ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi e konsideron tradhëti ndaj camërisë votimin e ministrave të greqisë

Protesta e Parlamentit per emerimet ne qeverine Berisha

Aleanca KuqeZi protestoi sot përpara godinës së Parlamentit Shqiptarë duke shprehur frymën kundërshtare mbi emerimet e reja në qeverinë Berisha. Aleanca KuqeZi kundërshton dhe I konsideron tradhëtare emërimet e reja në ekzekutiv, emërime si ai I Vangjel Tavos I cili përfaqëson dhe mbron interest e Athinës zyrtare. Më poshtë do të gjeni deklaratën për shtyp dhënë nga përfaqësuesi I Aleancës KuqeZi Z.Augent Xhaferaj.
Aleanca KuqeZi proteston sot përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër ndryshimeve të fundit, të qeverisë së që po i vjen fundi dhe regjimit të korruptuar të Kryeministrit Berisha.
Aleanca KuqeZi denoncon me forcë sot provokimin e rradhës që kryeministri Berisha i bën qyetarëve shqiptar. Në javën e camërisë, ai propozon ministrin e Greqisë. Berisha me Vangjel Tavon e con në 20% përfaqësimin grek në qeveri. Emërimi i grekut Tavo si ministër është një tradhëti dhe provokim për kauzën came pikërisht në javën dhe në përvjetorin e masakrave greke ndaj camëve.
Aleanca Kuq e Zi I bën thirje partisë came dhe cdo deputeti patriot shqipëtar që të mos votojnë ministrin grek si dhe të largohen nga koalicioni Berishës me grekët pasi shqiptarët kanë nevoj për përfaqësim tjetër të gjithë trevave shqipëtare në qeverisje.
Aleanca Kuq e Zi I bën thirrje deputetëve të PD, LSI dhe PDIU të braktisin këtë votëbesim që është pjesë e pazareve të Berishës me Athinën.
Aleanca Kuq e Zi e konsideron tradhëti ndaj camërisë votimin e ministrave të greqisë dhe bën thirje se së shpejti vetëm Aleanca Kuq e Zi mund të siguroj një qeverisje të shqipëtarëve nga Preveza në Mitrovicë.

NJË KOMENT

Altin Dauti

29/06/2012

arrow

Te gjitha rruget dhe problemet te cojne ne nje emer. Sali BERISHA. Sinqerisht dhe pa e paragjykuar ate si qenie njerezore kam arritur ne konkluzionin qe ceshtja me e mprehte kombetare sot eshte jo largimi i tij nga qeverisja por dalja e tij nga skena politike, duke kerkuar ndjese gjithe shqipetareve per ate cka u ka shkaktuar.Pas tij vjen me ngjyra dhe forma te reja ” Levizja Nano,,e cila ne thelb eshte levizja Berisha . Kjo levizje nuk ka per qellim qe te rrezoje Berishen por te vazhdoje te percaje opoziten Shqipetare ! Keta jane njerez te provuar dhe per sa kohe do te vazhdojme ti votojme ose tu shkojme pas do te jemi keta qe jemi sot .
Besoj se e dini cfare perfaqesojme sot?

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen