ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi në Krujë: Shqipëria bëhet KuqeZi.

DSC_0437

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar sot në Krujë një tubim me rastin e përkujtimit të 
përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 
Gjatë tubimit të AK-së, ku morën pjesë shumë qytetarë nga të gjitha trevat 
shqiptare u bë publik për herë të parë programi i Aleancës KuqeZi,i cili do 
të zbatohet në formën e kontratës me qytetarët. I pranishëm lideri i Aleancës
KuqeZi, Kreshnik Spahiu, u shpreh se ka ardhur dita, që e ardhmja të ketë dy 
ngjyra, ato kuq e zi. "Ashtu si pesë shekuj më parë kur Gjergj Kastrioti
luftoi kundër sulltanëve për të na çuar drejt Europës, është mision i 
kuqezinjve tashmë për t'u ndeshur me sulltanët e Anadollit të ri që na kanë 
lënë jashtë Europës" tha Spahiu.

" Ata janë faqja e zezë e historisë së Shqipërisë, ata janë faqja e zezë 
kundër bashkimit kombëtar. Sot nuk gjen asnjë nga 10 milion kuqezinjtë që të
jetë kundër bashkimit me Kosovën, me përjashtim të dy kryeministrave në 
Tiranë dhe Prishtinë. Ju ftoj të gjithëve ta nënshkruajmë 1 milion kuqezi 
kontratën me popullin shqiptar, me betimin "Gjergj, Shqipërinë do ta bëjmë 
kuqezi" përfundoi zoti Kreshnik Spahiu.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm pinjolli i familjes së Gjergj Kastrioti 
Skënderbeut, arbëreshi Fulvio Misasi,i cili shprehu gadishmërinë t'i 
bashkohet aksionit të Aleances Kuqezi.

Ndërkohë, kryetarja e Aleancës së Gruas KuqeZi, Florenta Xheko, propozoi që 
përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut, që ndodhen në muzeun e Vjenës, të 
rikthehen në atdheun e Skënderbeut dhe kjo duhet bërë sa më parë duke ndjekur
të gjitha rrugët diplomatike. 

 Aleanca KuqeZi

19 KOMENTE

armela...

18/01/2012

arrow

bravooo aleanca kuq e zi…. po na ktheni krenarine dhe dinjitetin e munguar…ate dinjitet i cili eshte neperkembur per vite me rradhe…faleminderit aleanca kuq e zi dhe kreshnik spahiut…faleminderit qe i kujtuat kombit shqiptar qe heroi i tyre kombetar eshte gjergj kastrioti dhe falemnderit qe e bete krujen kuq e zi se u bene 20 vjet qe e shohim ose roze ose blu….por jo vetem krujen e bete kuq e zi…vloren e nderuat…dhe prishtinen gjithashtu…populli eshte me ju…ju jeni historia… 😀

kuqezi perjete

18/01/2012

arrow

bravo aleanca kuq e zi, jeni te vetmit qe mendoni per kete vend dhe per te miren e shqiptarve. jam i sigurt qe qe cdo dite e me shume shqiptare kudo qe ndodhen ju mbeshtesin dhe ndihen krenare per kete levizje.
Kam vetem 1 pikpyetje dhe kjo eshte kryetarja e grus kuq e zi Znj. Florenta Xheko.
A mendoni se shoqja e bashkshortes se Ilir Metes, Znj. Monika Kryemadhi, eshte personi i duhur per ate pozicion. Besoj se duhet nje figure me e besueshme.
Gjithsesi shpresoj te jem gabim dhe do te jem mbeshtetes i nismave tuaja persa kohe ato jane ne te mire te vendit tim.

BLEDAR SINANI

18/01/2012

arrow

Vaso Pasha 1825-1892- jeta dhe vepra.

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë!

Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?

Nuk, nuk! Këtë marre askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund l’shon dielli vap’ë dhe rreze,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit

    Fadil Bushi

    21/01/2012

    arrow

    Te lumt goja Bledar Sinani, per keto vargje qe e prekun burin Shqiptar si zjari!!!

Edi

19/01/2012

arrow

Qeveri idiotesh e injorantesh
A ka mundesi te harrohet heroi me i madh Shqiptar!
Si ka mundesi ta permendin me shume shtetet e tjera!
keto nuk jane vetem lojra datash o (sali derri)
por jane te vetmet shenja qe i kane ngel Kombit Shqipetar.
Dhe te mos harrosh o (sali) se perpara Kombit, Shqipetaret nuk vejne njeri. (duro dhe pak)

Forca Aleanza Kuq e ZI
Vetem ti je per ket Shqiperi

salih

19/01/2012

arrow

prsh nga kumanova jeni shume superior veq vazhdoni me ket program qe e keni …

GAZMEND AGICI

19/01/2012

arrow

gazmend agici ,nga italia ju pershendes,do te VIJA posacerisht te votoj per ju nqse do te merrni rrugen e duhur ,ate per te cilen loboni,por duhet te me beni qe ta besoj.SHQIPERIA NUK ULET NGA SALIU,SE NE ZEMRAT
SHQIPTARE RRJEDH GJAK FISNIK,PRANDAJ FITON SALIU VOTAT SE I VJEDH BESEN SHQIPTAREVE,JU DUHET TE LIDHNI BESEN DHE FJALEN ME SHQIPTARET ,DHE JO TI FTONI PER KAFE.

alban vokshi

20/01/2012

arrow

bravo,jemi krenar me Ju…

Arber Lokaj

20/01/2012

arrow

Rroftë Albania e Madhe…dhe AZ-ja

gani shkupi

20/01/2012

arrow

Aleanca perpara ta bejme shqiprin etnike se me sllavomaqedonasit nuk ka jete

bes alimani

23/01/2012

arrow

we have a dream qe shqiperia te jete e bashkuar

shqiperia e madhe

01/02/2012

arrow

te per..gezoj per misionin qe ke marre,ja vlen qe te degjohesh,per patriotizmin qe ke ne shpirt e ne zemer se na kishte marre malli te degjonim fjalen BASHKIM KOMBETAR ne keta 20 vite te pakten.urime.

Fanol Sula

05/02/2012

arrow

Pershendetje nga Viena. Ju pergezoj per iniziativen e marr. Te them te drejten me kishte marr Malli per KUQ E ZI. Hapeni krahet o Shqipe dhe mbuloni gjith tokat Shqiptare, mos lejojm me qe te udhehiqemi nga mbeturinat pro Greko/Sllave qe na udheheqin sot…

Naim

25/02/2012

arrow

Peshendetje nga Belgjika. Zoti te bekofte Kreshnik Spahiu, ty dhe partine “Aleanca Kuq e zi.Njerez si ti i duhen kombit tone qe cdo shqipetar te ndihet krenar per kombesine e tij.Te pergezoj per guximin dhe kurajon qe ke per te demaskuar te gjithe ata, pa perjashtim,qe me menyra te ndryshme mundohen te perfitojne ne kuriz te popullit.

florin ismaili

28/02/2012

arrow

jam shqipetar do mbetem shqiptar .krenaria ime esht shqiperia ,por tani esht dhe ,aleanca kuqezi.shpresat ikam te ju .jo vetem un por e gjith shqiperia. rispekt flamurit ton.

dorjan

29/02/2012

arrow

do kesh gjithmon mbeshtetje,vetem vazhdo 1 komb 1 flamur 1 gjuhe.do ta bejme shqiperin ashtu sic e deshin te paret tane,

Avni Rustemi

29/02/2012

arrow

Kreshnik : Aleanca kuq e zi me dha shpirt te lumt o TRIM I MADH na ke pas veti veq vazhdo te lutem

mergimtari02

18/03/2012

arrow

ju pershendesim nga usa dhe diaspora ju urojme pune te mbare kishim deshir me ju ber te ditur se jo veq nje milion nenshkrimesh nga trojet tona por do te keni edhe nje milion nga mergata se neve gjumi nuk na ze rahat per deri sa te shohim kombin e bashkuar por na mundesoni qe nepermjet intenetit te regjistrohemi edhe neve se neve jemi gjaku i juaj dhe ju jeni venat tona ku qarkullojme mos harroni mundin tone qe dhame si ne vitet 92 nga fundosja e komunizmit, si vitet 99 shkeputja e okupimit sllave, si vitet 2001 tradhtie qe na u be nga BDI dhe tjert. Neve berem ate qe na takoi neve e tani beni ju ate qe ju takon juve mos na leni anash se jemi ”NJE” trup kemi veq nje trup nje flamur nje komb. neve kurr nuk ndame territore apo kufij qe na kan caktu tjert, por i themi botes ” WE R ALBANIANS”-” NEVE JEMI SHQIPTAR” neve kurr skemi permend se jemi nga kosova ,mali zi, maqedonia, serbia(preshe…..), greqia9carmeri..) apo ndonje emer tjeter por veq nje emer kemi ne zemer ” ALBANIA” – ”SHQIPERIA” ndihmuam per cdo pjes te shqiperis nuk na pengoi asnje kufij i tjerve .
pra vellezer shqiptar pse juve ju pengojne kto kufij pse spo krijoni nje unitet me albin kurtin dhe beheni bashk KUQ E ZI , ku jan vllezrit tjer ku i keni len pjeset tjera krijoni zyra , qendra edhe ne teritoret tjera veni vetes nje detyr deri ku i thone BUKES ”BUKE” dhe UJIT ”UJ” le te jete nje ”KUQ E ZI” nese se bani kte ateher neve ne mergim ska qfar presim me u bashku me ju, nese se bani kte ateher do te deshtoni se ne vitet 92 ta qe deshtoi dhe u coptuan RUGOVA me NEZATIN e tjert ateher kur duhej krejt trojet shqiptare nen sllavo jugosllavin te bashkohen dhe veprojne bashk ateher kur ish me kollai se sod. Pra ju pershendesim nga mergimi dhe preim bashkimin me ju dhe antarsimin ne ju

Dragobert

31/03/2012

arrow

Hajdeni edhe nej her knej ka Shkodra se na duhet ajer i Ri….

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen