ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi në Bulqizë

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar paraditen e ditës së premte tubimin e radhës në qytetin e Bulqizës. Qindra flamuj kombëtar dhe mbështetës të Aleancës KuqeZi u mblodhën në qendër të qytetit dukë shënuar kështu bashkimin me lëvizjen politike më të madhe për qytetarët e Shqipërisë. Të pranishmit në tubimin politik të Aleancës KuqeZi kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan largimin e saj për shkak të mos mbajtjes së premtimeve të dhëna por mbi të gjitha për gjendjen që vendi është katandisur.
Lideri i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu foli përpara mbështetësve të lëvizjes që ai drejton duke u ndalur tek disa nga problematikat e vendit, problematika që janë pasojë e një keqqeverisje dhe mungesës së vizionit dhe atdhedashurisë. Duke u ndalur tek çështja që ka pushtuar jetën e qytetarëve të Bulqizës dhe mbarë shqiptarëve zgjedhja e Presidentit të ri Spahiu deklaroi: “Duhet të zgjidhet një president që e do dhe e voton populli, jo një president që e kërkon me çdo kusht Sali Berisha. Zgjedhja e një presidenti sipas tekave të kryeministrit do të sillte një izolim të ri të Shqipërisë përballë vendeve të zhvilluara” deklaroi lideri i Aleancës KuqeZi.
Duke e zgjedhuar me tej efektin dhe impaktin e Presidentit të ri të Republikës Kreshnik Spahiu tha se lideri i ri i shtetit shqiptar duhet ta duan në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni. “Nuk i duhet shqiptarëve një president nga kulisat Berisha-Rama-Meta. Shqiptarëve i duhet një president patriot dhe shqiptarë. Sali Berisha po rrënon integrimin e vendit për shkak të egos së tij për pushtet dhe vetëm për një emër”, deklaroi Kreshnik Spahiu.
Duke deklaruar për të disatën herë që mungesa e një emri konsensual nga radhët e politikës së polarizuar Kreshnik Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi është e vetmja forcë politike që deri më tani ka dalë me një propozim konkret për kandidaturën e postit të Presidentit të Republikës. “Myslim Pashaj, një kandidaturë simbol i shqiptarizmit dhe figurë e pakontestueshme popullore”, përfundoi fjalën e tij lideri i lëvizjes politike Aleanca KuqeZi.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen