ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi, Kreshnik Spahiu: Bashkohuni me AK per faqen e re te historise dinjitoze dhe te merituar te Shqiperise dhe shqiptareve

IMG_3371

Aleanca KuqeZi mberrin ne qytetin e Peqinit. Qindra aktiviste te Aleances KuqeZi u mblodhen ne pallatin e kultures “Ferdinand Deda” ne diten e themelimit te deges se levizjes politike kuqezi ne kete qytetet. I pranishem kryetari i Aleances KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u shpreh perpara qindra mbeshtetesve se “shqiptaret ndodhen ne udhekryqin e tyre historik, pasi varferia ka pllakosur pjesen me te madhe te popullsise”.

“Jemi te fundit ne Europe, dhe jo sepse shqiptaret nuk duan si ndonje popullsi tjeter ne rajon, as se nuk na duan, por sepse klasa politike qe qeveris vendin na ka lene jashte saj”- u shpreh lideri i Aleances KuqeZi Kreshnik Spahiu. Duke u ndalur tek niveli i demokracise Spahiu deklaroi se niveli i saj eshte rrenuar e bashke me te edhe pluralizmi gjate viteve te fundit ka njohur vetem regres ne te gjithe aspektet qe preket shoqeria e vendit tone. “Te rikthejme integritetin dhe krenarine e mohuar te vendit dhe shqiptareve ne rajon dhe europe” deklaroi Kreshnik Spahiu. Papunesia dhe situata ekonomike ishte nje tjeter pike ku kryetari i levizjes politike Aleanca KuqeZi u ndal.

“Shqiperia po njeh vit pas viti vetem rekorde negative ne nivelin e papunesise, me 1 maj shqiptaret u genjyen serish nga autoritetet e tyre per nivelin e papunesise. Jane mbi nje milion shqiptare qe kane nje raport negativ me punesimin per shkak te mungeses se politikave te duhura te organikes se pushteti klientelist i cili i ka mbushur zyrat e tij me militante dhe tesera te PD dhe LSI” deklaroi Spahiu.

Ne perfundim te fjales se tij Z.Spahiu evidentoi nje fakt trondites per shoqerine shqiptare duke deklaruar se kombi shqiptare me shume jeton ne emigrim se sa ne token e tij pikerisht per shkak te kushteve te mjerueshme ekonomike dhe mungese se vizionit qeverises.

“Ndaj te gjithe duhet te bashkohemi me Aleancen KuqeZi, jo sepse ajo eshte nje parti e re ne kerkim te votave, por sepse ajo eshte levizja me e madhe popullore qe ka njohur historia e popullit shqiptare qe ne krye te saj ka qytetarin, vlerat kombetare dhe integritetin e cdo shqiptare. Sepse Aleanca KuqeZi eshte e vetmja shprese per te hapur kapitullin e ri dinjitoz te Shqiperise dhe shqiptareve qe politika blu dhe roze prej 22 vitesh ja mohon me qellim”, perfundoi fjalen e tij kryetari i Aleances KuqeZi Kreshnik Spahiu perpara qindra mbeshtetesve te AK ne qytetin e Peqinit.

Ne mbyllje te aktivitetit lideri i AK shperndau disa qindra karta anetaresie per aktivistet e rinj kuqezi qe i jane bashkuar levizjes kuqezi ne kete qytet.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen