ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi rrethon Berishën në Lezhë

4a

 

Një falënderim të sinqertë kam për të gjithë qytetarët e Lezhës që sot sfiduan instancat shtetërore, të cilat nuk i dhanë leje AK për tubimin paqësor në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Falemnderit sinqerisht për përkushtimin tuaj. Rroftë Shqipëria !

Kreshnik Spahiu

http://www.youtube.com/watch?v=jAERsOmXDJc

 

 

Nga Lezha, Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë të ndalë nismën për të dhënë monumentet tona me qera

Qindra mbështetës dhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi u mblodhën mesditën e të premtes në sheshin ku qëndron monumenti i Besëlidhjes së Parë Shqiptare në qytetin e Lezhës. Edhe pse mitingu i tyre ishte ndaluar, sërish të rinjtë dolën në shesh duke sfiduar haptazi kryeministrin Sali Berisha, i cili kishte mbledhur disa nëpunës të shtetit dhe të bashkisë në takimin e tij.

Nën moton “Asgjë nuk kemi trashëguar nga prindërit tanë, çdo gjë ua kemi marrë borxh fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijë” përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi folën për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore, e cila është shenja me e mire esenciale e një demokracie autentike. Ata thanë se që nga viti 2005 në kontinentin evropian është përjashtuar mundësia e dhënies me qera të monumenteve të kulturës. Për më tepër, në Shqipëri pas disa kohësh pronësie, objekti historik mund të kalojë në pronësi të qeramarrësit.

Duke folur në këtë takim, profesor Myslym Pashaj tha se duhet të bëhet unifikimi i kulturës, historisë dhe monumenteve të kulturës.

“Aleanca Kuq e Zi ka angazhuar një ekip profesionistësh për të analizuar të gjitha monumentet e kulturës në vend dhe nxjerrjen në pah të problematikave dhe politikave vizionare për trajtimin e tyre,” deklaroi Myslym Pashaj.

Përfaqësuesi koordinativ për Aleancën Kuq e Zi në rrethin e Lezhës, avokat Julian Kola, tha: “Këta politikane na kanë ndarë, përçarë dhe copëtuar ndër vite, dhe sot vijnë në Lezhe pa u hyrë gjemb në këmbë dhe na flasin për ditën historike të Besëlidhjes së Parë në Lezhë. Ky është turp, dhe jo vetëm kaq”.

Lideri i lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, u shpreh: “Ne nuk duhet të lejomë që ata që shitën detin dhe që po tentojnë të shesin shtetësinë shqiptare nuk duhet dhe nuk mund t’i lejojmë që të bëjnë pazare me historinë tonë, historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Në këtë dite të shënuar, larg retorikës dhe klisheve politike, ne i kërkojmë qeverisë shqiptare të tërhiqet nga vendimi i turpshëm për dhënien me qira dhe emfiteozë të monumenteve historike, qindra dhe mijëra vjeçare në Shqipëri.”

“Shteti ka dështuar përfundimisht dhe sot s’ka asnjë raport nga Ministria e Kulturës se çfarë ndodh me Lekurësin e Tavos të certifikuar nga Meta, apo Petrelën që është kthyer në një ekspozitor jo vlerash historike, por pulash të pjekura. Torra veneciane është e mundur të shihet vetëm nëse porosit birrë, në të kundërt të flakin jashtë privatet e Apollon Baçes. Lezha është shembulli më i ri i privatizimit modern alla Bumçi ku privati merr me qira që s’e paguan kurrë dhe e jep me qira kompanive celulare për të vendosur antena!? Vetëm në Shqiperi drejtori i monumenteve bërtet të shiten kalatë(!?) duke kujtuar hamburgerin që paska ngrënë në Pompei. Zhdukja e dëshmive historike nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të fshirë identitetin kombëtar në emër të përfitimeve personale”, përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu. / TEMA

 

 

LEZHË- Aleanca Kuq e Zi  është tubuar sot në qytetin e Lezhës në përvjetorin e 568-të të Besëlidhjes së Lezhës.

Aktivistët marshuan në këmbë për disa kilometra, ndërkohë që përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi bënë thirrje që qeveria të anulojë qiradhënien e monumenteve të kulturës.

“Qeveria po shet territore, historinë e kulturë e identitetin. Asnjë vend në botë nuk privatizon kalatë. Pas plazheve dhe parqeve po privatizojnë edhe kështjellat. Stop pazareve me historinë e kulturën shqiptare”,- bëri apel Aleanca Kuq e Zi.

Mbështetës të Aleancës Kuq e Zi u nisën sot drejt Lezhës për të festuar datën e shënuar 2 mars 1444, ngjarje që shënon mbledhjen për herë të parë në një Kuvend të prijësve shqiptarë me qëllim bashkimin e tyre kundër perandorisë osmane që po përparonte në pushtimin e trojeve shqiptare.

Aleanca Kuq e Zi kishte njoftuar se në orën 13:00 do të zhvillonte një tubim paqesor në qytetin e Lezhës me rastin e përvjetorit të Beslidhjes së Lezhës, tek sheshi Beselidhja.

Qyteti i Lezhës përkujtoi sot Besëlidhjen e 2 marsit 1444. Të pranishëm ishin personalitete të larta të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në ceremoni mungoi Presidenti Topi, përfaqësues nga opozita, ndërsa pritej prezenca e Hashim Thacit, por Kosova u përfaqësua nga zëvendsi i tij, Hajredin Kuci.
(el.me/BalkanWeb)

 

Parulla e AK-së

Aleanca Kuqezi ka mbajtur sot një tubimin në qytetin e Lezhës me rastin e 568-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”. Mbështetës të saj kanë pritur kryeministrin Sali Berisha me parrudhën “Gjergj, me ty fituam Evropën me këta e humbëm”.

Në shkrimin e parullës në fjalën “KËTA”, Ë-ja ishte me foton e Sali Berishës ndërsa T-ja me foton e Hashim Thaçit.

Aktivistë të AK-së kanë tubuar në qendër të Lezhës me masa të rrepta pasi u ishte mohuar leja e tubimit.

Tre ditë më parë, Aleanca Kuqezi kërkoi leje për organizimin e një tubimi festiv pikërisht sot në Lezhë. Por autoritetet vendore dhe policia e qytetit e refuzuan kërkesën e Aleancës Kuqezi, e cila  akuzoi direkt kryeministrin Berisha për një vendim të tillë. /F.Stafa

Shekulli

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen