ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi në Kukës

Kukesi KuqeZi AK

Aleanca KuqeZi mbërriti në qytetin e Kukësit, në qytetin e mikpritjes dhe bujarisë. Me qindra qytetarë të Kukësit janë bashkuar në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina” dukë treguar se koha për ndryshim në këtë qytetet është më shumë se e nevojshme. Lideri i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu gjatë fjalës që mbajti përpara mbështetësve të Aleancës KuqeZi u ndal në një mori problematikash që vendi po përballet prej disa vitesh.
“Vendi duhet të nxirret nga qorrsokaku ku politika 22 vjeçare e ka futur për interesa personale, dhe e vetmja mënyre janë zgjedhjet e parakohshme”- deklaroi Kreshnik Spahiu. “Shqipëria bëhet mbi një strategji mbarëkombëtare, dhe Aleanca KuqeZi po përgatitet maksimalisht për një strategji të tillë duke lënë mënjane premtimet lokale elektorale me të cilat shqiptarët janë tejngopur për 22 vite me radhë”- vijoi Kreshnik Spahiu. “Ne nuk kërkojmë shtet, por vetëm shqiptarët në një shtet” vijoi Kreshnik Spahiu duke u ndalur tek çështja e bashkimit te Shqipërisë me Kosovën. “Zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do të jetë i mundur vetëm nëse do të ndryshojmë klasën politike dhe largojmë xhaketat e vjetra të cilat po mbajnë peng për karriget personale të pushtetit rrugën e bashkimit dhe rrugën evropiane të shqiptarëve, përfundoi fjalën e tij kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu.
Në përfundim të aktivitetit përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi shpërndanë rreth 200 karta anëtarësie për kuqezinjtë e qytetit të Kukësit.

NJË KOMENT

fede

04/06/2012

arrow

lexojeni o rini,mos rrini nje shekull ne vetmi…bota ka zbulu te reja…barazi -JO THOTE INTELIGJENCA!kujdes vertet..http://www.facebook.com/pages/Dua-Te-Di-a-Vjen-Dhe-Ti/154497398016032
BRAVOOO KUQ E ZI…ME KETE FLAKE TE SE VERTETES ,NE DRITE DO NA NXJERRESH!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen