ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi denoncon keqpërdorimet e TV publike: Janë antikombëtare dhe i shërbejnë pushtetit

Aleanca Kuq e Zi denoncon keqpërdorimet e TV publike: Janë antikombëtare dhe i shërbejnë pushtetit

Aleanca Kuq e Zi LogoAleanca Kuqezi është sot përpara opinionit publik për të denoncuar dhe kundërshtuar keqpërdorimin e Televizioneve Publike në Tiranë,Prishtinë dhe Shkup. Të gjithë ne jemi dështimarë të keqpërdorimit të parave tona, taksave, me të cilat paguhen Radio Televizioni Publik Shqiptar, Radio Televizioni I Kosovës, dhe Televizioni I Maqedonisë. Sot që ne flasim të tre këto institucioni mediatike që duhet të jenë në shërbim të informimit të qytetarëve ata janë kthyër në leva të frikshme qeveritare dhe pushtetore që transformojnë gjithcka sipas kërkesave të pushtetit, por dhe me keq, shpesh herë edhe pa kërkesën e pushtetit.

Liria e fjalës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni lë shumë për të dëshiruar, ndërsa sa I përket lirisë së Mediave të gjithë jemi dëshmitarë të raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, ku Shqipëria kish lënë pas vetëm vendet e rajonit, e Kosova dhe Maqedonia gjithashtu.

Aleanca KuqeZi denoncon frymen antikombëtare dhe antishqiptare që këto tre televizione publike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup transmetojnë cdo ditë në ekranin e taksapaguesve të tyre. As në RTSH, RTK apo MTV nuk shikon më asnjë dokumentar, asnjë emsion, asnje trajtim të cështjes kombëtarë. Kto televizione janë kthyër ne ushtarë të bindur të qeverive në pushtet duke keqpërdorur paratë e taksapaguesve të tyre si dhe duke dizinformuar palimit, deri në cmenduri informacionin që I përcojnë publikut të tyre.Aleanca KuqeZi I bën thirrje qeverisë shqiptare, asaj kosovare dhe maqedonase që të heqin dorë nga përdorimi tendencioz dhe dashakeqës I televizioneve publike dhe t’ia kthejnë këto media qytetarëve të tyre.

Aleanca KuqeZi paralajmëron qeverinë e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë se liria e fjalës, e mediave dhe televizionet publike me standard dhe në favor të qytetarëve janë kriter I panegociushem I Bashkimit Evropian për procesin e Integrimit. BE nuk mund të pranojë në gjirin e saj vende ku qytetarët censurohen nga televizionet publike që janë pushtuar nga njerëz politik dhe aspak profesionistë. Aleanca KuqeZi mbështet maksimalisht përpjekjet e vendeve të Bashkimit Evropan për lirinië e fjalë dhe mediave në Shqipëri.

Për këto arsye Aleanca KuqeZi dhe për kushtet ku ndodhen Teleevizionet Publike, fton mbare qytetarët shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që më datë 18 Shkurt, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup t’I bashkohen protestës së Aleancës KuqeZi që do të zhvillohët në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë në tre qytetet në fjalë.

Aleanca Kuq e Zi

7 KOMENTE

FERDEROVA

02/02/2012

arrow

REFERENDUM PER KUFIJ DO KETE-TE JEMI GATI O MIQ…NE MBESHTETJE TE RINISE!kujdes!te bashkuar me nje ze per kombin te jemi!

nje milion kreshnikanje milion albina-KORRUPSIONI NGORDH DHE LIRINE EKOMBIT FITOJME SOT!

FTONI DHE ALBININ PER DT.18 SHKURT..SECILI NE RRUGEN E VET,POR PER KOMBIN NJE ZE TE KETE!

Arben Sejfuli

02/02/2012

arrow

Ju kujtoj se jeni e vetmja shpres per momentin. Ju bejm thirje qe te jeni te fort dhe të realizoni referendumin sa me par te jet e mundur që tju eqni mandatin ketire politikan te felliqur që jan te vishur me lekur ajdutesh .Roft Shqiprija e Bashkuar

FERDEROVA

02/02/2012

arrow

BRAVOOOO RINI!
NE NJE ORE NE NJE DITE ,
ME NJE ZE TE FLASIM TE GJITHE!
SH SH ITALI..AAI

@Hotolisht

28/02/2012

arrow

Hidheni Saliun o shqiptare,,,,,

Shqiptar Kosova

29/02/2012

arrow

Zoti Kreshnik je SKENDERBE I DYT te lumt veq vazhdo te lutem ,se mrapa na ke te gjithve.

almir

12/03/2012

arrow

Te lumte Z.Kreshnik fitoren e ke te sigurete ? nga e gjith shqiperia….

Lisi

17/03/2012

arrow

Shqiperia eshte vend <>,thuhet nga medjet Shqiptare,mund te flitet shume dhe nga te gjithe,por kush te ndigjon ose te ndigjon dhe te ofron diktaturen qe eshte me e forte se ajo e Enverit.çfare do te thote ( HYP SE VRAVA ZBRIT SE TE VRAVA).Duke lexuar ne gazetat e perditshme shohim mendimin e lire te shume njerezve te thjeshte por edhe te inteligjences dhe kur korrim shohim qe ne thes nuk fusim asgje.çfare do te thote nga te mbjallat e te pranveres sipas qeverise ishte fare e skaduar.( SI GJITHMONE) NE gazetat shqiptare ONLION ka vend edhe per komentuesin dhe kete e kam nga pervoja ime qe me mire te mos komentosh sepse asnjeri nuk i lexon ato komente per faktin se nuk publikohen dhe per çUDI po te kete ndonje lavderim per qeverine mund ta lexosh.Nisur nga ky fakt qe me teper ndodh ne BOTA SOT ftoj te gjithe lexuesit ta kontestojne kete censure qe eshte turp per medjet shqipetare. Une personalisht do te shkruaj e do te flash gjithmone hapur e pa frike perballe llumit tuaj te pa pergjegjshem. Duke demaskuar keshtu diktaturen si semundje te gangrenes ne shqiperi Vetem nepermjet komunikimit te paster dhe pa frike do te ndryshoje shoqeria jone demokratike .RROFTE SHQIPERIA.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen