ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Zgjedhjet e reja me qeveri teknike, pa Berishën

redi

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj votimit te së enjtes në Kuvend, duke e quajtur atë një provë force për zgjedhjen e Berishës president. Sipas AK, procesi i votimit për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shndërua në një betejë primitive politike për të pushtuar institucionin e pavarur dhe qeverisjen e gjyqësorit shqiptar.

“Përfshirja personale e kryeministrit Berisha në një procedurë të kontestueshme dhe debati kofliktuale në Kuvend para, gjatë dhe pas votimit si dhe shmangia e procedurave kushtetuese, ishte prova më e mirë se në Shqipëri nuk do garantohen kurrë zgjedhje të lira, të drejta, të fshehta dhe kushtetuese”, thuhet në një reagim të AK-së.

“Demostrimi i forcës dhe praktikave antiligjore është mesazhi më i qartë se me këtë qeverisje nuk mund të ketë zgjedhje dhe respektim të votës, pasi kur kjo gjë nuk garantohet në tempullin e parlamentarizmit, nuk ka asnjë mundësi apo hapësirë që të garantohet në çdo qytet apo fshat larg syve të mediave dhe opinionit publik. Prej tre vitesh Shqipëria hyri në regjistrat e rekordeve negative të Bashkimit Evropian, duke iu refuzuar statusi i vendit kandidat për shkak të mosmarveshjes dhe konfliktit qeveri-opozite. Kjo krizë besimi ka në themel manipulimet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve dhe Aleanca Kuq e Zi paralajmëron paralizë të reformës zgjedhore, e cila ndonëse është një nga 12 rekomandimet e Komisionit Evropian, shihet qartazi se do jetë një proces farsë dhe që do të thelloj konfliktin politik në Shqipëri”, vijon deklarata.

“Aleanca Kuq e Zi ka bindjen se vendit i duhet të realizojë zgjedhjet e përgjithshme vetëm me një qeveri teknike dhe pa kryeministrin Berisha.  Skandali i zhvilluar dje është një skenar i përsëritur me qindra herë, por që këtë rradhë i paraprin testimit të forcës së dhunshme jo demokratike për zgjedhjen e presidentit të ri i cili synohet nga kryeministri aktual Sali Berisha i cili kërkon të rizgjidhet për herë të tretë në këtë post”, mbyllet deklarata.

Tema

 

Një ditë pas votimit të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Aleanca KuqeZi ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar gjatë seancës plenare, duke e cilësuar si një një nga skenat më të turpshme të parlamentarizmit shqiptar. Në një deklaratë për shtyp shpërndarë për mediat, AK vlerëson se “procesi i votimit për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shndërrua në një betejë primitive politike për të pushtuar institucionin e pavarur dhe qeverisjen e gjyqësorit shqiptar”.  Sipas tyre, përfshirja personale e kryeministrit Berisha në një procedurë të kontestueshme dhe debate kofliktuale në Kuvend para, gjatë dhe pas votimit si dhe shmangia e procedurave kushtetuese ishte prova më e mirë se në Shqipëri nuk do garantohen kurrë zgjedhje të lira, të drejta, të fshehta dhe kushtetuese.

“Demonstrimi i forcës dhe praktikave antiligjore është mesazhi më i qartë se me këtë qeverisje nuk mund të ketë zgjedhje dhe respektim të votës pasi kur kjo gjë nuk garantohet në tempullin e parlamentarizmit nuk ka asnjë mundësi apo hapësirë që të garantohet në çdo qytet apo fshat larg syve të mediave dhe opinionit publik”, – shpreh shqetësimin Aleanca Kuqezi. Duke vijuar më tej, ata sjellin në vëmendje se prej tre vitesh Shqipëria hyri në regjistrat e rekordeve negative të Bashkimit Evropian duke iu refuzuar statusi i vendit kandidat për shkak të mosmarrëveshjes dhe konfliktit qeveri-opozite Sipas tyre, kjo krizë besimi ka në themel manipulimet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve dhe Aleanca KuqeZi paralajmëron paralizë të reformës zgjedhore e cila ndonëse është një nga 12 rekomandimet e Komisionit Evropian, shihet qartazi se do jetë një proces farsë dhe që do të thelloj konfliktin politik në Shqipëri.

“Aleanca KuqeZi ka bindjen se vendit i duhet të realizoje zgjedhjet e përgjithshme vetëm me një qeveri teknike dhe pa Kryeministrin Berisha. Skandali i zhvilluar dje është një skenar i përsëritur me qindra herë por që këtë radhë i paraprin testimit të forcës së dhunshme jo demokratike për zgjedhjen e presidentit të ri i cili synohet nga kryeministri aktual Sali Berisha i cili kërkon të rizgjidhet për herë të tretë në këtë post”, – përfundon deklarata e AK-së.

Alpenews

Tiranë, 13 prill 2012, NOA- Votimi i djeshëm në parlament për Elvis Cefën si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, post i ngelur vakant nga Kreshnik Spahiu ka sjellë reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

AK e ka cilësuar votimin e djeshëm si një nga skenat më të turpshme të parlamentarizmit shqiptar.

“Procesi i votimit për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shndërrua në një betejë primitive politike për të pushtuar institucionin e pavarur dhe qeverisjen e gjyqësorit shqiptar.  Përfshirja personale e Kryeministrit Berisha në një procedurë të kontestueshme dhe debate kofliktuale në Kuvend para, gjatë dhe pas votimit si dhe shmangia e procedurave kushtetuese ishte prova më e mirë se në Shqipëri nuk do garantohen kurrë zgjedhje të lira, të drejta, të fshehta dhe kushtetuese”, thuhet në qëndrimin e Aleancës Kuq e Zi, raporton noa.al.

Në vijim thuhet se prej tre vitesh Shqipëria hyri në regjistrat e rekordeve negative të Bashkimit Evropian duke iu refuzuar statusi i vendit kandidat për shkak të mosmarrëveshjes dhe konfliktit qeveri-opozitë.

Sipas AK, kjo krizë besimi ka në themel manipulimet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve dhe Aleanca Kuq e Zi paralajmëron paralizë të reformës zgjedhore e cila ndonëse është një nga 12 rekomandimet e Komisionit Evropian, shihet qartazi se do jetë një proces farsë dhe që do të thelloj konfliktin politik në Shqipëri.

Sakaq thuhet se Aleanca Kuq e Zi ka bindjen se vendit i duhet të realizojë zgjedhjet e përgjithshme vetëm me një qeveri teknike dhe pa Kryeministrin Sali Berisha.

Qëndrimi lidhur me votimin e djeshëm në parlament përmbyllet duke thënë se, “Skandali i zhvilluar dje është një skenar i përsëritur me qindra herë por që këtë radhë i paraprin testimit të forcës së dhunshme jo demokratike për zgjedhjen e presidentit të ri i cili synohet nga kryeministri aktual Sali Berisha i cili kërkon të rizgjidhet për herë të tretë në këtë post”.

a.y/noa.al

2 KOMENTE

TAFAJ

14/04/2012

arrow

germa A e demokracis eshte vota e fshet , popullit i jepet e drejta te flas nje her ne 4 vjet , kur popullit i vidhet vota , ateher popullin nuk e drejton ai qe zgjeth populli , por ai qe ka vjedhur , ne kete moment ka DIKTATUR e jo demokraci,,,,,, un jam dakorte me qeveri teknike pa SALE HAJDUTIN , por prap do kujdes se SALIU e ka ber te gjith policin PRONEN E TIJ PRIVAT,,,,,

Lisi

14/04/2012

arrow

E merzitshme,e poshterueshme plotesisht e pa rregullt dhe e pa ndershme ,zgjedhja e kryetarit te KLD-se nga nji parlament i semure,me nje kryetare qeverie qe e ka privatizuar dhe i ka shkelur me kembe te drejtat me demokratike te nje populli te varfer e fatkeq. Me keto menyra diktatoriale te peshtira nuk ka ecur e nuk do te ece kurre shoqeria jone shqiptare,e nderkohe mendojme perse nuk behemi bashke udhetare te europes.Me keto metoda parahistorike e me shpirte diktatorial shqiperia rrenohet ekonomikisht ,shpirterisht,nga ana kulturore brezat e ri kane marre trauma te renda,nga kjo KOLERE qe s’ka te ndalur.Eshte detyre politike dhe morale e partise AK qe ta kontestoje kete qeverisje me te gjitha metodat demokratike brenda shtetit shqiptare ne europe dhe ne amerike.Absulutisht shqiptaret s’duhet te perulen perpara nje situate me te vertete te rende,por secili te kontestoje korrupsionin ,vjedhjet ,kriminelet,keshtu rrezohet kjo qeveri dhe ky kryeminister qe pretendon te behet mbret i shqiperise.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen