ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi me ish të burgosurit politik, Kreshnik Spahiu: Berisha u merr votën dhe I harron sa herë që vjen në pushtet.

Kreshnik_Spahiu_ne_banesen_e_ish_te_burgosurit_politik_Ylli_Asllani

Kryetari I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu ka qenë paraditen e ditës së premte në shtëpinë e ish të burgosurit politik Ylli Asllani. Qëllimi I vizitës së kryetarit të Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu në banesën e Z.Ylli Asllani ishin kushtet e mjerueshme aspak jetësore ku Ylli dhe familja e tij e përbërë prej 6 pjesëtarësh jetojnë në mëshirë të fatit, pa të ardhura, pa pension, pa siguri.

Gjatë kësaj vizitë Kryetari I Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u shpreh se “ish të burgosurve politik nuk i mjaftuan 50 vite internim dhe burgim, dhe tani po vuajnë 22 vitë pandalim mjerim dhe mashtrim prej premtimeve elektorale të forcave politike në pushtet që prej ardhjes së demokracisë”.

“Nuk mjaftoi burgu politik tani kjo shtresë e shoqërisë shqiptare prej 22 vitesh është në mjerim ekonomi, mbi Yllin dhe familjen e tij, por edhe mbi mijera ish të burgosur politik po kryhet një pushkatim I dytë, ata janë “pushkatuar” me harresën e gjatë dhe të mundimshme të pushtetit të Sali Berishës I cili në periudheë zgjedhjesh e quan veten të ardhura pikërisht në drejtim të shtetit shqiptarë për të përfaqësuar edhe këtë shtresë të shoqërisë, por që pas zgjedhjeve ai harron madje injoron Yllin dhe mijëra të tjerë si Ylli që mbi kurriz mbajnë peshën e viteve të gjata të burgut” – deklaroi Spahiu.

Kryetari I Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu vizitoi disa banesa të rrënuara ku jetojnë mbi 100 famije ish të burgosurish politik të sistemit diktatorial.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen