ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi Itali reagon ndaj ultimatumit per paisjen e emigranteve me pasaporta biometrike !

Si rendom  ne keto 23 vjet vazhdon politika e “ shfrytezimit “ te Diaspores Shqiptare vetem per te mbushur arkat me taksa dhe kutite me flete votimi qe shkembehen me fluturime falas per ne Atdhe . Ne keto 23 vjet s’kane te reshtur veprimet qe nga shteti ame ia veshtiresojne jetesen Diaspores .Mungesa e politikave  mbeshtetese per emigrantet ,  injorimi total i tyre  ne vendimmarrje  per ceshtjet me interes Kombetar por edhe i  platformave te lehtesirave ligjore ne rast te kthimit te tyre ne Atdhe kontribuojne ta bejne emigrantin te ndihet “jetim” ne dhe te huaj e gjithashtu “vizitor i perkohshem per tu vjelur” kur kthehet !

 

1 mars: pa pasaportë biometrike jo vetem nuk hyn, por as nuk del dot nga Italia !??

Ka informacione ende te pakonfirmuara se ka patur raste qe shtetas  shqiptarë me pasaportën jobiometrike jane ndaluar te udhetojne  në aeroportet e Italisë.

Nga gazetare shqiptare qe punojne ne Itali informohemi se pas kontakteve qe ata kane patur me policine e kufirit e Fiumicinos dhe te aeroporteve te tjera eshte marre e njejta pergjigje : “Nëse nuk ke pasaportë biometrike nuk mund të kalosh. Shko pajisu me leje kalimi në konsullatë !”

Edhe nqs urdheri eshte ky por autoritetet kufitare “po mbyllin nje sy” duke lene te ikin shqiptaret sic bejne nqs ata jane pa pasaporte fare (klandestine), pse emigrantet duhet varin shpresat te deshira e mire ose humori me te cilin eshte zgjuar ate dite polici kufitar italian ?? Ai polic si autoritet ka nje urdher per ndalim dhe qindra -mijera emigrante shqiptare duhet te vihen perballe gjykimit te tij personal per ta shkelur ose jo ate urdher ??

Ne website-in e ambasades i vetmi shpjegim eshte ky “Ju njoftojmë se pasaportat jobiometrike janë të vlefshme për t’u përdorur si dokument udhëtimi deri në datën 01 Mars 2012.”

Zëvendësministri i Brendshëm shqiptar Ferdinand Poni thotë  se në pikat kufitare të Shqipërisë asnjë qytetar nuk mund të dalë pa pasaportë biometrike. Madje ka shtuar se “të gjithë qytetarët shqiptarë që do të rikthehen në vend, mund të përdorin dokumentin e vjetër, i cili është i vlefshëm për të hyrë në Shqipëri”. Cila eshte arsyeja qe kete “shtojce” nuk ia ka derguar edhe autoriteteve italiane ,te cilat  sipas komunikimit qe kane mund te  mos lejojne të kalojë në kufi (as në dalje e as në hyrje) asnjë shqiptar që nuk ka pasaportën e re biometrike.

Ambasada e kontaktuar me telefon po ashtu edhe nga policia italiane konfirmon   “Nëse pasaporta nuk është biometrike, këtej nuk mund te   kaloni” ! Plus eshte  shtuar sugjerimi i radhes  “Shkoni në konsullatë e pajisuni me leje kalimi” Por leje-kalimi merret vetem ne rast urgjence….??!!

Per me teper per kete leje –kalim duhet te paguajne perseri Emigrantet . Pse athere per personat te cilet kete pasaporte qe kane te paskaduar ende nuk jepet pa pagese leje-kalimi ?? Te mos marrim parasysh qe planit per udhetim ne vere tashme drejt shtepise i do shtuar patjeter tashme nje udhetim vajtje-ardhje ne Rome .Nqs mbaron pune brenda dites…

 

 

Ne kete “ lemsh”,e kane braktisur  emigrantin,edhe  deget shumengjyrshe te partive Shqiptare ne Diaspore ,bashke me shumicen e shoqatave e organizatave qe vec ne emer kane ndonje lidhje me Shqiperine e shqiptaret. Ka skaduar tashme afati për pasaporta e vjetra e asnjë nga “përfaqësuesit” e emigrantëve nuk po reagon,për te kerkuar një afat më te gjatë,pasi do të jenë mijera emigrantë që do të perballen me probleme te panumerta sepse nuk janë pajisur ende me pasaporta  biometrie. Shume nga te vetedeklaruarit perfaqsues te emigranteve  dalin nga letargjia me telefonata e sms  vetëm e  vetëm kur duan ti  njoftojnë emigrantet  se po vjen X apo Y  politikan nga Shqiperia per ndonje takim qe cuditerisht  “koincidon” me periudhat paraelektorale ,ndersa kur vjen puna per problematikat e perditshme te emigranteve ,celularet heshtin ! Pse “s’ia prishin gjumin” konsullatave e ambasadave kur vjen puna  për  diskriminim e padrejtesi nga te huajt apo nga (tanet??) ! Te vetmit qe kane reaguar kane qene mediat shqiptare te pavarura ne Itali dhe ato online. Ku jane te tjeret ?? AK Itali edhe pse eshte ende ne organizimin e strukturave në kete shtet, me ane te ketij reagimi del hapur ne mbeshtetje te emigrantëve  shqiptar e kundra kutjdo individi apo  institucioni qe do mundohet ti neperkembe sakrificat e te drejtat e  emigranteve ,sic po ndodh edhe për pasaportat. AK Itali nuk do te lejoje me qe   emigrantët  te vazhdojnë të mbeten “jetime”  ! Kemi vene re radhë të gjata qe  po krijohen cdo dite ne perfaqsite zyrtare jashte Shqiperise . Kërkesat për aplikim janë të shumta.Monologu qe bluan ne koke cdo emigrant ne radhe eshte po i njejti :Nese nuk me ka skaduar pasaporta e vjeter dhe jam i pajisur me leje te rregullt qendrimi qe me lejon te udhetoj kudo ne Europe ,.pse duhet të vij  në ambasadë për pasaportë të re unë?!” Në sytë e personelit të Ambasadës shikon  qartas keqardhje kur emigrantet shprehen se jane njerez pa shtet e askush nuk mendon per ta  por  perserisin automatikisht te njejtin refren “Duhet të aplikoni sa më shpejt pasi me pasaportat e vjetra nuk do të mund të udhëtoni më vitin e ardhshëm ! ”Askush nuk thote  ate qe mendon ,pasi ne kete kohe krize mund te rrezikoje vendin e punës. Ankesat dhe psheretimat e emigranteve jane haraci qe paguan personeli i Ambasades per gafat e Qeverise .Asnjë ligj deri më sot nuk ka nxjerrë jashtë përdorimit pasaportat e vjetra e teorikisht i bie te  jenë të vlefshme deri në datën e skadencës së tyre.Mes reklamimit te artikullit “pasaporte biometrike” ,lehtas verehet kembengulja per nxitim, siguria e lartë të ketij dokumenti ,  levizja e lire , etj por per ke ?? Emigrantet mund te levizin lirisht ne Schengen me dokumentat qe kane  athere pse  nga ministria e Brendshme nuk  sqarohet qartë pse ata po detyrohen ta blene per here te katert (nga 91 e sot ) kete artikull ?! Në 23 vjet emigracion qeveria (jone??) u ka shitur emigranteve katër pasaporta e 4 here s’e kane arritur skadencen natyrale te asnjeres nga to ,pasi  jane detyruar te blejne modelin e ri .Thjesht  ka nderruar formati ,nje firme ka marre tenderin per ti prodhuar  e Min e Brendshme ka dhene  rishtazi nje urdher.Eshte e turpshme  dhe e papranueshme  të detyrosh pajisjen me këtë dokument të ri të shtetasve që   janë te  pajisur me një pasaportë 10-vjeçare të paguar me cmim te plote e te paskaduar ende, por të llojit të vjetër. E kanë paguar , e  po ju kerkohet kjo perseri !

 

Disa shifra  : Pasaporta + karta e identitetit pak a shume 118 €,perditsimi i lejeqendrimit me pasaporten e re 75€ ,  shto ketu 1 ose me shume dite pune/shkolle te humbura per te mbaruar pune ne ambasade apo konsullate € ? Udhetimi dhe qendrimi ne qytetin ku ndodhen keto perfaqesi te Shtetit (tone??) € ? Sa shkon shpenzimi per nje familje me 4 persona € ??? Shitja e detyruar e ketij artikulli nuk i ndihmon emigrantet sidomos ne kete kohe krize por i demton akoma me rende ata. Kjo goditje tregon edhe nje here tjeter “kujdesin e vazhdueshem” qe ka Shteti (jone??) ndaj atyre shqiptareve qe jane kontribuesi kryesor ne GDP-ne e Shqiperise !Nuk shtova sorollatjet neper labirintet e burokracise italiane ne prefekture ,komuna ,agjensia e taksave,sekretari universiteti ,etj per perditsimin e dokumenteve e legalizimin e tyre ne rastin me te keq ,kur nga dy pasaportat e fundit ka ndonje gabim e mosperputhje te dhenash.Por edhe ato jane dite pune/shkolle te humbura ,shpenzime kohe e te ardhurash.

 

Zyrtarisht qeveria (jone??) justifikon  nxitimin per kete shitje te detyruar  te pasaportes biometrike sepse qenka , një  nga kushtet e  BE për të liberalizuar vizat me Shqipërinë… Zoterinj ju kujtojme se NE EMIGRANTET JETOJME NE BE !!! NUK KEMI ME KE TE NA I LIBERALIZONI VIZAT !!!  As vete italianet nuk i kane te gjithe pasaportat biometrike.Thjesht kur u skadon e vjetra vijne te marrin te rene qe eshte prodhuar biometrike ,e kaq . Ndersa per ne shqiptaret dokumeti Pasaporte eshte kthyer ne nje Kimere !Po ,meqe ra fjala ,nderkohe per kushtet e tjera  si lufta kundër korrupsionit, reformat e sistemit gjyqësor, krimi, etj etj cpo beni  ju si qeveri ,se mesa duket iu ka mbetur vec puna te pasaporta ??.Mjaft me keto tallje zoterinj politikane ,mos fyeni akoma me shume inteligjencen tone me fjali te nderlikuara ne politikisht,qe as vete ju s’dini ti perktheni,ama i perdorni permendesh per te justifikuar zhvatjen e atyre qe po sakrifikojne vite jete larg ahtepise !

 

Aleanca Kuq e Zi Itali  kerkon lejimin e perdorimit nga emigrantet te pasaportes jobiometrike deri ne skadencen natyrale te saj ,sqarimin mbi “shtojcen”  e zv ministrit Poni(qe lejon vetem kthimin drejt Shqiperise me pasaporten e vjeter )  dhe komunikimin e kesaj “shtojce “ autoriteteve kufitare italiane,prononcimin Qarte e Shqip te perfaqsive  zyrtare shqiptare ne Itali mbi  bazat ligjore per pajisjen e detyruar me  dokumentin e ri nderkohe qe nuk ka skaduar akoma i vjetri !!. Kjo do i evitonte emigranteve  shpenzime të kota dhe probleme burokratike të  panumerta e panevojshme për momentin e veshtire te gjendjes ekonomike që po kalojnë. AK TOSKANA

 

 

 

 

 

5 KOMENTE

Lisi

05/03/2012

arrow

Si gjithmone jemi te pa fat,sepse qe kur lindi ishte qorr,qe kur lindi ishte shurdh
qe kur lindi ishte budalle ,qe 22 vjet u be palle. Me vjen turp ti them te huajve por qeveritaret e
shqiperise duhet ta dine ,nga une si person nuk do te perfitoni asnje çentez,
Pashaporta ime eshte brenda afati te skadences dhe une nuk bej dokument te ri sepse nuk me intereson do te pres derisa te perfitoj nenshtetesine si i huaj sepse me kushton(5 euro),dhe jo
150 euro(PER INATE),turp te keni. Ju o qeveri nuk keni kurre frena shitet detin ,shitet arme ne 97.
doni te prishni bunkerat qe kushtojne nje shume e madhe qe ju e dini.
Tani doni te perfitoni edhe nga pashaportat.sepse afati ijuaj eshte edhe nje vit se afati i dokumentit tim eshte me teper,e dini kue eshte boll apo jo o HAJDUTER.

Nikaj Merturi

06/03/2012

arrow

Njoftim : Pas shqetesimit te emigranteve ne lidhje me ceshtjen e pasaportave,dhe percjelljes se ketij shqetesimi nga mediat shqiptare qe veprojne ne Itali si Shqiptari i Italise ,Albania News etj dhe reagimit te AK Itali , Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka kërkuar shteteve të tjera të lejojne udhëtimin drejt Shqipërise emigranteve edhe me pasaportat jobiometrike.Urdheresa u prit sot në Ambasadën shqiptare në Romë, e cila menjëherë ua ka kaluar autoriteteve italiane.Na mbetet vec ” ta kalojme provimin ” fizikisht vete kete vere … 🙂 Na rrofte sa malet e Lushnjes Min e Brendshme !

dri

13/03/2012

arrow

turp e faqja e zeze,jemi pas 21-vjet democraci dhe kemi probleme qe edhe ne ruanda(respect)nuk kane.po vazhduam keshtu jo ne europe po as ne ballkan nuk kemi vend.qeveria jone u mohon te drejten e hyrjes keshtu qytetareve te vet qe jane te vetmit qe fusin paren e paster ne shqiperi,te fituar ndershmerisht.haram buken .

drini

18/04/2012

arrow

Atehere une jam shqipetar qe jetoj ne itali. Kam nje propozim te bejme nje Class action kunder qeverise shqiptare ne gjykaten e strasburgut per shkeljen e te drehjtave te njeriut dhe te qytetarit.
Te kerkojme minimuni vlefshmerine e pashaportes deri ne skadencen natyrale te saj dhe rimbursimin e te gjitha shpenzimeve ekstra qe qeveria na ka detyruar qe te bejme.ù
Une do te isha i pari qe do te vija firmen !!!!

diku

06/05/2012

arrow

edhe une jam dakort me drinin

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen