ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha

IMG_4394

Aleanca KuqeZi është sot përpara opinionin publik për të kundërshtuar forcërsisht deklaratat e përsëritura të Kryeministrit Sali Berisha I cili vijon të insistojë dhe kundërshtojë frymën e shoqërisë shqiptarë për bashkim kombëtarë të Shqipërisë me Kosovën. Ne nuk habitemi tashmë me deklaratat e kreut të ekzekutivit, por duam t’i rikujtojmë atij për të disatën herë që bashkimi kombëtar është i përcaktuar me votë të sovranit shqiptarë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në preambulën e saj.

Aleanca KuqeZi I bën thirrje kryeministrit të shqiptarëve që nuk janë 2,8 milion sikundër rezultuan në “Censusin” jo më me baza etnike dhe fetare por me baza greke dhe sllave, se fryma patriotike që Aleanca KuqeZi ka forcuar tek qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk nuk eshte e formës së nacionalizmit që ti përpiqesh ta klasifikosh duke hedhur epitete nga me të ndryshmet nga faqezinjtë deri tek nacionalistë që lëshojnë klithma për një të shkruar që nuk e do më askush.

Zoti kryeministër ju nuk përfaqësoni 10 milion shqiptarë në rajon që të deklaroni se të shkuarën e trojeve shqiptare të bashkuara nuk e do më askush. Aleanca KuqeZi ju fton që të ruani seriozitetin dhe nëse jeni I bindur për ato cfarë deklaroni ne jemi të gatshëm që çështjen kombëtare t’ia lëmë në dorë sovranit shqiptarë, i cili do të vendosë më pas të zgjedhë klithmat e nacionalistëve që thoni ju apo kundërshtimin tuaj të vazhdueshëm për bashkimin e trojeve shqiptare.

Aleancas KuqeZi I tërheq vëmëndjen kryeministrit të Shqipërisë që në vend që të merret me klithmat e nacionaliste të shqiptarëve të vertetë do të ishtë me mirë që me po të njetën vendosmëri gjatë vizitës së tij ne Malin e Zi të kishte planifikuar një axhende të qartë mbi ligjin e parlamentit e Malit të Zi që ndalon dhe gjobit ata qytetarë të tij që përdor, valvit dhe ngre flamurin shqiptarë. Është detyrim I kryeministrit shqiptarë të mbrojë simbolin tonë kombetarë, flamurin kuqezi.

Aleanca KuqeZi deklaron me bindje fortë se ashtu sikundër kroatët votuan pro integrimit evropian edhe shqiptarët do të bejnë një gjë të tillë, jo me 60 përqind, por mbi 90 përqind nëse do t’i jepej shansi për t’u integruar në BE, sikundër ky komb ishtë pro masivisht për anëtarësimin në NATO, por kjo, nuk do të thotë asgjë në lidhje me aspiratën kombëtare për bashkimt të trojeve shqiptare, ju përsëri gaboheni në deklaratën tuaj.

Aleanca KuqeZi i rikujton kryeministrit të shqipërisë dhe jo të shqiptarëve se parimi I “vetëvendosjes” është një parim ndërkombëtar të cilin nuk e ndalon dot asnjë kryeministër që është në pushtet. Bashkimi I trojeve shqiptare nuk do të behët, sikundër nuk është bërë nga asnjë kryeministër i shqipërisë, por atë do ta bëjnë vetë shqiptarët të cilët do të vendosin realizimin e endrrës shekullore tashme.

Aleanca KuqeZi I bën thirrje mbare kombit shqiptarë që të mos ndikohet nga deklarata e fundit e kryeministrit te vendit që është bërë nga Mali i Zi dhe nga asnjë deklaratë dashakeqe që kërkon të minimizojë dhe sfumojë ndjenjën patriotike tashmë të rritur të shqiptarëve, por të unifikohet shpirtërisht dhe fikizisht me trojet e tij etnike.

15 KOMENTE

ardian

26/01/2012

arrow

Zotri Kreshnik Spahiu mos u dorzo se shqiptari i vertet nuk eshte dorzu asnje her per kuq ezi dhe do te luftojm deri ne frymen e fundit per bashkim kombtar poashtu i gjith Diaspora esht Kuq E Zi

FERDEROVA

27/01/2012

arrow

KUSH NUK DO RININE-NUK DO SHQIPTARIN!
KOMBI NE HORIZONTE-RINI BEJU TOK!
AKQ+VV=VETBASHKIM…
NJE PROGRAM KOMBETARE ME PAK PIKA VELLA:NJE KOMB,NJE FLAMUR,NJE IDENTITET!
TE TJERAT ME PAS VINE VET!TE DY KETO LEVIZJE I KANE BASHKE KETO ELEMENT KOMBETARE!FORCA RINI MOS U NDAL!
ME JU JEMI DHE NE ,KRAHET TJU MBROJME PER NDER E ATDHE!

Malesori

29/01/2012

arrow

Letra drejtuar Kryeministrit Berisha nga Deputeti Vasel Sinishtaj

Më poshtë mund të lexoni letrën e deputetit Vasel Sinishtaj dërguar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, dy ditë para vizitës së tij në Mal të Zi.

Iniciativa Qytetare Tuz
Zyra e deputetit të Malësisë
Nr. 01/12

Z. Sali Berisha
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

I nderuar z. Kryeministër,

Përfitoj nga ky rast të Ju dëshiroj mirëseardhjen në tokat tona shqiptare këtu në Mal të Zi, duke uruar për Ju shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe suksese të plota në detyrën Tuaj tepër të rëndësishme për popullin Shqiptar.

Dëshira ime do të ishte që të kam një rast të ulem pran Jush dhe të Ju shpreh shqetësimet lidhur me problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohemi dhe që po i përjetojmë. Me shpresë që e ardhmja do të sjell një rast të tillë, e mora lirinë që shkurtimisht të përshkruaj pozitën e Shqiptarëve në Mal të Zi me bindje se do të hasi në mirëkuptimin Tuaj dhe në të ardhmen e shpejtë ta ndjejmë dhe shijojmë ndikimin dhe influencën e Shtetit Amë ndaj Malit të Zi, që ky shtet të lënë pas politiken diskriminuese dhe anti-shqiptare dhe të filloj restaurimin e të drejtave elementare njerëzore dhe qytetare ndaj popullatës autoktone Shqiptare, që gjatë viteve dhe dekadave të fundit gradualisht i janë cenuar.

E them kështu, z. Kryeministër, sepse kemi arritur fundin e shpresës që edhe ne, si një pjesë e trungut shqiptar, te gëzojmë potencialin e kushteve politike dhe shoqërore që sjellin një jetë më të mirë, me të drejta të barabarta me popujt e tjerë në Mal të Zi.

Shpresonim se me votën tonë që definoj pavarësinë e Malit të Zi, kjo nuk do të na ndodh në një shtet që pretendon ta quaj veten demokratik dhe synon të integrohet ne proceset e matutjeshme evropiane dhe evroatlantike. Por ndodhi e kundërta.

Çfarë mund të konstatojmë pesë vite më pas dhe si është gjendja e lirive dhe të drejtave të Shqiptarëve të garantuara me kushtetutë, në Malin e Zi të sotëm? Për fat të keq, gjendja jonë jo vetëm që nuk ka përjetuar ndonjë përmirësim por është keqësuar akoma më shumë, duke marrë një trend degradimi të dukshëm dhe shumë shqetësues.

Këto shqetësime i kam shprehur përmes një letre të hapur drejtuar z. Leopold Maurer, shefit të Misionit Evropian në Podgoricë, i cili në përgjigjen e tij konstatoj se i ka marrë në dije problemet tona dhe do i shqyrtoj me palën malazeze gjatë bisedimeve zyrtare në procesin e integrimeve evropiane.

Në fillim të Janarit bëra një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe zhvillova takime me disa anëtar të Kongresit Amerikan ku gjeta mirëkuptim dhe përkrahje të konsiderueshme.

U detyrova të veproj në këtë mënyrë sepse, në shtetin e pavarur të Malit te Zi, sot popullata Shqiptare po humbë liritë dhe të drejtat më elementare që i gëzonte vite me radhë, madje edhe gjatë bashkësisë Serbi-Mal i Zi.

Duke vëzhguar nga distanca, sigurisht që mund të shtroni pyetjen se pse po ndodhë kështu? Përgjegjëja është shumë e qartë dhe bazohet në faktet që vijojnë.

Diplomacia malazeze e kuptonte fare mirë qëndrimin e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare kur ishte pyetja e pavarësisë së Malit të Zi. Në princip dhe për hir të pozitës gjeo-politike gjithë-shqiptare edhe ne ishim në favor të pavarësisë, por isha në bindje atëherë dhe akoma ngelem me të njëjtën bindje që mbështetja e jonë e pa kushtëzuar ishte një hap i ngutshëm politik që nuk e përdorem për zgjedhjen e çështjes Shqiptare, të paktën në pyetjet e karakterit jetësor, si shembull, njohja e të drejtës për komunë të plotë për 12.500 qytetar të Malësisë, me qendër në Tuz; mos-privatizimi i ndërmarrjeve në mjedisin Shqiptar pa aprovimin e pushtetit lokal; rikthimi i pronave të nacionalizuara tek pronaret e mëparshëm; decentralizmi i pushtetit; punësimi adekuat i Shqiptarëve dhe njohja e së drejtës në përfaqësimin autentik, duke respektuar parimin e aksionit afirmativë, duke na bërë kështu, për herë të parë në historinë tonë kombëtare, pjesë e këtij shteti me votën e Shqiptarëve dhënë në referendum. Kësaj, populli jonë i thotë, “kalova lumin e të …………..”.

Nga ana tjetër, klithmat për ndihmë në përmirësimin e gjendjes, drejtuar tek Ju, nuk u dëgjuan. Përkundrazi, ishim të bindur se Tirana dhe Prishtina zyrtare dëgjonin propagandën e Malit të Zi që e trumbetonin përmes z. Dinosha, i cili ka qenë protagonisti dhe shkaktari kryesor i degradimit të të drejtave elementare të Shqiptarëve në ketë vend. Është pikërisht politika e ndjekur nga z. Dinosha që Malësia sot është pa komunë të plotë; qe ekonomia dhe turizmi në Komunën e Ulqinit janë në nivelin më të ulët dhe me borxhe të krijuara që tejkalojnë 20 milion euro; nacionalizimi i Alpeve Shqiptare në Komunën e Plavës dhe planifikimi për ndërtimin e një hidrocentrali i cili do të uzurpoj tokat private të shqiptarëve duke i lënë pa mundësi ti punojnë për të fituar kafshatën e gojës për familjet e tyre; “privatizimi” i Kriporesë së Ulqinit me një sipërfaqe prej 15 milion metra katror, ku një mik i ngushtë i kryeministrit të atëhershëm, pa shpallje konkurrence, e blen këtë truall për 6 cent metrin katror, e mbyll fabrikën e kripës, përjashton punëtorët shqiptar dhe tani e ka vënë në shitje për një shumë prej 257 milion euro; uzurpimi i bregdetit të Ulqinit nga Qeveria duke implementuar ligjin e të “Mirave detare”, që në trojet e Ulqinit u përdorë për të uzurpuar vendet më të bukura të bregdetit të këtij qyteti, kryekëput shqiptar.

Është pikërisht merita e politikës së z. Dinosha që po bëhet kolonizimi i tokave private dhe fisnore Shqiptare, me qëllim për të ndryshuar strukturën demografike të trojeve tona etnike; punësimi i shqiptarëve në sektorin qeveritar është nën 1%; në tërë kryeqëndren e Malit të Zi – Podgoricë nuk ekziston një prokuror e as një gjykatës Shqiptar, as një shkollë e lartë për studentet shqiptar, sllavizmi i emrit personal të fëmijëve të posalindur shqiptar, pa konsultim me familjet, që është hapi i parë drejt asimilimit; privimi nga shtetësia për të shpërngulurit dhe mos regjistrimi i tyre, e tani po mundohen të na ndalojnë edhe përdorimin e simbolit kombëtar – flamurit e të tjera.

Z. Dinosha ishte Ministër i Pakicave, por gjatë mandatit të tij i humbem të gjitha këto të drejta, duke përfshirë edhe 5 mandate te deputetëve Shqiptar dhe vendet e posaçme të votimit, që ishin të drejta të fituara, e qeveria malazeze, për lojalitetin e tij, e shpërbleu me postin e ambasadorit në Tiranë.

Z. Kryeministër, jam plotësisht i bindur se situata mund të ndryshoj shumë shpejt në drejtim pozitivë nëse Ju, në takimet me palën malazeze, insistoni që Mali i Zi të respektoj Kushtetuten, ligjet dhe normat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të pakicave, e posaçërisht të pakicave kombëtare. Populli Shqiptar në Mal të Zi nuk kërkon jo më pak, e as më shumë, se ato të drejta që i meriton dhe i janë të garantuara nga Kushtetuta, ligjet dhe normat ndërkombëtare, pra mundësi dhe perspektivë të njëjtë me popujt e tjerë në Mal të Zi.

Ne mendojmë se është një obligim dhe ndërgjegjeje kombëtare por edhe morale të tregohet një seriozitet i politikes shqiptare për mbrojtën e të drejtave elementare të Shqiptarëve jashtë kufijve të Shtetit Amë. Është koha të informohen fqinjët tanë se ne duam fqinjësi të mirë, por koha që të tjerët të lozin me fatin e popullit Shqiptar ka marrë fund një herë e mirë, dhe jo se jo nga Mali i Zi që 53% të popullatës e përbëjnë pakicat.

Nëse Shteti Amë, për hir të një gjeo-politike afatshkurter apo dhe afatgjatë, vazhdon me heshtje, atëherë, z. Kryeministër, nuk duhet të befasohemi nga faktet se komunat, dikur më shqiptare, Tivari, Plavë dhe Rozhajë janë të humbura e ku tani është vështirë ta dëgjoni një fjalë në gjuhen shqipe. Malësia, pa komunë të plotë është në shënjestër të një kolonizimi të përshpejtuar. Malësia po boshnjakëzohet dhe brenda pak dekadash do të përjetoj fatin e njëjtë me të Tivarit. Kraja, Ana e Malit, Gucia dhe Dacajt, të gjitha këto troje shqiptare, janë lënë pasdore, të rrezikuara dhe në drejtim të sllavizmit të shpejt. Në Ulqin, me privatizime të dyshimta, pa investime nga qeveria, një gjendje e vështir ekonomike i ka shtyrë shumë banor që të zgjedhin shpërnguljen dhe emigrimin, fenomen që për dekada ka prekur të gjitha rajonet shqiptare në Mal të Zi dhe është e pa dyshimtë se ky fenomen është pasoj e një politike mirë të sajuar me qëllim që të vinë ajo ditë kur tokat shqiptare të ngelen pa Shqiptar.

Frikësohem, z. Kryeministër, se ajo ditë nuk është shumë larg.

Parimi në jetën dhe profesionin tim është: “në mes paqes dhe drejtësisë, të zgjidhet drejtësia”, sepse pa drejtësi paqja është e brishtë dhe e përkohshme.

Apeloj tek Ju, z. Kryeministër, për hir të ekzistencës sonë kombëtare, si pjesë e trungut, e historisë dhe gjakut të përbashkët, të kërkoni drejtësi për popullin Shqiptar në Mal të Zi. Kërkoni që Mali i Zi, i cili pretendon të i bashkëngjitet familjes evropiane, të respektoj liritë dhe të drejtat tona si pakicë kombëtare të garantuar nga ligjet dhe standardet ndërkombëtare por edhe nga vet kushtetuta e Malit të Zi.

Me shpresë që do të gjejë mirëkuptim dhe përkrahje nga Ju, Ju falënderoj për mirësinë Tuaj.

Me vlerësimet më të larta,

Vasel Sinishtaj,

Jurist i diplomuar,
Deputet në Kuvendin e Malit të Zi

    Franci

    30/01/2012

    arrow

    Përshëndetje Malësor,
    Vaseli i shkretë u përpoq të shtynte gomarin të thauj pak fjalë ati kryeministrit malazez për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Por ky gomar nuk e digjoj sepse gomari ka shumë vjet që e ka shitur kombësinë dhe u bë tradhtari nr. 1 i shqiptarëve (pas Hamzës dhe Esatit). Tek sali berisha (për inat nuk e skruaj me të mëdha) mos e lëni shpresën tuaj e fundit, shpresa do të lihet ke Aleanca KuqeZi.

lulzim

29/01/2012

arrow

Bekuar qofte nena qe te ka ushqyer me gji.Nuk emocionohet ky te cilit i ke adresuar shkrimin,tashme keta burrat e shtetit ame nuk jane prej atyre qe mendojne te sigurojne ekzistencen kolektive te kombit.Keta ,i nderuar deputet kane rene ne apati,asgje mos prit me nga keta.Nuk e dine se po kolonizohet me boshnjake malesia e banuar me shqiptar ,se keta as malesine nuk e dine se nga bie,skane gjak shqiptari.Do te ishte me shume vend qe te punosh shume, me gjitha ata djem inteligjente dhe shqiptare te zgjuar ,qendroni te lidhur fort,mbajeni shiptaret pas vetes ,mos leshoni pe,shkendija po duken ne horizont,beni durim sic keni bere shekuj me radhe jam optimist se do zgjidhet problemi yne etnik.
Te pershendes dhe te uroj qendrese te forte ne rrugen tuaj te fitores.

JULJAN AVDAJ

29/01/2012

arrow

URIME DHE PERGEZIME PER Z/ SPAHIU. UROJ QE PERPJEKJA JUAJ Z/SPAHIU TE KET REZULTAT POZITIV ,MBESHTETJE TE SHTUMTA JU VINE NE KRAH NGA NE SHQIPETARET JASHTE ATDHEUT ,NE NDJEKIM 24 LIVE ALENCEN KUQ E ZI ,JU MBESHTESIM FUQIMISHTE PER HAPAT GALOBANTE QE PO HEDHE ALEANCA KUQ E ZI, ME RESPEKTE DHE DASHAMIRESI J/AVDAJ LIVERPOOL.

Erdin Mustafa

30/01/2012

arrow

Ju lumte z. Spahiu keni perkrahjen e gjithe diaspores
vetem perpara

Alben

30/01/2012

arrow

BASHKIM KOMBTARE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
RROFTE SHQIPERIA 100.000 KM KATRORE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

muzafer

31/01/2012

arrow

kemi me bashku nese ju te nderuar punojni me drejtsi te madhe dhe poplli don argumente te forta per bashkim te shqipris etnike dhe ka mu realizu endren e ka motshme te shqiptarve

ne pik te pare duhet krejt shgjiptarija ku gjendet te perkrahim zotin kreshnik dhe shum shpejt bashkona shpresoj se te bashkum do jemi ma mir se cka jemi se ka disa vende si ne maqedoni ne cameri dhe ne mal te zi preshev metvegj bujanovce kosove skemi qen kur ma keq se cka jemi tash

po ju lutem shum gjith vllaznis dhe motrave shqiptare ku do gje qenden ta perkrahim zotin kreshnik dhe kemi mu be bashk grusht mbi 11 miljon jemi shqipe ska me me lujt shkavi me ne se jemi grushte

me resepkt te gjithve nga zemra

Ilyria

03/02/2012

arrow

Bashkimi i shqiptareve eshte opcioni i vetem qe do te misheroje vertetesine e humbur nder vite e dekada. Por ky bashkim kerkon force ekonomike dhe ushtarake. Te dyja momentalisht nuk i kemi, por qindra -mijra shqiptare qe jetojne ,qofte ne trojet shqiptare ose ne bote, do te ishin faktori vendimtar per mbeshtetjen e Aleances Kuq e Zi ose te Levizjes Vendvendosja. Pra , organizimi ,qe tashme ka filluar por edhe ana financiare per kete aspirate duhet te jene piknisja me plane te detajuara per forcimin e ketyre dy Organizmave me te besueshme per arritjen e ketij qellimi. Shkurt, krijimi i nje “Ministrije Financash” me depozita ne Zvicer, si dikur e realizuar prej kosovareve ne kohen e luftes e para saj, do te ishte kapitali mese i nevojshem qe duhet te perdoret per keto qellime kombetare, i bazuar ne kontrollin dhe transparencen maximale te cdo abonenti ( paguesi ). Ne kohet e digitalizimit dhe teknologjise bashkohore do te ishte dicka shume e thjeshte qe cdo bashkkombas te kishte informacion mbi qarkullimin e depozitave te perbashketa kombetare. Pra mund ti ftojme te gjithe shqiptaret per mendime e sygjerime per sa i perket kesaj ceshtjeje. Keto jane mendimet e mija per nje piknisje te ceshtjes sone madhore jo vetem me fjale , por edhe me vepra. Pune te mbare te gjitheve atyre qe punojne se pari per veten dhe familjet e tyre , por qe kombin dhe shqiptarizmin e kane ne shpirt e zemer.

hari

04/02/2012

arrow

Zoti i Madhenushem te bekofte o Kreshnik Spahihu per rrugen qe ke marre ne mberojtje te interesave Kombetare Shqipetare

hari

05/02/2012

arrow

Historia do te tregoje se kushe jane patriotet dhe te shiturit , ju vazhdoni punen tuaje te ndritur qe keni nisur te gjithe Shqipetaret jane me ju . Nje gje eshte e qarte qe shitja e tokes Shqipetare filloje qe me ligjin 51 qe i themi ne , kujte i sherbente ky ligje antikombetare qe te na dilnin greket e serbet me prone ne Shqiperi , Emin Gjana ishte ai bashke me Fatos Bejen qe dolen ne parlamente per ta mberojtur kaqe me vendosmeri kete ligje qe u pru ne parlamente nga partia demokratike ; Dhe ne qe u burgosem u internuam preje kesaj prone qe quhet toke na qujten kulake nuk ka pene qe ti shkruaj cfare kena heqe ; dhe ky Berisha qe na e quan veten demokrat na vjene e na i merre dhe na dalin greket e serbet me prone ne Shqiperi , nuk kemi te drejte as i pellame toke . Pse vetem ke ne nuke bohet ligji lustracionin se dihet se cfare do zbulohet 80% e parlamentit do ngelte boshe .

Genti

26/02/2012

arrow

Keshtu te vazhdojme dhe keni per te pare se shqiperia brenda 2 vjeteve mbas zgjedhjeve e zila duhet te qeveriset nga vete ne Shqipetaret te perfaqesuar nga Aleanca Kuq e Zi (nen hijen e Flamurit tone per te cilin eshte derdhur shume gjake) tek e cila une besoj se eshte e vetmja qe na perfaqeson ne si Komb, me menyren e shpalosjes se mendimit dhe ushtrimit te deri tanishem . Sprehesoj si edhe te gjithe ne qe edhe kur te jete ne pushtet te sillet dhe te veproj duke i bere realitet ne menyren me te mire te mundeshme keto lloj mendimshpalosjesh ,sepse vetem atehere mendoj se jemi ne rrugen e duhur te cilen e nisi Gjergj Kastrioti (bashkoj kombin dhe filloje me idet e tija ta ndertoje ate) Mbas ngritjes se flamuri ne Vlore filloje perseri e njejta betej.(ribashkimin e Popullit tone ) Mbas luftes se dyte enveri ne vend te qe vazdonte dhe te perfundonte rrugen e ribashkimit , zgjidhi rrugen tjeter e cila ishte me e thjeshte per burracaket dhe shume e tmerrshme per nje popull te tere i cili jo vetem u nda ne 4 pjese por edhe u izolua nga vetvetja dhe te tjeret .te njejten gje kane bere dhe keto njezet e 1e vitet e shkuara taka ne “pluralizem?!!!!!!!!! ” si majtas djathtas qender e ku di une. me behet qefi qe doli nje ze i cili mua me perfaqeson ,( te pakten deri tashti) dhe shpresoj te vazdoje te me perfaqesoj se mbi te gjitha dua ta shoh atdheun te ece perpara dhe e vetmja menyr per ta bere kete eshte Perfaqesimi i vertet i Popullit . Pershendetje Genti nga Gjermania

XHEMAL BAFTJARI

11/03/2012

arrow

E VETMJA SHPRES E SHQIPTARIS PER BASHKIM ALEANCA KUQE ZI ALENAC PO ANA TREGON DERITASH KU KEQANUN TY PO PERTY POPULLI KAN QA SI FMI A PATE DURIM ME NA LANUN NE MERZI PO TI U NGJALLE E ZEMRAT NAJKE NGRI SHIQIR ZOTI QE TE FALI ALEANC KUQE ZI PO TY KE ME EBASHKUAR KET SHQIPTARI SE TAN UDHEQSIT SHQIPTAR NAJ COJN JETEN ZI E MA ZI NGA VIENA JU PERSHENDE XHEM CEGRANI ME SIMPATIZUSIT E ALEANCES KUQEZI POR DHE NE KRYE AT KRESHNIK SPAHIN

arrow

Surprising Blog Ya Have Here! Very Informative Subject For A Website Keep Up The Super Interesting Work!!. Check Out My 32 Bit Windows 7 Ultimate Download Website And Tell Me What You Think!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen