ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Na kthe eshtrat e të parëve, Gjeneral Berisha!

Mosdorëzimi i kreut të Omonia-s, AK protestë në Korçë

Mosdorëzimi i kreut të Omonia-s, AK protestë në Korçë

 

 

 

 

 

Zhvillohet tubim i Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Korçës. Krerëve të kësaj force, u janë bashkuar qindra simpatizantë, të cilët kanë protestuar para drejtorisë së policisë së këtij qyteti, duke kërkuar arrestimin e të dënuarit për dhunimin e varreve të Boboshticës, Naum Disho.

“Arrestoni dhunuesin e varreve. Naum Disho është dënuar nga drejtësia për dhunimin e varreve në Boboshticë”, thanë përfaqësuesit e Aleancës.

Në qendër të protestës ka qenë parrulla si: “Na kthe eshtrat, Gjeneral”.

Disa ditë më parë Aleanca Kuq e Zi reagoi me forcë ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm Grek, Stavros Dimas, i cili e konsideroi dënimin me një vit burg të Naum Dishos, për dhunimin e varrezave në Boboshticë, si një akt të turpshëm i drejtësisë shqiptare.

Aleanca i vlerësoi si “skandaloze sjelljen e autoriteteve greke, që ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur”.

AK konsideroi si të turpshme edhe sjelljen e Tiranës zyrtare, “që heshti përpara kësaj përdhosje të radhës së identitetit dhe dinjitetit kombëtar”.

Duke iu drejtuar autoriteteve greke, Aleanca i kërkoi Athinës që “të distancohet nga dhunuesit e varreve dhe të dorëzojë Dishon, për të vuajtur në Shqipëri dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Korçës”.

Naum Disho u dënua më parë gjatë vitit me një vit heqje lirie për dhunimin e varrezave të Boboshticës, me qëllimin e ngritjes së një kryqi për dy ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, por ai u largua nga vendi pak ditë përpara se të ekzekutohej dënimi dhe besohet se ai ndodhet në Greqi, nën mbrojtjen e shtetit grek.

Top Channel

_____________________________________

KORÇE- Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar sot para Drejtorisë së Policisë Korçë, nga ku kanë kërkuar arrestimin e të dënuarit për dhunimin e varreve të Boboshticës, Naum Disho.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, drejtësia e dënoi me burg Naum Dishon, ndërsa qeveria shqiptare dhe Athina kanë bërë pazare për mosdorëzimin e tij.

AK, tashmë lëvizje politike, i ka bërë thirrje edhe njëherë Greqisë që të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë shqiptare.

Skandali
Dhunimi i disa varreve të vjetra në Boboshticë të Korçës, për ngritjen e një memoriali të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, mori përmasat e një skandali kur rezultoi se “urdhëruesi” ishte Naum Disho, kreu i organizatës “OMONIA” për Korçën. Disho dhe dy personat që kishin punuar në ndërtimin e memorialit, u morën të pandehur për akuzat e “dhunimit të varreve” dhe të “ndërtimit të paligjshëm, në bashkëpunim”.

 

Kreu i OMONIA-s, Naum Disho

Arrestimi
Ndonëse Gjykata e Korçës e shpalli fajtor Naum Dishon dhe e dënoi atë me 1 vit burg, verdikti i gjykatës nuk u zbatua. Fillimisht shkak i moszbatimit të vendimit të gjykatës ishte apelimi i masës së dënimit dhe më pas, një ankim i bërë nga avokati i kreut të OMONIA-s, që kër-koi shtyrjen e ekze-kutimit të vendimit. Gjatë kësaj kohe, i akuzuari përfitoi për të humbur gjurmët, aq sa kur policia shkoi për t’i vënë në pranga, Naum Disho nuk u gjet në adresën e dhënë. Për këtë arsye, Policia bëri shpalljen e tij në kërkim, ndërsa nga verifikimet që u kryen, mësohet se nuk ka rezultuar që i akuzuari të ketë dalë jashtë Shqipërisë.

Panorama

_________________________________

KORCË- Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot një protestë përpara drejtorisë së policisë së Korcës, për mosdorëzimin e Kreut të organizatës Omonia, i cili u dënua me 1 vit burg për dhunimin e varreve në Boboshticë.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi mbajnë në duar parrulla si ‘Na kthe eshtrat Gjeneral’, ‘Jo pazare me Athinën’ dhe ‘Qeveria tundi eshtrat e të parëve’.

Protestuesit e mbledhur fillimisht përpara drejtorisë së policisë kanë marshuar më pas drejt konsullatës greke. Ata shprehen se Greqia nuk duhet të ndërhyjë në punët e Shqipërisë”.

Kujtojmë se policia e Korcës e ka shpallur në kërkim të pandehurin kryesor për skandalin tek varrezat në Boboshticë, Naum Disho.
(ma.ar/BalkanWeb)

_________________________________

Aleanca Kuqezi ka zhvilluar sot një protestë para Drejtorisë së policisë së Korçës për të kërkuar arrestimin e kreut të Omonias, Naum Disho, i dënuar me 1 vit burg për dhunimin e varreve të Boboshticës.

Aktivistëve të AK u janë bashkuar qindra simpatizantë të saj, të cilët mbanin në duar parulla si “Qeveria tund eshtrat e të parëve”, ‘Na kthe eshtrat gjeneral’ dhe ‘Jo pazare me Athinën’.

Përfaqësuesit e AK kanë kërkuar që Greqia të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, duke protestuar më pas edhe para konsullatës greke në këtë qytet.

Dy muaj më parë, Gjykata e Apelit në Korçë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Korçës për dënimin me dy vjet burg të ish-kreut të Omonias për dhunimin e varreve në Boboshticë.

Por policia e Korçës nuk e ka arrestuar ende Naum Dishon, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.  / G.N.

Shekulli

___________________________________

Vetëm pak minuta më parë, në qytetin e Korçës ka nisur protesta e paralajmëruar e Aleancës Kuq e Zi, kundër mosdorëzimit të kryetarit të OMONIA-s Naum Disho. Kjo protestë po mbahet para Drejtorisë së Policisë së Korçës. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi mbajnë në duar pankarta në të cilat shkruhet, “Jo pazare me Athinën” dhe “Na kthej eshtrat gjeneral”. AK-ja kërkon që Greqia të mos ndërhyjë në punët e Shqipërisë. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë nisur marshimin e tyre drejt konsullatës greke. Naum Disho akuzohet për dhunimin e varreve të Boboshticës.

Sot

__________________________________

Aleanca Kuq e Zi e Korçës është mbledhur para drejtorisë së policisë së këtij qyteti, për të protestuar për arrestimin e Naum Dishos, që është dënuar me 1 vit burg për dhunimin e varrezave në Boboshticë.

“Arrestoni dhunuesin e varreve. Drejtësia e dënoi me burg Naum Dishon. Qeveria dhe Athina kanë bërë pazar për mosdorëzimin e kriminelit”, kanë thënë përfaqësuesit e Aleancës, të cilët kanë protestuar me parrullën: “Na kthe eshtrat, Gjeneral Berisha”. “Athina duhet të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë shqiptare. Qeveria shqiptare dhe Athina duhet të dorëzojnë kriminelin”, thanë përfaqësuesit e Aleancës.

Sipas tyre, “Qeveria ka bërë kompromise dhe trafik me eshtrat e të parëve. Ne kërkojmë dorëzimin e dhunuesve të varreve”.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi, që kanë marshuar në rrugët e qytetit. Në prill ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi do të organizojë koferencën lokale në Korçë.

Tema

___________________________

AK: Qeveria e Athina pazare  për Naum Dishon, arrestojeni 

KORÇE- Aleanca Kuq e Zi protestoi sot paradite para drejtorisë së policisë së Korcës, duke kërkuar arrestimin e Naum Dishos.

Kreu i Omonias për qarkun e Korçës u dënua me një vit burg për dhunimin e varrezave të Boboshticës, gjatë punime për ngritjen e një kryqi për dy ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai është shpallur në kërkim pasi i është arratisur policisë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për mos ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

AK akuzon qeverinë dhe Athinën se kanë bërë pazare për mosdorëzimin e Dishos, dhe kërkon vendosjen e tij prapa hekurave.

Dhjetra përfaqësues të AK marshuan në rrugët e qytetit duke mbajtur parrulla ku kërkojnë arrestimin e Naum Dishos.
“Na kthe eshtrat Gjeneral Berisha. Arrestoni dhunuesin e varreve. Drejtësia dënoi me burg Naum Dishon. Qeveria e Athina të dorëzojnë kriminelin”- janë disa nga parrullat e AK.

“Athina të mos ndërhyjë në cështjet e drejtësisë shqiptare”- është përgjigjja që AK jep ndaj Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Stavro Dimas, i cili duke iu përgjigjur deputetëve të LAOS në parlamentin grek, ( pak ditë më parë) tha se dënimi me një vit burg për Dishon është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipërisë. Edhe më përoara Aleanca Kuqezi ka kërkuar që Greqia “të distancohet nga dhunuesit e varreve dhe të dorëzojë Dishon, për të vuajtur në Shqipëri dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Korçës”.

1 VIT AK
AK mbushi dje 1 vit nga themeli i saj, dhe në prill do të organizojë konferencën lokale në Korçë.
Më 9 mars të vitit 2011, dhjetëra intelektualë u deklaruan kundër regjistrimit etnik. Kreshnik Spahiu nënshkroi i pari peticionin kundër regjistrimit etnik. Tanimë një vit më pas Aleanca Kuq e Zi është kthyer në një lëvizje politike. Reagimi që ngjalli në shoqërinë shqiptare Aleanca Kuq e Zi ishte i shpejtë. Një fakt i tillë shqetësoi ndjeshëm qeverinë e Berishës. Në disa raste ai sulmoi ashpër lëvizjen, me etiketime fyese. Jo pak herë Berisha bëri përpjekje për ta lidhur këtë Aleancë me presidentin Bamir Topi. Por lëvizjet e fundit kanë treguar se këto dy lëvizje politike nuk janë të njëjta. Me aksionet e saj, Aleanca ka arritur të fitojë jo vetëm simpatinë e shqiptarëve, por edhe të ndërkombëtarëve.
(sg/shqiptarja.com)

NJË KOMENT

FERDEROVA

12/03/2012

arrow

GEZUAR NJE VJETORIN AK…!
U BEFSH NJE MILION NE 28 NENDOR !
SILEVIZJE ,BESOJME SE PO…SI PARTYI DUHET TE NGJITENI NE ELITE!
RINIA TE SHPETOJ ATDHEN,EMIGRANTET ME VETE DO KESH!
HISTORIKISHT KA QENE KESHTU:PA EMIGRANTET SHQIPERIA S’DO EKZISTONTE KURE…
SKENDERBE,ISMAIL QEMAL,NOL,KADARE…

BEHUNI BASHKE O RINI PER ATDHE!
AK+VV=2 MILION SHQIPETARE!OKB I FLET ME FIRMA SA ME PARE!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen