5 MAJ VARREZAT E DESHMOREVE

Aleanca KuqeZi përkujtoi sot ditën e dëshmorëve 5 Majin. Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve duke vendosur një flamur për cdo dëshmorë duke shprehur mirënjohjen për kontributin historik dhe luftën e tyre të lavdishme dhe veprën e përjetshme. Për herë të parë dëshmorët e kombit u nderuan dhe respektuan në ditën e tyre nga të rinjtë e AK të cilët ishin veshur më ngjyrat kombëtare kuqezi në nderimt të jetës së dhënë nga dëshmorët për flamurin kuqezi. Sekretari I përgjishthëm I Aleancës KuqeZi Profesor, Doktor Myslim Pashaj u shpreh: “Aleanca KuqeZi përkujton me nderim të thellë heronjtë e paepur të kombit shqiptar në tokën amë, Shqipëri dhe jo vetëm por në të gjithë trevat shqiptare ku jeta e tyre u sakrifikua për lirinë e kombit tonë”. Më tej Z.Pashaj theksoi se “Aleanca KuqeZi nderon idealin e tyre I cili përkon me endrrën dhe aspiratën e mbarë shqiptarëve për një Shqipëri të të pavarur, bashkuar dhe me prosperitet. Ideli dhe endrra e tyre nuk mund të keqpërdoret nga krahët e përcarë të politikës, sepse ata u flijuan për lirinë e atdheut dhe flamurin tonë kombëtarë”.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen