ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi zhvillon tubimin e parë si parti politike

Kreshniku ne Elbasan

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar gjatë pasdites së sotme në Elbasan tubimin e parë si parti politike. Pallati i sportit në këtë qytet është mbushur plot me aktivistë të kësaj partie, ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Berisha, ndërsa nuk ka kursyer as Ramën.

Sipas Spahiut, Berisha nuk e dëshiron bashkimin e shqiptarëve, ndërkohë që ka penguar integrimin e Shqipërisë së bashku me Ramën.

“PD dhe PS po ndajnë Shqipërinë në dysh. Toskë dhe gegë të gjithë jemi kuqezi, prandaj PD dhe PS kanë frikë nga votat kuqezi. Sali Berisha është sot pengesë për bashkimin e shqiptarëve, ndërsa bashkë me Ramën ai po pengon integrimin e vendit në BE”, tha gjatë fjalës së tij Spahiu. Gjatë këtij takimi, qindra të rinj kanë vendosur që të bëhen anëtarë të Aleancës Kuq e Zi, duke marrë teserën e kësaj lëvizje, e cila tashmë është kthyer në parti.

2 KOMENTE

FERDEROVA

25/03/2012

arrow

ju lutemi na thoni kush do e ndjeklevizjen kuq e zi-premtimin nje milion per 28 nendor?
kjo levizje duhet te jete mbeshtetja e rinise si dhe baza e programit te kesaj partie apo dikujt tjeter,QE KERKON BASHKIMIN KOMBETARE ME DOEMOS!

altin

26/03/2012

arrow

pershendetje! jam shum i lekundur pozitivisht per te te votuar ak, e per te hequr 21 % te medjes qe me thote mos voto kot, kisha 1 pyetje :
nga se derivojne fondet e fushatave tuaja te shumta , e t reklamimit tuaj madheshtor?

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen