ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuqezi: Kemi gati strategjinë për bashkimin me Kosovën

Redi

Bashkimi me Kosovën nuk është thjeshtë një shashkë e hedhur në ajër, por duket se kjo gjë është menduar mirë nga Aleanca e KuqeZi. Kjo e fundit ka përgatitur një strategji konkrete përmes të cilës do të synohet që arrihet një bashkim me fqinjët tanë kosovarë. Kjo strategji do të prezantohet në muajin gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit të Aleancës Kuqezi, në të cilën do publikohet programi dhe do të miratohet kryetari si dhe përfaqësuesit e saj. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e kësaj partie njofton se “Aleanca Kuq e Zi ka ndjekur me shqetësim dhe vëmendje faktin, se Kosova mund të vendos reciprocitetin edhe me Shqipërinë, sepse kjo e fundit ka shkelur marrëveshjen e arritur në qershor të 2011 për heqjen e çmimeve të referencës për patatet, qumështin, verën etj”. Sipas tyre, kjo dëshmon edhe njëherë se kryeministri i Shqipërisë nuk është vetëm politikisht kundër Bashkimit Kombëtar por edhe Ekonomikisht.

“Politika e tij kundrejt Kosovës është ngjashme me politikën serbe. Pra, është një politikë e hapur antikombëtar në shërbim të lobeve serbe e helene. Sulltani i Shqipërisë bashkë me krajlin e Serbisë duan të diskriminojnë Kosovën duke mos respektuar parimin bazë të drejtës ndërkombëtar, reciprocitetin. Aleanca Kuq e Zi është për një ekonomi tregu të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila jo vetëm do të forconte procesin e Bashkimit Kombëtar, por do të ndihmonte edhe integrimin e këtyre dy ekonomive në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian”, – vlerëson AK. Për Aleancën Kuq e Zi Bashkimi Kombëtar dhe integrimi i shqiptarëve në Bashkimin Europian janë objektiva strategjik. Realizimi i këtyre dy proceseve, sipas tyre, kaq të rëndësishme dhe plotësuese në të njëjtën kohë kërkon reciprocitet politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Aleanca Kuq e Zi ka besimin e plotë se shumë shpejt përmes votës së lirë të qytetarëve do t’i jap fund politikës antikombëtare të Sali Sulltanit dhe të Sulltanëve të tjerë të rajonit. Megjithatë, kujtimi i kryeministrit të Shqipërisë do të jetë i një Sulltani që bashkëpunojë me krajlin e Serbisë kundër Bashkimit Kombëtar dhe të politikave kombëtare në rajon”, – përfundon deklarata e Aleancës KuqeZi.

AK shprehet në deklaratën e saj se Shqipëria e ka shkelur marrëveshjen për çmimin e referencës me Kosovën.

Me këtë akt, qeveria “Berisha” tregoi se është kundër bashkimit. Qeveria shqiptare dhe ajo serbe po ndjekin politika të njëjta për Kosovën. Ne do të krijojmë ekonomi tregu të përbashkët. Bashkimi me Kosovën është objektiv strategjik”, thuhet në deklaratën e AK.

Miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës! Vazhdon e shkuara komuniste e parakalimeve, veç se këto janë parakalime në vendnumëro.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen