ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Athina të distancohet nga dhunuesit e varreve dhe të dorëzojë Dishon

AK: Athina të shohë punët e saj Aleanca Kuqezi reagoi me forcë ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm Grek, Stavros Dimas, i cili e konsideroi dënimin me një vit burg të Naum Dishos, për dhunimin e varrezave në Boboshticë, si një akt të turpshëm i drejtësisë shqiptare.

Pas një çështje të ngritur në Parlamentin Grek, kryediplomati helen deklaroi ditën e shtunë: “Departamenti i shtetit është plotësisht i informuar për zhvillimet në këtë padi. Ne kemi deklaruar tashmë në mënyrë të përsëritur se dënimi i Naum Dishos me një vit burg është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit grek etnik në shtetin shqiptar, duke prekur, pa dyshim dhe marrëdhëniet e dy vendeve”.

Në një deklaratë për shtyp ditën e dielë, Aleanca Kuqezi vlerësoi si “skandaloze sjelljen e autoriteteve greke, që ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur”.

AK konsideroi si të turpshme edhe sjelljen e Tiranës zyrtare, “që heshti përpara kësaj përdhosje të radhës së identitetit dhe dinjitetit kombëtar”.

Duke iu drejtuar autoriteteve greke, Aleanca i kërkoi Athinës që “të distancohet nga dhunuesit e varreve dhe të dorëzojë Dishon, për të vuajtur në Shqipëri dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Korçës”.

Naum Disho u dënua më parë gjatë vitit me një vit heqje lirie për dhunimin e varrezave të Boboshticës, me qëllimin e ngritjes së një kryqi për dy ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, por ai u largua nga vendi pak ditë përpara se të ekzekutohej dënimi dhe besohet se ai ndodhet në Greqi, nën mbrojtjen e shtetit grek.

Top Channel

____________________________________

Precedent unik i ka quajtur Aleanca Kuq e Zi deklarimet e një dite më parë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas  lidhur me dënimin e kreut të OMONIA-s, Naum Disho.

Ministri grek e quajti një zhvillim të turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri, si dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, dënimin dhe mospezullimin e dënimit të Dishos.

Ndërkaq, mëngjesin e së dielës në një reagim të Aleancës Kuq e Zi thuhet se, diplomati grek ka fyer drejtësinë shqiptare, duke shtuar se, është e turpshme që diplomacia shqiptare ende nuk ka reaguar.

Aleanca kuq e zi ka kërkuar që Greqi të mos ndërhyjë në sovranitetin e vendit, ndërsa duke iu referuar gjendjes së vështirë ekonomike, Aleanca Kuq e Zi shprehet se “Athina digjet, diplomacia greke krihet.”

Panorama

______________________________________

Stavros Dimas

Aleanca Kuqezi e ka cilësuar fyerje për drejtësinë shqiptare interferimin e Ministrit të Jashtëm të Greqisë në dënimin e kreut të Omonias të qarkut Korçë, Naum Disho.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavro Dimas duke iu përgjigjur deputetëve të LAOS në parlamentin grek, tha se dënimi me një vit burg për Dishon është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipërisë.

“Dënimi me një vit burg dhe mos pezullimi i dënimit për Naum Dishon është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri duke prekur pa dyshim dhe marrëdhëniet e dy vendeve”, ishte shprehur Dimas.

Aleanca Kuqezi ka kërkuar që Greqia “të distancohet nga dhunuesit e varreve dhe të dorëzojë Dishon, për të vuajtur në Shqipëri dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Korçës”.

AK duke dënuar ndërhyrjen e ministrit grek Stavro Dimas në sovranitetin e Shqipërisë  ka kritikuar edhe mosreagimin e palës shqiptare. “Turp heshtja e diplomacisë shqiptare”, thuhet në reagimin e AK-së.

Kreu i Omonias për qarkun e Korçës u dënua me një vit burg për dhunimin e varrezave të Boboshticës, gjatë punime për ngritjen e një kryqi për dy ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disho është në kërkim pasi i është arratisur policisë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për mos ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. /F.Stafa/

Shekulli

________________________________________

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi reagoi pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas, i cili e konsideroi dënimin me një vit burg të kreut të Omonia-s në Korçë, Naum Dishos, për dhunimin e varrezave në Boboshticë, si një akt të turpshëm të drejtësisë shqiptare.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, ministri grek fyeu drejtësinë shqiptare, ndërsa Athina vijon të ndërhyjë në sovranitetin e vendit. Ndërkohë Aleanca Kuq e Zi e cilëson si turp mosreagimin e diplomacisë shqiptare në lidhje me deklaratat e ministrit grek.

“Athina digjet diplomacia greke krihet. Ndërhyrja e Athinës është precedent unik. Turp heshtja e diplomacisë shqiptare. Tirana zyrtare heshti përpara kësaj përdhosje të radhës së identitetit dhe dinjitetit kombëtar.”- theksohet në deklaratën e Aleancës.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Dimas e cilësoi dënimin e Naum Dishos si një zhvillim të turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Sipas Dimas, këto zhvillime janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi sipas ministrit të Jashtëm, KE-ja shpeshherë ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ministri grek nuk la pa përmendur as Progres Raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku thuhet se standardet evropiane në drejtësi janë ende në fazë të hershme.  Dimas deklaroi se Ministria e Jashtme Greke do të vijojë të monitorojë nga afër të gjitha zhvillimet e më pas do të përcaktojë qëndrimin zyrtar.

(er.nu/BalkanWeb)

___________________________________

Alenca Kuq e Zi e cilesoi si “skandaloze sjelljen e autoriteteve greke, që ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur”. AK konsideroi si të turpshme edhe sjelljen e Tiranës zyrtare, “që heshti përpara kësaj përdhosje të radhës së identitetit dhe dinjitetit kombëtar”.
Duke iu drejtuar autoriteteve greke, Aleanca i kërkoi Athinës që “të distancohet nga dhunuesit e varreve dhe të dorëzojë Dishon, për të vuajtur në Shqipëri dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Korçës”. Naum Disho u dënua më parë gjatë vitit me një vit heqje lirie për dhunimin e varrezave të Boboshticës, me qëllimin e ngritjes së një kryqi për dy ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, por ai u largua nga vendi pak ditë përpara se të ekzekutohej dënimi dhe besohet se ai ndodhet në Greqi, nën mbrojtjen e shtetit grek.Deklarata e Alences Kuq e Zi erdhi pas një çështje të ngritur në Parlamentin Grek, ku kryediplomati helen deklaroi ditën e shtunë: “Departamenti i shtetit është plotësisht i informuar për zhvillimet në këtë padi. Ne kemi deklaruar tashmë në mënyrë të përsëritur se dënimi i Naum Dishos me një vit burg është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit grek etnik në shtetin shqiptar, duke prekur, pa dyshim dhe marrëdhëniet e dy vendeve”.

Tema

__________________________________

TIRANË – Aleanca Kuq e Zi reagoi pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas, sipas të cilit, dënimi me një vit burg i kreut të Omonias në Korçë është turp për drejtësinë shqiptare. Sipas Aleancës Kuq e Zi Athina vijon të ndërhyjë në sovranitetin e vendit.
“Athina digjet diplomacia greke krihet. Ndërhyrja e Athinës është precedent unik. Turp heshtja e diplomacisë shqiptare. Tirana zyrtare heshti përpara kësaj përdhosje të radhës së identitetit dhe dinjitetit kombëtar”, theksohet në deklaratën e AK.
theksohet në deklaratën e Aleancës.
Në deklaratën e tij dje, kryediplomati grek citoi Progres Raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku thuhet se standardet evropiane në drejtësi janë ende në fazë të hershme.

(aq/shqiptarja.com)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen