ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi kremton Pashkët katolike në kishën e Shën Ndout

Kreshnik Spahiu Kisha Shen Ndout 2

Aleanca KuqeZi dhe aktivistët e saj kanë kremtuar Pashkët katolike në kishën e Shën Ndout, në qytetin e Laçit. Besimtarë të Aleancës KuqeZi morën pjesë në meshën e Pashkëve në kishën e Shën Ndout. Bashkë me ta, i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës KuqeZi, z. Kreshnik Spahiu. Aktivistët e Aleancës KuqeZi festuan me entuziazëm në mesnatë kremtimin e Pashkëve katolike, duke treguar angazhim për ruajtjen e vlerave unikale të bashkëjetesës fetare të kombit tonë. Me këtë rast, kryetari i Aleancës KuqeZi, z. Kreshnik Spahiu, i uroi besimtarët katolikë të pranishëm në Kishën e Shën Ndout dhe mbarë besimtarët katolikë, kudo ata ndodhen, kremtimin e Pashkëve në paqe e begati familjare e shoqërore. Z. Spahiu në mesin e besimtarëve katolikë në kishën e Laçit, u shpreh se “shqiptarët duhet të ecim në gjurmët e paqe dhe tolerancës. Nga kisha e Shën Ndout, që është pikërisht simboli i harmonisë për të gjithë besimtarët duhet të ruajmë vlerat e kultivuara ndër breza, pavarësisht presioneve që kombi ynë kaloi për dekada, duke u imponuar për mosbesim. Për Aleancën KuqeZi, harmonia e bashkëjetesës fetare, që kombi ynë gëzon, është një pasuri e paçmuar, e cila e diferencon Shqipërinë edhe nga vendet më të zhvilluara” – tha Spahiu.
Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi qëndruan për më shumë se dy orë në meshën e plotë të kishës së Shën Ndout, që u mbajt me rastin e Pashkëve katolike.
Aleanca KuqeZi uron përzemërsisht mbarë besimtarët katolikë me rastin e kremtimit të Pashkëve.

Aleanca KuqeZi

2 KOMENTE

TAFAJ

08/04/2012

arrow

bravo o kreshnik , duhet te vemi kudo , ne kisha e xhami , ne shkolla e ne kopshte . kudo qe ka shqipetar. ;;;;;;;;;aleanca do fitoj saliun do ta shkaterroj;;;;;;;;;;;

Dan Sadiku

16/04/2012

arrow

bravo bravo ashtu duhet z. Spahiu tregoj te gjith se kemi shum fe por te gjith jemi shqiptar dhe se ajo esht me e rendsishmja!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen