ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Aktet e dhunës në Maqedoni, provokim etnik

Kreshnik_Spahiu_r

AKZ: Ngjarjet në Maqedoni, provokim etnik Aleanca Kuq e Zi reagon për dhunën e ushtruar ndaj 15 nxënësve shqiptarë në Maqedoni, duke i bërë apel komunitetit ndërkombëtar, që të ndërhyjë për të ndalur akte të tilla ndaj shqiptarëve atje.

“Duhet të arrestohen grupet terroriste maqedonase”, thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi, duke i konsideruar ngjarjet si provokim etnik dhe duke kërkuar prej partive politike që të solidarizohen me situatën.

Rrihen barbarisht 15 nxënës shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ku janë rrahur barbarisht 15 nxënës shqiptarë.

Ngjarja ndodhi në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik, ku në automjet hynë 20 persona të maskuar, të cilët kanë qenë autorët rrahjes së fëmijëve.

Kjo ngjarje vjen fill pas një tjetër episodi me karakter etnik në vendin fqinj, ku vetëm pak ditë më parë mbetën të vrarë dy shqiptarë të cilët u qëlluan nga policia maqedonase në qytetin e Gostivarit. Ngjarje kjo që shkaktoi reagimin e popullatës shqiptare.

Top  Channel

_______________________________

Aleanca Kuq e Zi: Aktet e dhunës në Maqedoni, provokim etnikTIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Shkup, ku 15 nxënës shqiptarë u dhunuan nga disa të rinj maqedonas.

Sipas AK, dhuna ndaj nxënësve shqiptarë është një provokim etnik që duhet dënuar. Kjo lëvizje kërkoi më tej arrestimin e “grupeve terroriste maqedonase”, sic i cilësuan ata të rinjtë që ushtruan dhunë, ndërsa kërkuan që partitë shqiptare të solidarizohen me situatën.

Në incidentin që ndodhi të mrëkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tetë të rinj maqedonas dyshohen si autorët e dhunimit të 15 nxënësve shqiptarë në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik drejt Shkupit.
(ma.ar/BalkanWeb)

_____________________________

TIRANE- Provokim etnik e ka cilesuar Aleanca Kuq e Zi ngjarjen e dy diteve me pare ne Maqedoni, kur u rrahen barbarisht 15 nxenes shqiptare, teksa ishin duke udhetuar me autobusin e shkolles.

Ne nje reagim per mediat, AK i ka bere apel komunitetit ndërkombëtar, që të ndërhyjë për të ndalur akte të tilla ndaj shqiptarëve atje.

Sipas saj, grupet te tilla terrosite duhet te arrestohen e te vihen perpara drejtesise.

AK kerkon nga partite politike që të solidarizohen me situatën, per te denuar ngjarje te tilla.

Nje dite pas ngjarjes, policia maqedonase ndaloi 8 persona te akuzuar per dhunen ndaj shqiptareve.

Panorama

_______________________________

Aleanca Kuqezi ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj 15 nxënësve shqiptarë nga të rinj maqedonas dy ditë më parë, duke e cilësuar atë si provokim etnik.

Përmes një deklarate për mediat, AK kërkoi arrestimin e “grupeve terroriste maqedonase”, siç i cilësuan ata të rinjtë që ushtruan dhunë,  dhe kërkoi që partitë shqiptare të solidarizohen me situatën.

Shekulli

 

2 KOMENTE

Lisi

09/03/2012

arrow

Turp e faqja zeze per nji shtet si shqipnia dhe kosova qe nuk jane ne gjendje qe nuk e bejne
Maqedonine te nuseroje para shqiptareve. a e kuptoni o qeveritare shqipetare qe nuk keni
asnje vlere para vellezerve tuaj shqipetare ,a e kuptoni se edhe se jeni te shitur dikur do t’ju
vije rradha edhe juve qe do te ju rrahin e do te ju vrasin. Une jam i sigurte qe e dini dhe po
prisni rradhen.Me vjen keq por bashkohem me shqetesimin e popullit ,reagoni sa me shume te jete e mundur ,sllavet te gjithe jane njesoj (KANIBALE) te gjithe do te kene nje fat do te vije dita qe do te ikin andej nga kane ardhur ne strofkullen e ariut ne SIBERI,e bashke me ta edhe shume
burracak shqipetare qe si mban dheu i shqipes Ne jemi ne trojet tona ,e krenari a jone,forca e mençuria jone do ti debojne keto plehra nga trojet tona RROFSHIN SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN. qeveritaret shqipetare dhe europa qelbesire ti hapin sy te qe uroj .U QORROFSHIN.

Burim

11/03/2012

arrow

Me shkahun nuk ka jetes, duhet të Ndahemi sa më shpejt. Qeveria e Shqipëris duhet me bë ma shum për Shqiparët e Maqedonisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen