ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi apel liderëve politikë Tiranë-Prishtinë-Shkup

DSC_0132

Aleanca KuqeZi nis sot aksionin më të ri të saj për rinovimin e klasës
politike Tiranë-Prishtinë-Shkup. Aleanca KuqeZi i bën apel të gjithë
faktorëve politikë, institucionalë, shoqërorë dhe civilë në të gjitha trevat
shqiptare për të vendosur një standard të ri, me qëllim garantimin e
demokracisë dhe rinovimin e klasës politike.

Aleanca KuqeZi i propozon partive politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë
dhe Maqedoni dhe parlamenteve të këtyre vendeve, që ligjërisht dhe mbi
parime kushtetuese të kufizojnë mandatet politike të: Kryetarëve të
partive, Kryeministrave, Kryetarëve të bashkive dhe komunave.

*Aleanca KuqeZi sjell në kujtesën e publikut, se pas përmbysjes së
komunizmit dhe futjes së sistemit shumëpartiak në këto vende, në të gjitha
statutet e partive politike shqiptare parashikohej zgjedhja e kryetarëve të
partive jo më shumë se dy mandate. Për afro dy dekada nga çdo parti
politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup është fshirë rotacioni
duke garantuar përjetësinë e liderëve në karriget drejtuese. *

Aleanca KuqeZi denoncon dhe thekson me forcë, se demokracia e brendshme e
partive politike, por dhe sistemi politik dhe kushtetues janë cënuar rëndë
duke hapur dyert e një diktature moderne. Centralizimi vertikal i sistemit
politik dhe partiak në qeverisjen qendrore apo lokale ka shkatërruar rëndë
jo vetëm tregun e lirë, fjalën e lirë, median, pavarësinë e institucioneve,
por ka hermetizuar sistemin duke krijuar sulltanët e rinj të këtyre
pushteteve. Sot mund të gjenden kryetarë komunash dhe bashkish me 4-5
mandate, kryetarë partish me më shumë se dy dekada, të cilët nuk njohin
asnjë shkallë demokracie apo rregullave të pluralizmit politik.

*Nën frymën kushtetuese **çdo mandat i krerëve të institucioneve është i
kufizuar në jo më shumë se dy herë me përjashtim të kryeministrit, kryetarit
të partisë, bashkisë apo komunës, dhe për rrjedhojë edhe keta titullarë
duhet ti nënshtrohen këtij parimi kushtetues*.

Pensioni politik nuk lidhet as me moshën, as me vendin e punës, por fundi i
mandateve politike lidhet me afatin në detyrë, kohën e rinovimit, dështimin
dhe humbjen. Për shkak të mosgarantimit të zgjedhjeve të lira dhe të
ndershme, shitblerjes së votës dhe mungeses së konkurencës në parti asnjë
lider politik shqiptar nuk largohet nga karrigia.

Aleanca KuqeZi jep alarmin se kjo përbën një rrezik të madh që shoqëritë
shqiptare, por edhe që shtetet shqiptare të mbeten të parat në Europë për
nivelin e korrupsionit dhe të fundit në botë për nivelin e demokracisë.

Për këto arsye, Aleanca Kuq e Zi përfshin në programin e saj, që do të
publikohet të martën në Krujë, edhe kufizimin e mandateve të liderëve
politikë në Tirane, Prishtinë dhe Shkup me qëllim rinovimi të elitës
politike mbi standarde demokratike.

13 KOMENTE

shkelqim paja

14/01/2012

arrow

shum mire ke fol.

edi

14/01/2012

arrow

presim me gezim programin tone.
per shqiperine.. per shqipetaret..per kombin tone..
gjithcka do ndryshoje (rrofte shqiperia)
POSHTE (sala serbi) e (nano greku)

BALLI

14/01/2012

arrow

Qeveria thaqi po tregohet cdo dit e ma se qart që nuk ka kopententa te qeveris,kjo qeveri sa me par te largohet sepse asht ne inters te kosoves.Ky jo kryeminister po as porter nuk e meriton te jet.Sepse asht i pa aft dhe i pa arsimum.Mos haro hasim thaqi se dhuna prodhon dhun, ju duhet ta dini se shtete qe kan ushtri te rregullt nuk kan mujt te i rrin per ball popullit kursr ju mendoni se me nji grusht policesh do pushtosh pushtetin.Mos ju lakmoni arebve diktatorjal apo pinocetve se fundin e atyre besoj qe e keni ndigju se ju nuk lexoni se nuk e keni shprehi te them.momentalisht me kaq pe përmbylli.B.KOMBETAR…KRESHNIK SPAHIU.

FERDEROVA

14/01/2012

arrow

per kedo qe s’do,e qan privilegjet qe ka.
TE VETME KIJ VEC SHQIPERINE!
Leri qarjet hej burre-po spatem kombin bashke -perjete do vujm…BENI NJE OPOZITE KOMBETARE-LERINI LOTET PERFARE!
Nderro profilin e vij flamur-se keshtu te besoj me shume!
pikes i ke rene ne koke-KUQ E ZI BRAVO TE QOFTE!

Rinor

15/01/2012

arrow

Përshëndetje,
bajraktarët e nahive shqiptare nuk e lëshojnë dot pushtetin sepse mbi të gjitha ta kanë pushtetin. Ata me të gjitha forcat do ta mbajnë pushtetin qofshin edhe duke bashkëpunuar edhe në dëm të bashkimit kombëtar. Ata e kanë shpallur veten perandor¨¨e të “perandorisë demokratike”, dhe nuk shohin as gjë tjetër përveç pasurisë dhe interesit personal dhe grupor. Shi politkabnët shqiptarë në IRJM janë në gjendje të bashkëpunojnë edhe me Gruevskin edhe Cervenkovski në dëm të popullit shqiptarë. Ata janë miratues të të gjitha vendimeve dhe projekteve antishqiptare në trojet shqiptare nën sundimin e egër të forcave sllavo-maqedone dhe kurrsesi nuk bëhen bashkë për të realizuar kërkesat e popullit shqiptar. Në anarki pasurohen kurse në shtetin ligjor dhe demokratik zbatohet dhe respektohet ligji, kështu që ata për hir të interesit personal kanë sakrifikuar interesat kombëtare.

Dietari

15/01/2012

arrow

Citim Aleanca KuqeZi i propozon partive politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë
dhe Maqedon

Mos e harroni edhe Malin e Zi ne Mal Te Zi jan 6 parti Shqiptare partija e par u foruma para 20 vitesh nga Mehmet bardhi edhe sot ka te njajtin kryetar

Dietari

15/01/2012

arrow

Tirane-Prishtine-Shkup-Preshev-Ulqin
Shqiperi-Kosove Maqeodni-Serbi-Mal i Zi

lali

16/01/2012

arrow

shqiperi etnike

Tani

18/01/2012

arrow

Dua te jem pjese e kesaj levizje qytetare qe promovon bashkimin e trojeve dhe shtetin ligjor. Si mundem?
Si une ka dhe shume te tjere.
Boll me me kete pseudo shtet dhe pseudo demokraci qe na jane bere si semundje qe nuk na shqiten nga trupi.

time

19/01/2012

arrow

shum fotografi te” bukura ” kto, qe dhe mijte me i pa ikin nga kto diktatort modern,kto ne fote jan vecse do servila,udbasha,spiuna, njerez te SHIK-ut,qe zoti e di se ne mullirin e kujt po cojn uje !

FERDEROVA

21/01/2012

arrow

RINI,BEHU GATI PER PARLAMENT E QEVERI,
BREZI YN U DOGJ ,BATAKCINJTE NA HUMBEN KOHE,
QE KETO 20 VJET ,TE MOS SHKOJNE KOT,
JUVE JU DUAM NE TIMON…TE BENI SHQIPERINE ZONJE,
KUDO QE JEMI TE NA RESPEKTOJNE,
TEK LIRIA E KOMBIT VERTET-FILLON DINJITETI ,QE NGA FSHATARI E DERI TEK PRESIDENTI!

andy

22/01/2012

arrow

vetem shqiperi etnike .

mergimi

03/03/2012

arrow

RROFT SHQIPERA NATYRALE

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen