ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU: Ne do të dëmshpërblejmë ish të burgosurit duke konfiskuar pasurinë e Berishës

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar mesditën e së enjtes një tubim në mbështetje të ish të burgosurve politikë që janë ngujuar në grevë urie në kërkim të të drejtave të tyre të mohuara gjatë 22 viteve të sistemit pluralist.

Lideri i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga qindra mbështetës kuqezinj, por edhe qytetarë të thjeshtë që iu përgjigjën thirrjes për solidarizim ka qënë pranë ish te burgsoruve politikë ku dhe prezantoi para tyre dhe opinionit publik propozimin e Aleances KuqeZi për zgjidhjen e problemit të ish të burgosurve politikë.

“Fillimisht dua t’ju bëj me dije ju dhe mbarë opinionit publik se Aleanca KuqeZi, kryesia e saj ka marrë një vendim të cilin do të duhej ta kishte marrë shtetasi Sali Berisha që në ditën e parë të ardhjes së demokracisë. Ne i kemi propozuar Z.Shpëtim Karamuca të jetë pjesë integrale e Aleancës KuqeZi dhe e strukturave vendimarrëse dhe politikbërëse të saj. Ai do të jetë përfaqësuesi i kësaj shtrese të përvuajtur në lëvizjen politike kuqezi”, deklaroi Z.Kreshnik Spahiu.

Më tej Z.Spahiu ka bërë publik propozimin për zgjidhjen e çështjes së ish të burgosurve politikë e cila lidhet drejtëpërsëdrejti me dëmshpërblimin e tyre.

“Aleanca KuqeZi është këtu sot për t’u propozuar këtyre burrave të përvuajtur t’u japin fund grevës së urisë, sepse Aleanca KuqeZi u premton se pas tetë muajve merr zgjidhje problem i tyre. Pas tetë muajve Aleanca KuqeZi pasi të vijë në qeveri me votën masive të shqiptarëve të zhgënjyer,  të mashtuar dhe irrituar do të kompensojë në kohë rekord vitet e vuajtjeve të ish të burgosurve politikë. Ashtu si shtetasi Sali Berisha dëmshpërbleu Fatos Nanon për katër vite burg, ne do të dëmshpërblejmë këta burra që kane vuajtur deri në 25 vitë burg”, deklaroi lideri i kuqezinjve.

Kryetari i Aleancës KuqeZi ka prezantuar për të gjithë të pranishmit edhe mënyrën që do të ndiqet për të dëmshpërblyer ish të  burgosurit politikë shqiptarë.

“Shumëkush mund të pyesi se si do ta bëjmë ne këtë? Është shumë e thjeshtë. Ne do të konfiskojmë të gjithë pasuritë e paligjshme të shtetasit Sali Berisha dhe të gjithë shtetasve të pandehur që ai mban në strukturat qeverisëse. Do të konfiskojmë të gjithë paratë që kanë buruar nga korrupsioni qeveritar i zyrtarëve të këtij pushteti të kalbur dhe do të kompensojmë ish të burgosurit politikë si një e drejtë universale e tyre”, deklaroi Spahiu.

Aleanca KuqeZi deklaron se është e pavënd që shtresa e ish të burgosurve politikë shqiptarë është e vetmja në rajonin tonë që nuk është dëmshpërblyer nga sistemet post-diktatoriale.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen